Albanian Young Leaders Forum

Albanian Young Leaders Forum Albanian Young Leaders Forum është një Rrjet Kombëtar Rinor i ngritur nga të rinj aktivist të fushave të ndryshme.

Albanian Young Leaders Forum është një Forum Kombëtar Rinor i ngritur nga të rinjë aktiv të shoqërisë civile dhe të rinj të tjerë, të cilët janë pjesë e vendimmarrjes në fushën e biznesit dhe politikës. Më shumë se 50-të të rinj, luftëtar të lirisë, fjalës së lirë, dinjitetit, vlerave, udhëheqës të OJF-ve dhe “diplomat” të qyteteve nga vijnë, bashkuan endrrat, dëshirat, ambicjet dhe vullnetin qëll

im-mirë për të krijuar për herë të parë në shqipëri Forumin Kombëtar Rinor formal, të pagëzuar me emrin “Albanian Young Leaders Forum” kushtuar Rinisë dhe Lidershipit, me qëllim:

1- Promovimin dhe fuqizimin e demokracisë në nivel kombëtar, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, qeverine, parlamentin dhe shoqërinë civile;
2- Edukimin e të rinjve dhe shoqërisë për parimet dhe praktikat demokratike;
3- Krijimin e një platforme dhe programi kombetar qe do implementohet nga liderët e rinj të fushes se biznesit, ekonomisë, politikës, kultures, artit, sportit dhe OJF-ve, ku sëbashku të takohen me njëri-tjetrin, për të ndarë informacionet mendimet, opinionet dhe idetë, si një nga mënyrat më të mira për të zhvilluar aftësitë që ka nevojë një lider;
4- Mbështetjen e qëllimeve ndërkombëtare lidhur me ndërtimin dhe forcimin e demokracisë në mbarë botën;
5- Nënshkrimin e Deklaratës së Rinisë, për të krijuar një shtyllë zyrtare të të rinjve brënda institucioneve qeveritare duke kërkuar dhe deklaruar se rinia duhet të përfaqësohet dhe përfshihet në cdo nivel vendimmarrje dhe politikbërje;
6- Krijimin e Aleancës të të Rinjve për Demokraci, e pavarur dhe e përbërë nga një përfaqësues për cdo qytet të shqipërisë;
7- Promovimin e të rinve nëpërmjet Institutit të Politikave të Demokratike;
8- Përzgjedhjen e grupit bërthamë në nivel kombëtar, përfaqësues të rrjetit;
9- Realizimin e një konference kombëtare me temë: “Roli i udhëheqësive të rinj në procesesin e demokratizimit të Shtetit Shqiptar – sfidat dhe mundësitë”;
10- Realizimin e një Konkursi Kombëtar “ Liderat e Rinj”. Fituesit e konkursit do përfaqësojnë shqipërine në nivel ndërkombëtar ( Lituani dhe SHBA);
11- Krijimin e rrjetit të akademikëve të rinj;
12- Forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve të të rinjve të qyteteve të ndryshme nëpërmjet eventeve artistiko-kulturore, sportive, konferencave, workshopeve, trajnimeve etj;
13- Lobimin dhe advokimin aty ku politika dhe vendimmarrja prekin cështjet rinore, komunitetet e marxhinalizuara, komunitetet me nevoja të vecanta, shtresat vulnerabile etj. Albanian Young Leaders Forum është i hapur për bashkëpunim me të gjithë të rinjte, organizatat rinore, forumet politike rinore, sipërmarrësit e rinj, grupet formale dhe joformale rinore që lobojnë në interesin e të rinjve apo dhe fusha të tjera. Kontakt:
e-mail: [email protected] ^ [email protected]

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Young Leaders Forum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albanian Young Leaders Forum:

Share