02/10/2026
Fondacioni Friedrich Ebert mbështet edhe këtë vit Shkollën e Integrimit Europian, e cila organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me FES, OSFA, Delegacionin e Bashkimit Europian dhe International IDEA.
Edicioni i 11-të i Shkollës do të zhvillohet më 2–6 nëntor 2026 dhe synon të angazhojë profesionistë të rinj, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, biznesit, administratës publike dhe grupeve të interesit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
📚 Programi do të përfshijë leksione, prezantime praktike dhe diskutime ndërvepruese me profesorë dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të integrimit europian dhe Ballkanit Perëndimor.
📅 Afati i aplikimit: 12 tetor 2026
👥 30 vende në dispozicion
🇪🇺 Pjesëmarrja është falas
📜 Pjesëmarrësit që ndjekin të gjitha ditët dhe sesionet do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Aplikimi duhet të përmbajë CV, letër motivimi dhe miratimin e eprorit për pjesëmarrjen, kur është e aplikueshme.
📩 Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen deri më 21 tetor 2026.