KSSH - Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • KSSH - Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë
Directions Website

KSSH - Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KSSH - Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë, Non-Governmental Organization (NGO), Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3, Tirana.

09/10/2026

Mesazh i Presidentit te KSSH , Z. Kol Nikollaj me rastin e 7 Tetorit , Dites Boterore per Pune te denje.!

7 TETORI – PUNË E DENJË, ORGANIZIM, SOLIDARITET DHE DEMOKRACI.

7 Tetori, Dita Botërore për Punë të Denjë, është një ditë që na rikujton se puna nuk është thjesht një mënyrë për të siguruar të ardhurat e jetesës. Puna është dinjitet, siguri, pavarësi, pjesëmarrje sociale dhe një prej themeleve të një shoqërie demokratike dhe të drejtë.

Për sindikatat, puna e denjë nuk mund të ndahet nga paqja, demokracia, drejtësia sociale dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Paqja është kusht për zhvillimin dhe drejtësinë sociale, ndërsa demokracia nuk mund të jetë e plotë nëse zëri i punëtorit nuk dëgjohet në vendin e punës dhe në shoqëri.

Siç është shprehur Papa Françesku, “Sindikatat janë shtegtare të shpresës dhe ndërtuese të paqes.” Ky mesazh merr një rëndësi të veçantë në një kohë kur bota përballet me konflikte, pasiguri ekonomike dhe sociale, pabarazi dhe sfida të mëdha për paqen.

Sindikatat mbështesin paqen dhe demokracinë sepse ato janë pjesë e pandashme e luftës për drejtësi sociale.

Punë e denjë do të thotë jetë dinjitoze
Punësimi ka qenë dhe mbetet një nga çështjet themelore të betejës sindikale. Por nuk mjafton të kemi një vend pune. Një vend pune duhet të jetë i sigurt, i mbrojtur nga ligji, i paguar drejt dhe i shoqëruar me kushte dinjitoze pune.
Nuk mund të flasim për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale nëse një punëtor, pavarësisht sa orë punon, nuk arrin të përballojë nevojat bazë të familjes së tij.

Prandaj, paga dhe shpërblimi dinjitoz janë elementë themelorë të jetës së një qytetari. Paga nuk është vetëm një shifër ekonomike. Ajo përcakton mundësinë për të ushqyer familjen, për të paguar strehimin, për të arsimuar fëmijët, për të përballuar shpenzimet shëndetësore dhe për të jetuar me dinjitet.

Në këtë kuadër, përcaktimi dhe shpallja zyrtare e minimumit jetik duhet të jetë një çështje themelore e politikave sociale. Minimumi jetik duhet të shërbejë si një nga bazat objektive për përcaktimin e pagës minimale dhe për ndërtimin e politikave të pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe përfitimeve të tjera.

Paga minimale dhe minimumi jetik lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër varfërisë dhe pasigurisë sociale.

Të flasësh për mirëqenie dhe dinjitet të punonjësit pa adresuar pagën minimale dhe minimumin jetik është njëlloj si të ndërtosh një çati pa themele.

Dinjiteti në punë fillon me një pagë që mundëson një jetë dinjitoze.

Të rinjtë janë forca e organizimit të sotëm.

Ky 7 Tetor merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të fokusit tek punëtorët e rinj.
Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e sindikatave dhe e vendit. Ata janë forca organizuese e së tashmes.

Një brez i ri punëtorësh po përballet me sfida të mëdha: paga që shpesh nuk përputhen me koston e jetesës, kontrata dhe marrëdhënie pune jo gjithmonë të qëndrueshme, pasiguri në punësim, vështirësi për të ndërtuar karrierë, probleme me strehimin dhe një treg pune që shpesh nuk u jep perspektivën që kërkojnë.

Përballë këtyre sfidave, përgjigjja sindikale është organizimi, solidariteti dhe përfaqësimi kolektiv.

Sepse pa organizim nuk ka fuqi kolektive.
Pa fuqi kolektive nuk ka përfaqësim të denjë.
Dhe pa përfaqësim të denjë nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të drejta në botën e punës.

KSSH, në kuadër të Ditës Botërore për Punë të Denjë dhe të fushatës së ITUC, e vendos punëtorin e ri në qendër të kësaj beteje: për punë të denjë, paga të drejta, siguri në punë, zhvillim profesional, perspektivë dhe përfaqësim real sindikal.

Të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për mundësi për të jetuar, punuar dhe ndërtuar karrierën e tyre në vendin e tyre.

Ne nuk duam që emigracioni të jetë e vetmja alternativë për një jetë më të mirë.

Shqipëria ka nevojë për dijen, energjinë, profesionalizmin dhe punën e të rinjve të saj. Prandaj kërkohen politika që krijojnë punësim cilësor, paga të drejta, strehim të përballueshëm, zhvillim profesional, siguri sociale dhe mundësi reale karriere.

Nuk duam eksport të trurit dhe të fuqisë punëtore. Duam investim tek njerëzit dhe perspektivë brenda vendit.

Demokracia ndërtohet edhe në vendin e punës.

Beteja për punën e denjë është edhe një betejë për demokracinë.
Demokracia nuk matet vetëm me pjesëmarrjen në zgjedhje. Ajo ndërtohet çdo ditë edhe në vendin e punës: përmes lirisë sindikale, të drejtës për t'u organizuar, dialogut social, marrëveshjeve kolektive dhe përfaqësimit të punëtorëve.

Një punëtor që nuk ka zë në vendin e punës është një qytetar të cilit i mungon një pjesë e rëndësishme e pjesëmarrjes demokratike.

Prandaj, forcimi i sindikatave është pjesë e forcimit të demokracisë sociale.

Të rinjtë duhet të jenë jo vetëm objekt i politikave publike, por edhe pjesë aktive e vendimmarrjes, organizimit dhe përfaqësimit. Ata duhet të kenë hapësirë për të shprehur shqetësimet e tyre, për të ndërtuar organizimin sindikal dhe për të marrë përgjegjësi në drejtimin e së ardhmes së punës.

Në këtë proces, përvoja e sindikalistëve me vite angazhim bashkohet me energjinë, idetë dhe vizionin e brezit të ri.

Brezat nuk zëvendësohen; brezat bashkohen.

Kjo është mënyra për të ndërtuar një sindikatë më të fortë, më përfaqësuese dhe më të aftë për t'iu përgjigjur sfidave të reja të tregut të punës.

Paqja është kusht për drejtësinë sociale.

7 Tetori është gjithashtu një moment për të kujtuar lidhjen e drejtpërdrejtë midis paqes dhe drejtësisë sociale.
Konfliktet dhe militarizimi kanë pasoja të drejtpërdrejta mbi jetën e njerëzve dhe mbi burimet që shoqëritë mund t'i përdorin për zhvillim.

Çarmatimi, mospërhapja e armëve dhe reduktimi i shpenzimeve ushtarake janë çështje që lidhen edhe me prioritetet sociale. Burimet publike duhet të mundësojnë investime në punësim, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Sindikatat mbështesin një botë më paqësore dhe një rend ndërkombëtar ku dialogu, bashkëpunimi dhe drejtësia sociale të jenë më të forta se logjika e konfliktit dhe e armatimit.

Një shoqëri që investon tek njerëzit, tek puna, arsimi dhe shëndetësia, investon edhe tek paqja.

7 Tetori – një thirrje për organizim.

Dita Botërore për Punë të Denjë nuk duhet të jetë vetëm një datë në kalendar. Ajo duhet të jetë një moment për të ripërtërirë angazhimin tonë sindikal.
Më 7 Tetor, KSSH i bashkohet kësaj dite me një mesazh të qartë për punëtorët e rinj: mos qëndroni jashtë proceseve që përcaktojnë të ardhmen tuaj.

Organizohuni.
Bashkohuni.
Pyetni.
Kërkoni të drejtat tuaja.
Merrni pjesë.
Përfaqësohuni.

Sepse e ardhmja e botës së punës nuk ndërtohet vetëm nga institucionet apo tregu. Ajo ndërtohet edhe nga vetë punëtorët, nga organizimi i tyre dhe nga aftësia e tyre për të vepruar kolektivisht.

Më 7 Tetor 2026, në “Shtëpinë e Sindikatave” të KSSH-së, punëtorët e rinj dhe sindikalistët e rinj mblidhen për të diskutuar mbi sfidat e tyre, mbi të drejtat në punë dhe mbi mënyrën se si mund të ndërtohet një fuqi sindikale më e madhe dhe më e qëndrueshme.

Ne do të ndajë me sindikalistët e rinj përvojën, vizionin dhe strategjinë e KSSH-së në betejën shumëvjeçare për demokracinë, lirinë sindikale, organizimin dhe përfaqësimin dinjitoz të punëtorëve.

Ky është thelbi i 7 Tetorit: një punëtor i organizuar ka më shumë fuqi për të mbrojtur të drejtat e tij; një sindikatë e fortë ka më shumë mundësi të ndërtojë dialog social; dhe një shoqëri me dialog social është më pranë drejtësisë dhe demokracisë sociale.

Le ta kthejmë 7 Tetorin në një ditë të organizimit, solidaritetit dhe shpresës.

7 TETOR – PUNË E DENJË.
7 TETOR – ORGANIZIM.
7 TETOR – SOLIDARITET.
7 TETOR – DEMOKRACI.
7 TETOR – ZËRI I PUNËTORËVE TË RINJ.

Sepse të rinjtë që organizohen sot ndërtojnë fuqinë e punës së nesërme.

Të rinjtë që marrin pjesë sot ndërtojnë demokracinë e së nesërmes.

Dhe të rinjtë që qëndrojnë, punojnë dhe organizohen në Shqipëri janë pjesë e zhvillimit dhe e perspektivës europiane të vendit.

Punë e denjë do të thotë jetë dinjitoze.
Organizim do të thotë fuqi.
Solidaritet do të thotë mbrojtje.
Dhe demokraci sociale do të thotë që zëri i punëtorit të dëgjohet.

Kol Nikollaj
President i KSSH.

fans

08/10/2026

Tiziana Kosovari, Zgjidhet Koordinatore e KSSH për Qarkun Durrës.

KSSH vijon procesin e rigjenerimit dhe forcimit të strukturave të saj drejtuese, duke i hapur gjithnjë e më shumë rrugë brezit të ri dhe grave në drejtimin sindikal.

Me kënaqësi njoftojmë se Asambleja Vendore e KSSH per Qarkun Durres zgjodhi Znj. Tiziana Kosovari si Koordinatore e KSSH për Qarkun Durrës.

Tiziana Kosovari është një aktiviste e angazhuar prej vitesh në lëvizjen sindikale dhe pjesë e rrjetit të të rinjve të KSSH. Ajo sjell në këtë detyrë një përvojë të konsoliduar në organizimin kolektiv, drejtimin dhe menaxhimin e fushatave , si dhe një angazhim shumëvjeçar në sindikatën e sektorit të elektroenergjetikës.

E diplomuar në “Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike”Tiziana ka ndërtuar gjatë viteve një profil të fortë si aktiviste dhe drejtuese sindikale. Prej 6 vitesh ajo është e angazhuar në strukturat sindikale vendore të KSSH, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëmarrësve.

Zgjedhja e saj është një tjetër dëshmi e vullnetit të KSSH për të sjellë në drejtim energji të reja, gra dhe të rinj , duke forcuar demokracinë, përfaqësimin dhe kapacitetet organizative të strukturave tona.

KSSH po konsolidon një “sindikatë moderne të shekullit XXI “, të aftë për t’u përballur me sfidat e reja të botës së punës dhe për të mbrojtur e përfaqësuar me dinjitet, përgjegjshmëri dhe besnikëri punëtorët shqiptarë.

I urojmë Znj. Tiziana Kosovari , suksese në këtë detyrë të re dhe besojmë se përvoja, energjia dhe përkushtimi i saj do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të KSSH dhe të përfaqësimit sindikal në Qarkun Durrës.

**Suksese, Tiziana! Për një sindikatë më të fortë, më moderne dhe më pranë punëtorëve!**

05/10/2026
05/10/2026

BETEJA PËR DEMOKRACI – PUNËTORËT E RINJ ORGANIZOHEN PËR TË ARDHMEN.

7 Tetor 2026, ora 14:00 në “Shtëpinë e Sindikatave” KSSH takim me puntorë të rinj!

Më 7 Tetor, Ditën Botërore për Punë të Denjë, KSSH i bashkohet fushatës botërore të organizuar nga ITUC, në mbështetje të punëtorëve të rinj dhe të së drejtës së tyre për një të ardhme me punë të denjë, paga të drejta, siguri në punë, perspektivë, prosperitet dhe përfaqësim të vërtetë sindikal.

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja – ata janë forca organizuese e së tashmes.

Një brez i ri po ngre zërin dhe po kërkon të marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset demokratike, sociale dhe integruese të vendit. Të rinjtë shqiptarë duan një Shqipëri ku demokracia, liria, puna e denjë dhe integrimi europian shoqërohen me mundësi reale për të jetuar, punuar dhe ndërtuar karrierën e tyre në vendin e tyre.

Punëtorët e rinj dhe sindikalistët e rinj të KSSH po diskutojnë hapur për sfidat që përballen në vendet e punës dhe në jetën e përditshme: pagat, kontratat dhe sigurinë në punë, kushtet e punës, zhvillimin profesional, strehimin, mundësitë e karrierës dhe përfaqësimin e interesave të tyre.

KSSH synon t’i organizojë, fuqizojë dhe inkurajojë të rinjtë që të ndërtojnë fuqi reale dhe të qëndrueshme në tregun e punës përmes sindikatës, dialogut social dhe solidaritetit.

Sepse pa organizim nuk ka fuqi kolektive; pa fuqi kolektive nuk ka përfaqësim të denjë; dhe pa përfaqësim të denjë nuk ka marrëdhënie të drejta në botën e punës.

Të rinjtë duan perspektivë, jo emigracion të detyruar
Beteja jonë është që të rinjtë shqiptarë të mos e shohin largimin nga vendi si të vetmen rrugë për një jetë më të mirë.
Ne kërkojmë politika dhe kushte që krijojnë punësim cilësor, paga të drejta, strehim të përballueshëm, zhvillim profesional, karrierë dhe siguri sociale për brezin e ri.

Shqipëria ka nevojë për dijen, energjinë dhe punën e të rinjve të saj.

Nuk duam eksport të trurit dhe të fuqisë punëtore; duam zhvillim, investim tek njerëzit dhe perspektivë brenda vendit.

Kjo është edhe një betejë për demokracinë.

Sepse demokracia nuk matet vetëm me pjesëmarrjen në zgjedhje. Ajo ndërtohet çdo ditë edhe në vendin e punës: përmes zërit të punëtorit, dialogut social, lirisë sindikale, marrëveshjeve kolektive dhe të drejtës për t'u organizuar dhe për t'u përfaqësuar.

Brezat bashkohen për një sindikatë më të fortë
Beteja e KSSH për demokraci mbështetet tek solidariteti, uniteti dhe integrimi i brezave.
Përvoja e sindikalistëve me vite pune dhe angazhimi bashkohet me energjinë, idetë dhe vizionin e sindikalistëve të rinj.

Të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm objekt i politikave – ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes, organizimit dhe përfaqësimit.

KSSH i fton punëtorët e rinj të mos qëndrojnë jashtë proceseve që përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Organizohuni. Bashkohuni. Pyetni. Kërkoni të drejtat tuaja. Merrni pjesë. Përfaqësohuni.

KSSH është pranë punëtorëve dhe të rinjve shqiptarë për t’i ndihmuar të ndërtojnë fuqi kolektive, përfaqësim dinjitoz dhe një të ardhme më të sigurt në botën e punës.

7 Tetor – bëhu pjesë e organizimit!
Më 7 Tetor, bashkohuni me ne në “Shtëpinë e Sindikatave” të KSSH-së.
Le ta kthejmë këtë ditë në një moment të rëndësishëm për organizimin dhe përfshirjen e punëtorëve të rinj në jetën sindikale, sociale dhe demokratike të vendit.

Të rinjtë që organizohen sot, ndërtojnë fuqinë e punës së nesërme.

Të rinjtë që marrin pjesë sot, ndërtojnë demokracinë e së nesërmes.

Të rinjtë që qëndrojnë dhe organizohen në Shqipëri, janë pjesë e zhvillimit dhe perspektivës europiane të vendit.

Presidenti i KSSH-së do të ndajë me sindikalistët e rinj përvojën, vizionin dhe strategjinë e KSSH-së në betejën shumëvjeçare për demokracinë, lirinë sindikale, organizimin dhe përfaqësimin dinjitoz të punëtorëve.

7 TETOR – PUNË E DENJË.
7 TETOR – ORGANIZIM.
7 TETOR – SOLIDARITET.
7 TETOR – ZËRI I PUNËTORËVE TË RINJ.

05/10/2026

Më 04 Shtator 2026, KSSH ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama “Kërkesë për ratifilimin e Konvetës nr. 193 të ILO “Komventa për punë të denjë në Ekonominë e platformës”, 2026”

KSSH pararojë në punën për kërkesat e të drejtave të punonjësve dhe ratifikimin e instrumentave mbrojtës për punonjësit edhe në format e reja të tregut të punës.

Ashtu siç punuam, këmbëmgulëm dhe ia arritëm për ratifikimin.e Konventën 190 “Konventa kundër dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës”, edhe në këtë rast do të punojmë fort në këtë rrugë.

Po ashtu në Shtator kemi dërguar tashmë edhe për Komventën 192 “Konventa për rreziqet biologjike në mjedisin e punës” , viti 2025.

Puna ka filluar tashmë.

Punë me vepra dhe jo fjalë 💪

29/09/2026
29/09/2026

Address

Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KSSH - Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share