28/09/2026
Teksa Shqipëria përparon në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfaqësuesit e institucioneve shqiptare po angazhohen në strukturat e BE-së për të sjellë njohuri dhe përvoja të reja në hartimin dhe zbatimin e politikave kombëtare.
Përfaqësues të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale morën pjesë në një vizitë shkëmbimi në Bruksel, në përgatitje për rolin e tyre si vëzhgues në komitetet e Komisionit Evropian që trajtojnë barazinë gjinore, mosdiskriminimin dhe përfshirjen sociale.
Përmes një seminari të zhvilluar nga Instituti Evropian i Administratës Publike (EIPA), si dhe takimeve me DG ENEST, DG JUST, Zyrën Ndërlidhëse të UN Women në Bruksel dhe Zyrën Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, pjesëmarrësit u njohën më nga afër me:
✅ Mënyrën si funksionojnë komitetet e BE-së dhe rolin e vëzhguesve;
✅ Kërkesat e Kapitullit 19 për politikat sociale dhe punësimin;
✅ Integrimin e perspektivës gjinore dhe përdorimin e të dhënave për barazinë;
✅ Zbatimin e legjislacionit të BE-së për barazinë gjinore.
Njohuritë e përftuara përmes angazhimit në strukturat e BE-së mund të mbështesin drejtpërdrejt përafrimin e legjislacionit shqiptar, zbatimin e politikave, buxhetimin, monitorimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve.
Vizita u organizua në kuadër të projektit “BE për Barazinë Gjinore – Faza II” (EU4GE II), financuar nga European Union in Albania
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
EN | As Albania moves forward on its EU integration path, government representatives are participating in EU structures to bring knowledge and experience back into national policies.
Representatives of the Ministry of Health and Social Welfare took part in a learning and exchange visit to Brussels to prepare them for their role as observers in European Commission committees working on gender equality, non-discrimination and social inclusion.
Through a seminar delivered by the European Institute of Public Administration (EIPA), alongside bilateral exchanges between the Government of Albania/Ministry of Health and Social Welfare and DG ENEST, DG JUST, the UN Women Brussels Liaison Office, and UN Women ECARO, participants explored:
✅How EU committees work and the role of the observers
✅Chapter 19 requirements on social policy and employment
✅gender mainstreaming and equality data
✅ implementation of the EU gender equality acquis.
Knowledge gained through engagement in EU structures can directly support Albania’s legal approximation, policy implementation, budgeting, monitoring and coordination across institutions.
The visit was organized under the EU4GE II – Gender Equality Facility in Albania, funded by the European Union in Albania