INFOCIP

INFOCIP Te promovojë Drejtesi pa Vonesa
Te forcojë transparencen pjesemarrjen në vendimarrjen publike. Qendra për Çeshtje të Informimit Publik, INFOCIP

Të monitorojë zbatimin e ligjislacionit në fushën e së drejtës së informimit dhe të botimeve zyrtare
Te promovoje demokracine permes nismave referendare

DEKLARATE PUBLIKE PER RREGULLOREN E GJKKO — Ja pikat e errëta që cënojne lirinë e MediasQendra për Çështjet e Informimit...
07/08/2026

DEKLARATE PUBLIKE PER RREGULLOREN E GJKKO — Ja pikat e errëta që cënojne lirinë e Medias

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP u njoh me tekstin e Rregullores që ka hartuar GJKKO me titull” Për sugurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjlljes në ambientet e gjykatës së posaçme të shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, miratuar me vendim të Këshillit të Gjykatës nr49, dt 17.07.2026

Përmes këtij reagimi zyrtar, INFOÇIP shpreh shqetësimin e thellë për parashikimet që kjo rregullore përmban sa i takon aksesit të medias në këtë gjykatë. Përfshirja e rregullave për marrdhëniet Media-Gjyqësor në këtë Regullore është jashtë objektit që ajo i cakton vetes. Kjo marrdhenie ka marrë një zgjidhje përfundimtare në Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, të miratuar nga KLGJ dhe të publikuar në Fletorjen Zyrtare nr 182 ne daten 16 Dhjetor, 2023.

Rregullorja e GJKKO përmban parashikime që bien ndesh jo vetëm me rregulloren e KLGJ, por edhe me Kodin e Porcedurës Penale, madje duke u kthyer në një precedent të rrezikshëm për cënimin e parimeve kushtetuese të hierarkisë së normës ligjore dhe të shtetit ligjor.

Rregullorja e GJKKO krijon kushte për privatizimin e plotë të sallës së gjyqit dhe eleminimin e cdo forme mbikqyrje të pavaruar pubike apo mediatike. Ajo eleminon të drejatat e palës nën akuzë në procesin penal, duke rënë ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale por edhe me parashikimet e Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, të miratuar nga KLGJ (neni 14), kur vetë pala e akuzuar jep pëlqimin për regjistrimin dhe publikimin në media të deklarimeve që bën në sallën e gjyqit.

Rregullorja e GJKKO asgjeson të drejtën e publikut për të ndjekur përmes medias procesin penal ne ngarkim te personave të zgjedhur apo funksionareve te larë. Në këtë rast, publiku është në cilësinë e viktimës së veprës penale dhe kufizimi i mediave në sallën e gjyqit cënon direkt dimensionin publik të gjykimit, duke rënë haptazi ndesh me Kushtetutën dhe kodet e procedurës në RSH.

Rregullorja bën parashikime skrupuloze për sendet e ndaluara në sallën e gjyqit, duke rrezikuar që publiku ta perceptojë GJKKO si shtojcë e nje institucioni penitenciar, ku kufizohen liritë dhe jo si një institucion drejtësie me tagra te posacem ligjore qe mbron dhe garanton të drejtat e shtetasve.

Bazuar në parashikimet ekstensive për Median në GJKKO si dhe duke analizuar teknikën e formulimit të neneve, mund të kuptohet se autorët, ne vend që ta trajtojnë median si një aleate në mbrojtjen e interesit publik, madje dhe të vetë gjykatës, e shohin atë si një pengese, madje si një kundërshtar qe duhet kufizuar ne rastin me te mire. Kjo pikëpamje është anakronike; Gjyqësori dhe Media janë aleatë të natyrshëm në mbrojtje të intersit public nga shpërdorimi që i bëhet këtij të fundit nga pushtetet e tjera. Premisa sipas së cilës, Media prezumohet aleate e krimit dhe e të korruptuarve dhe jo aleate e Publikut, i cili ka të drejtë të informohet mbi procesin penal, duhet eleminohet përmes anullimit të vendimit që ka miratuar këtë rregullore.

Rregullorja duhet të bëjë parashikime rigoroze që media të këtë vendet e saj të garantuara ne sallën e gjykimit penal . Parashikimet relative se Media ka vetëm vendet bosh që mund të mbeten në sallë, pasi ulen familjatër dhe palët e tjera të interesuara, janë problematike. Ato do të thellojnë ndasitë midis Pushtetit Gjyqësor dhe Pushtetit Mediatik, duke sjellë efektin e kundërt për vete GJKKO, e cila e ka interes thelbësor rritjen e besimit të publikut në veprimtarinë e saj në mbrojtje të ligjit dhe vetë interesit publik.

Liria e Medias eshte e garantuar në RSH„por kjo Rregullore ben një kufizim te rrepte te garancisë kushtetues, teksa bën rregullime jashtë fushës së veprimtarisë së vet. Rregullorja duhet të garantojë perputhmerinë integrale të saj me parimet kushtetuese në fuqi në RSH. Përmes parashikimeve në këtë Rregullore, administrata e GJKKO merr tagrat e Gjykates Kushtetuse qe verifikon respektimin e parimit të lirise së medias.

INFOÇIP konstaton me shqetësim se Rregullorja i cakton detyrim Medias që seanca të ndiqet me kerkese paraprake. Kjo kërkese nuk aplikohet edhe per familjarët e të pandehurve apo te viktimave te krimit. Media është mbykqyrëse direkt e interesit publk dhe raportin tek ky i fundit; kur interesi publik është dëmtuar permes veprimtarisë së dyshuar kriminale,. Media në sallën e gjyqit është e vetmja mënyrë që ajo sallë të zgjeroje në mënyre ekponenciale arritjen e audiancës dhenje zbatim efektiv te parimit te publicitetit gjyqesor.. Gjykata ka nëvojë për mbështjen e publikut në cështje me profil të lartë politik. Ështe e habitshme se përse GJKKO nuk zgjedh ta sigurojë këtë mbështetje përmes Medias.

Hedhja e shortit per te percaktuar se cila media ndjek seancen eshte nje mekanizëm anakronik ne epoken e transmetimeve dixhitale dhe nk duhet te gjeje vend në ketë rregullore. Koncepti “media e autorizuar”, qe perdoret ne këtë rregullore është diskriminues në thelb. Të gjitha mediat kanë të drejta të barabarta tek informacioni gjyqësor, i cili, ne procesin penal është në mënyrë domethenese informacion publik , sikurse implikon vetë parimi i publicitetit të gjykimit penal.

Lidhur me transmetimin audio-vizive, Rregullorja e JKKO bie ndesh me rregullat që KLGJ ka adoptuar për këtë qëlim në Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, të miratuar nga KLGJ dhe të publikuar në Fletorjen Zyrtare nr 182, publikuar ne daten 16 Dhjetor, 2023. Kjo e fundit lejon trametimet audio me mjete që përdor gazetari, përfshirë celularin, sa kohë që ruhet rendi dhe qetësia në sallën e gjyqit dhe sa kohë kjo nuk bie ndesh me kërkeat e palës nën gjykim.

Mbajtja e rregjistrave për median dhe pranine e saj në gjykatë, sikurse parashikohet në këtë RRegullore, rezonon me praktika intimiduese, që, në vend që të promovojnë, kufizojnë lirinë e medias dhe njëkohësiht rrisin ngarkesën administrative të vetë GJKKO. Regjistrat e hyrjes, që adninistrohen nga personeli I sigurisë janë të mjaftueshëm për të gaantuar një mbarëvajtje të kënaqshme të procesit gjyqësor dhe në tërësi të ndërveprimit media-gjykatë (neni 94).Mbajtja e regjistrave edhe në format elektronike për vepprimtarinë e gazetarëve cënon lirinë e tyre.

Rregullorja e GJKKO asgjeson të drejtën e palën nën akuze/gjykim për të lejuar ose mohuar median në sallën e gjyqit, një e drejtë kjo e cila njihet nga rregullorja ekzistuese e KLGJ

Neni 98 i Regullores së GJKKO ka trajtat e parashikimeve të Kodit Penal apo Adminitrativ . Sanksionet e cdo natyre, ndaj secilës palë që paraqet interes për të ndjekur procesin penal në sallën e gjyqit, I cili është publik në thelbin e tij, mund të caktohen vetëm me ligj që miratohet me shumiëv të cilësuar, konform parashikimeve të nenit 81 të Kushtetutës, i cili evokon rezervën e shprehur të Kuvendit, që është pushtet më vete (dega legjislative). Veshja e kompetencave të Kuvendit nga GJKKO është një tejkalim i parimit të ndarjes dhe balancimit të Pushteteve të RSH.

Regullorja e GJKKO është më gjata në gjithë historikun e rregulloreve të insitucioneve të shtetit Shqiptaar, me plot 162 nene. Pa hyrë në brendinë e parashikimeve, në kuptimin e teknikës legjislative, kjo Rregullore, përvese ngjan me nje Kod, krijon mbirregullim, mbivendosje me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloret e tjera (KLGJ) si dhe ndotje legjislative, që nuk i shërben harmonizimit të roleve të aktorëve që ndërveprojnë në një shoqëri të hapur dhe demokrative Rregullorja në vend që të forcojë, zbeh Rolin e Media në raportimin e procesit penal nga gjykata, duke shkaktuar në dëbësim të vetë Medias si Pushtet i Katërt

Rregullorja mbyll sallat e gjyqit për gazetarët e pavaruru dhe i kthen ato në territore me juridiksion ektra-territorial dhe ekstra-ligjor për gjyqtarët e GJKKO, të cilën përdorin Gardën dhe Policinë jo për administrimin efektiv të gjyqit, por për administrimin ekskluziv të medias në sallën e gjyqit.



Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP rekomandon heqjen e të gjitha parashikimive me objekt Median nga Rregullorja e GJKKO/2026 dhe restaurimin e parimeve dhe parashikimeve që përmban Udhëzuesi Standard i Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, miratuar nga KLGJ në Dhjetor, 2023. INFOÇIP i bën thirrje KLGJ të jetë në mbrotje të Interesit pubik dhe të advokojë një marrdhënie miqësore Media-Gyqësor, duke marrë masa për eleminimin e akumulimeve. Gjyqësorit i intereson një Media që është aleancë me të, pasi që të dyja pushtet kanë vija e parë dhe e fundit e mbrojtjes së interesit publik nga abuzimi i pushteteve të tjera dhe i grupeve kriminale.

04/05/2026

Address

Rruga "Todi Shkurti:, P. 4, H. 21 Ap. 34
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INFOCIP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to INFOCIP:

Shortcuts

Share