KSSH-Federata e Sindikatave të Punonjësve te Arsim,Edukim,Kërkim Shkencor

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • KSSH-Federata e Sindikatave të Punonjësve te Arsim,Edukim,Kërkim Shkencor
Directions Website

KSSH-Federata e Sindikatave të Punonjësve te Arsim,Edukim,Kërkim Shkencor Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KSSH-Federata e Sindikatave të Punonjësve te Arsim,Edukim,Kërkim Shkencor, Non-Governmental Organization (NGO), Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3, Tirana.

Qëndrim i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës (FSPAESH), anëtare e KSSH-së, mbi Udh...
27/08/2026

Qëndrim i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës (FSPAESH), anëtare e KSSH-së, mbi Udhëzimin Nr. 16, datë 27.08.2026.

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një tjetër udhëzim, i cili synon, sipas saj, përmirësimin e sistemit arsimor. Megjithatë, ajo që prisnin mësuesit dhe komuniteti arsimor ishte ndërmarrja e masave konkrete për t'iu përgjigjur situatës së vështirë që po kalon arsimi shqiptar, veçanërisht si pasojë e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve.
Sot, për shkak të shpopullimit masiv, jo vetëm zonat rurale, por edhe shumica e zonave urbane në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të Tiranës, po përballen me ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve. Ky realitet kërkon riorganizim të menjëhershëm të sistemit arsimor dhe politika të qarta për mbrojtjen e vendeve të punës së mësuesve. Në të kundërt, qindra e mijëra mësues rrezikojnë të humbasin vendin e punës në vitet e ardhshme.
Fatkeqësisht, edhe ky udhëzim është hartuar pa një konsultim real me grupet e interesit dhe me sindikatat përfaqësuese të mësuesve. Çdo akt normativ që prek drejtpërdrejt jetën profesionale të mësuesve duhet të jetë rezultat i dialogut social dhe i konsultimit të gjerë me aktorët e arsimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohen politika efektive dhe afatgjata.
Duke analizuar përmbajtjen e udhëzimit, vihet re se një nga ndryshimet kryesore lidhet me rritjen e mundësive për emërimin e drejtuesve në shkolla me numër më të vogël nxënësish. Megjithëse kjo mund të ndihmojë disa shkolla rurale, ajo nuk i jep përgjigje problemit themelor me të cilin përballet arsimi sot: rënies së numrit të nxënësve dhe pasigurisë së vendeve të punës për mësuesit. Sipas konsultimeve që Federata ka zhvilluar me mësuesit në terren, kjo nuk konsiderohet një ndër prioritetet kryesore të sistemit.
Po ashtu, ulja e normës mësimore për mësuesit e Edukimit Fizik nga 22 në 21 orë në javë është një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm. Në kushtet aktuale, kur numri i nxënësve po bie vazhdimisht, ne vlerësojmë se duhet të rishikohet norma mësimore për të gjithë mësuesit, pavarësisht profilit, me synimin për të ulur ngarkesën dhe për të garantuar ruajtjen e vendeve të punës. Një normë më e ulët, e përafërt me 18 orë në javë, do të krijonte kushte më të mira për një mësimdhënie cilësore dhe do të ndihmonte në përballimin e situatës së krijuar.
Një tjetër pritshmëri e komunitetit arsimor ishte ulja e numrit të nxënësve për klasë. Arsimi cilësor nuk mund të ndërtohet mbi klasa të mbingarkuara. Federata vlerëson se duhet të synohet gradualisht një numër maksimal prej 15 nxënësish për klasë, duke i kushtuar më shumë vëmendje nevojave individuale të çdo fëmije dhe duke përmirësuar rezultatet e të nxënit.
Pika me të cilën pajtohemi plotësisht është ulja e normës për drejtuesit e ekipeve lëndore. Kjo është një masë e drejtë, e cila njeh dhe vlerëson punën shtesë që kryhet për koordinimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve.
Në këto kushte, Ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen reale të mësuesve dhe të vendeve të tyre të punës. Sistemi arsimor ka nevojë për stabilitet, siguri dhe bashkëpunim. Kur mësuesit jetojnë çdo vit me pasigurinë e humbjes së vendit të punës, është e vështirë të kërkohet prej tyre performancë maksimale dhe angazhim afatgjatë.
Federata e Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës, anëtare e KSSH-së, rithekson nevojën për dialog social të vërtetë dhe për hartimin e politikave afatgjata në arsim. Mendimet e mësuesve, sindikatave dhe të gjithë aktorëve të interesuar duhet të dëgjohen dhe të vlerësohen seriozisht.
Pa krijuar një klimë të qetë pune, pa garantuar siguri profesionale dhe pa ndërtuar politika të qëndrueshme për menaxhimin e burimeve njerëzore, nuk mund të kemi arsimin cilësor që kërkojnë prindërit, nxënësit dhe e gjithë shoqëria shqiptare. Nëse nuk merren masa sot, shumë shpejt sistemi arsimor mund të kalojë nga problemi i mbingarkesës së personelit në mungesën e mësuesve të kualifikuar, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e arsimit në vend.
Federata e Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Edukimit dhe Shkencës (FSPAESH), anëtare e KSSH-së, mbetet e gatshme të japë kontributin e saj në çdo tryezë dialogu dhe konsultimi, duke vënë në dispozicion eksperiencën, kapacitetet njerëzore dhe profesionale të saj për ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

07/03/2026
10/12/2025

Për vite me radhë kërkesa e Federatës së Arsimit antare KSSH për pagë të 13-të dhe shpërblime e ligjëruar dhe e pranuar nga Ministria e Arsimit dhe asnjëherë nuk u realizua.Tashmë arsimi po braktiset nga të rinjtë për te ndjekur degët e mësuesisë, shumë shpejt edhe ky profesion do të futet ne krizë pasi indeksimet janë marrë si rritje page, shpërblime apo nxitje për mësuesit nuk janë dhënë dhe rezultati arsimi në rënie të lirë.
Respekte për deputeten znj.Ina K Zhupa për përsëritjen e kërkesave tona për ndërhyrjen urgjente në sistemin arsimor.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1385697452922358&id=100044463488193

15/11/2025

Shkrimi i Fiqiri Çiflikut analizon konfuzionin e krijuar nga dy VKM-të për kompensimin e transportit të mësuesve, të cilat japin kritere dhe shuma të ndryshme. Ai thekson mungesën e qartësisë ligjore që sjell trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për mësuesit dhe institucionet, duke kë...

13/11/2025

Letër e drejtuar për grevën e minatorëve të minierës së bakrit të Spaç-it ndaj Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Znj. Delina Ibrahimaj
Nga

Wolfgang Katzian
President i Konfederatës Evropiane të Sindikatave (ETUC)
President i Federatës Austriake të Sindikatave (ÖGB)

……….

E nderuara Zonja Ministre,

Dëshirojmë t’ju drejtohemi në lidhje me çështjen e grevës së minatorëve në Spaç. Për njëfarë kohe, punonjësit atje janë përpjekur më kot të kërkojnë të drejtat e tyre. Punëtorëve u mohohen gjëra të rëndësishme themelore, siç është nënshkrimi i një marrëveshjeje kolektive.
Punonjësit turq të kompanisë marrin paga më të larta se kolegët e tyre shqiptarë dhe respektimi i orarit të punës është një problem i madh në këtë kompani.

Në përgjithësi, ekziston një numër i madh shkeljesh ligjore që për fat të keq ende nuk janë sanksionuar.

Prandaj, ju kërkojmë juve, e nderuara Zonja Ministre, të ndërhyni në emër të të drejtave të punonjësve shqiptarë.

Rasti i grevës në Spaç tani po ndiqet edhe në nivel ndërkombëtar dhe është sigurisht në interesin e Shqipërisë, veçanërisht në rrugën drejt Bashkimit Evropian, që ky konflikt të zgjidhet së shpejti në favor të punëtorëve shqiptarë.

Ne kërkojmë ndërhyrjen tuaj aktive në interes të paqes sociale në Shqipëri.

Me respekt,

Wolfgang Katzian

President i Konfederatës Evropiane të Sindikatave
President i Federatës Austriake të Sindikatave

11/11/2025

Address

Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 08:00 - 04:00
Tuesday 08:00 - 04:00
Wednesday 08:00 - 04:00
Thursday 08:00 - 04:00
Friday 08:00 - 04:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KSSH-Federata e Sindikatave të Punonjësve te Arsim,Edukim,Kërkim Shkencor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share