04/10/2026
Nga vlerat që na bashkojnë, te lidershipi që na përfaqëson dhe na lidh përtej kufijve.
Në Vlorë, Aleanca Kombëtare e Grave dhe Vajzave të Zgjedhura në Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë mirëpriti Konferencën e V Rajonale “Imazhi i Grave dhe Vajzave Shqiptare: Vlerë, Lidership dhe Ndikim drejt Bashkimit Evropian”.
Ishte më shumë se një konferencë: një mundësi për të reflektuar mbi rrugëtimin e grave në politikë dhe mbi fuqinë e rrjetëzimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të kthyer përfaqësimin në zë dhe ndikim real në komunitete.
Helvetas, me mbështetjen e SDC dhe Sida, ka qenë pranë këtij rrjeti që në fillimet e tij, duke mbështetur krijimin dhe forcimin e hapësirave ku gratë dhe vajzat e zgjedhura mund të lidhen, të ndajnë përvoja dhe të ndërtojnë kapacitete për një pjesëmarrje më të madhe në jetën publike dhe politike.
Sot, ky rrjet është jo vetëm një forcë në komunitetet ku vepron, por edhe një energji që po e tejkalon Shqipërinë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe frymëzimi për Ballkanin Perëndimor.
Kontributi dhe mbështetja e UN Women dhe OSCE, së bashku me partnerët e tjerë, e kanë bërë të mundur që kjo hapësirë dialogu të zgjerohet dhe të lidhë përvoja të ndryshme rreth një vizioni të përbashkët: më shumë gra në vendimmarrje, më shumë zëra në demokraci dhe institucione më përfaqësuese.
Sepse lidershipi nuk matet vetëm me numrin e grave që ulen në tavolinën e vendimmarrjes.
Matet edhe me atë që arrijnë të ndryshojnë së bashku.
Nga Vlorë, një mesazh përtej kufijve: nga rrjetëzimi te ndikimi, nga përfaqësimi te lidershipi, nga Shqipëria drejt një Ballkani Perëndimor më përfaqësues dhe më evropian.