Shoqata Tirana - Publike

Directions Contact the organization

Shoqata Tirana - Publike Shoqata Tirana “Nderi i Kombit”është një organizatë kulturore e përkushtuar në ruajtjen, promovimin dhe trashëgiminë e vlerave qytetare të Tiranës.

Themeluar më 1991

Veprimtaria e saj synon përcjelljen e identitetit dhe traditës tiranase brez pas brezi.

20/10/2026

DEKLARATË E SHOQATËS TIRANA -“Nderi i kombit”
Shoqata “Tirana”u krijua 35 vjet më parë nga intelektualë,pedagogë dhe profesorë të nderuar, ndër të cilët Prof. Shefqet Ndroqi, Prof. Shyqyri Rreli, Prof. Ismail Demneri etj. Edhe aktualisht rreth 30% e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shoqatës "Tirana"janë pedagogë dhe profesorë.
Shoqata “Tirana” shpreh mbështetjen e plotë për protestën e pedagogëve, të cilët iu bashkuan studentëve në kërkesat e tyre.
Studentët janë e ardhmja e drejtimit të vendit dhe zëri i tyre duhet të ishte dëgjuar.
Kur institucionet mbyllin rrugët e dialogut dhe shpërfillin tubimet paqësore, pakënaqësia qytetare rrezikon të thellohet, të radikalizohet dhe të çojë në dhunë.
Shoqata Tirana denon dhunen ndaj studenteve e cila vetëm pershkallezon keqesimin e situates.
Shoqata “Tirana” thekson edhe njëherë se zgjidhja politike me përshirjen e forcave politike dhe organizatave te shoqerise civile,është e vetmja rruga për t’i dhënë fund kësaj situate. Çdo minutë vonesë e thellon koston për vendin dhe cenon perspektivën e së ardhmes së Shqipërisë.
Shoqata “Tirana”u bën edhe një herë apel të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile që të angazhohen me përgjegjësi dhe të japin kontributin e tyre për kapërcimin e kësaj situate të jashtëzakonshme qe rrezikon Shqiperine dhe te ardhmen e saj europiane.

19/10/2026

THIRRJE E SHOQATES TIRANA-“Nderi i kombit”
DREJTUAR:
AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.
AMBASADAVE TË VENDEVE ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN NË TIRANË

Shoqata “Tirana” ndjek me shqetësim të thellë përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, një gjendje që po përhapet me shpejtësi dhe po shton pasigurinë për të ardhmen e vendit.
Shqipëria nuk duhet të përjetojë më një tragjedi të tillë! Shqiptarët nuk duhet të kthehen kundër njëri-tjetrit dhe asnjë konflikt politik nuk duhet të çojë në humbjen e jetëve njerëzore, në shkatërrimin e pronës dhe në cenimin e së ardhmes së vendit.
Në këto momente kritike,Shoqata “Tirana” beson se dialogu me përfshirjen e të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile përbëjnë rrugën e vetme të qëndrueshme drejt një zgjidhjeje paqësore dhe kthimit të normalitetit në vend.
Shqipëria është një vend evropian, me një popull që prej dekadash aspiron të jetë pjesë e familjes së bashkuar evropiane. Aspirata jonë për integrim në Bashkimin Evropian, e mbështetur edhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqëson shpresën e miliona shqiptarëve për paqe, siguri, demokraci dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Pikërisht për këtë arsye, Shoqata “Tirana” i drejton një apel të sinqertë dhe të fuqishëm Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ju kërkojmë të mbështesni përpjekjet për dialog, të inkurajoni përgjegjësinë e të gjithë aktorëve politikë dhe shoqerise civile dhe të ndihmoni në krijimin e kushteve për një zgjidhje të shpejtë, paqësore dhe demokratike të kësaj situate.
Ne besojmë se zëri juaj, përvoja juaj diplomatike dhe mbështetja juaj për institucionet demokratike mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kapërcimin e kësaj krize.
Mos lejoni që historia e dhimbshme të përsëritet! Mos lejoni që urrejtja politike të mbizotërojë mbi arsyen, që përplasjet të zëvendësojnë dialogun dhe që shqiptarët të përballen sërish me pasojat e një konflikti që mund të parandalohet. Çdo ditë e humbur pa dialog e pa përpjekje serioze për zgjidhje e bën më të vështirë rikthimin e besimit dhe të qetësisë në shoqëri.
Në këtë situatë të tensionuar, ndihma dhe vëmendja juaj mund të kenë rëndësi historike. Shqipëria ka nevojë për miqtë e saj, për partnerët që e kanë mbështetur në rrugën drejt demokracisë dhe integrimit evropian, si dhe për të gjithë ata që besojnë se paqja, dialogu dhe respektimi i jetës njerëzore janë vlera të panegociueshme.
Mos e lini Shqipërinë vetëm në këto ditë të vështira! Ajo ndodhet në një moment kritik, në pragun e një vendimi që mund të ndikojë në të ardhmen e saj për shumë vite.
Në emër të vlerave qytetare që përfaqëson, Shoqata “Tirana” u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe partnerëve ndërkombëtarë që të veprojnë me përgjegjësi, urgjencë dhe vendosmëri për të shmangur një tjetër kapitull të dhimbshëm në historinë e vendit tonë.
Shqipëria ka nevojë për paqe, jo për përçarje; për dialog, jo për përplasje; për shpresë, jo për frikë. Le ta mbrojmë së bashku jetën, dinjitetin dhe të ardhmen e saj!
SHOQATA “TIRANA”

18/10/2026

DEKLARATE PUBLIKE E SHOQATES TIRANA “Nderi i Kombit”.
Shoqata “Tirana” shpreh shqetësimin e saj të thellë për përkeqësimin e situatës në vend, e cila, nga momenti në moment, shton rreziqet për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Duhet shmangur me çdo kusht, pas tri dekadash, përsëritja e situatave të dhimbshme të vitit famëkeq 1997, pasojat e të cilit lanë plagë të thella në shoqërinë shqiptare.
Shoqata “Tirana” u bën apel të gjithë faktorëve politikë që të vendosin në plan të parë interesin kombëtar dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke kapërcyer interesat e ngushta partiake dhe personale.
Ka ardhur momenti që dialogu politik të marrë përparësi dhe të çojë drejt një zgjidhjeje të shpejtë politike, në mënyrë që vendi të mos zhytet në një tjetër krizë me pasoja të rënda për qytetarët dhe shtetin shqiptar.
Shqipëria dhe qytetarët e saj nuk do t'ia falin politikës së sotme nëse ajo dështon të ndalë përshkallëzimin e konfliktit dhe cenimin e paqes sociale, të pronës dhe të jetës së qytetarëve në Tiranë e në mbarë vendin.
Shoqata “Tirana” u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë për përgjegjësi të lartë, vetëpërmbajtje, dialog konstruktiv dhe respektim të ligjit.
Interesi i qytetarëve, mbrojtja e pronës, ruajtja e stabilitetit dhe e paqes duhet të qëndrojnë mbi çdo interes tjetër.
Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi, dialog dhe zgjidhje, jo për përshkallëzim e përçarje.

18/10/2026

DEKLARATË E SHOQATËS TIRANA-"Nderi i Kombit"
Shoqata “Tirana” mbështet çdo demonstrim , si shprehje të një të drejte themelore kushtetuese.
Shoqata “Tirana”shpreh mbështetjen për protestën e studentëve, duke theksuar njëkohësisht shqetësimin e madh për dëmtimin e pronës publike dhe private.
Mbështesim punën e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por shprehim shqetësimin për mungesën e proporcionalitetit në veprimet e ndërmarra ndaj studentëve.
Shoqata “Tirana” u bën apel të gjithë faktorëve politikë që të vendosin në plan të parë interesin kombëtar dhe të ardhmen e Shqipërisë, përtej interesave të ngushta partiake e personale.
Duhet shmangur,pas tri dekadash, përsëritja e situatave të dhimbshme të vitit famëkeq 1997.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk do t’ia falin politikës aktuale nëse ajo nuk ndal përshkallëzimin e konfliktit dhe shkatërrimin e Tiranës e të mbarë vendit.
Shoqata “Tirana” bën thirrje për përgjegjësi, vetëpërmbajtje, dialog dhe respektimin e ligjit, në mbrojtje të qytetarëve, të pronës dhe të së ardhmes së Shqipërisë

15/10/2026

DEKLARATË E SHOQATËS TIRANA-"Nderi i Kombit"
Shoqata “Tirana” mbështet çdo demonstrim , si shprehje të një të drejte themelore kushtetuese.
Shoqata “Tirana”shpreh mbështetjen për protestën e studentëve, duke theksuar njëkohësisht shqetësimin e madh për dëmtimin e pronës publike dhe private.
Mbështesim punën e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por shprehim shqetësimin për mungesën e proporcionalitetit në veprimet e ndërmarra ndaj studentëve.
Shoqata “Tirana” u bën apel të gjithë faktorëve politikë që të vendosin në plan të parë interesin kombëtar dhe të ardhmen e Shqipërisë, përtej interesave të ngushta partiake e personale.
Duhet shmangur,pas tri dekadash, përsëritja e situatave të dhimbshme të vitit famëkeq 1997.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk do t’ia falin politikës aktuale nëse ajo nuk ndal përshkallëzimin e konfliktit dhe shkatërrimin e Tiranës e të mbarë vendit.
Shoqata “Tirana” bën thirrje për përgjegjësi, vetëpërmbajtje, dialog dhe respektimin e ligjit, në mbrojtje të qytetarëve, të pronës dhe të së ardhmes së Shqipërisë.

Shoqata“Tirana”nderon me titullin “Fisnikëria Tiranase” Z.Adem SHEHI,personalitet  tiranas me karrierë te gjatë ushtarak...
09/10/2026

Shoqata“Tirana”nderon me titullin “Fisnikëria Tiranase” Z.Adem SHEHI,personalitet tiranas me karrierë te gjatë ushtarake në Shqipëri por edhe drejtues në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

07/10/2026

Ceremonia e nderimit me titullin"Fisnikëria Tiranase"-Akademia e Shkencave 2 Tetor 2026.

SHOQATA “TIRANA” NDERON ME TITULLIN “FISNIKËRIA TIRANASE” Në kuadrin e jubileut të 35 Vjetorit te krijimit,Shoqata “Tira...
06/10/2026

SHOQATA “TIRANA” NDERON ME TITULLIN “FISNIKËRIA TIRANASE”
Në kuadrin e jubileut të 35 Vjetorit te krijimit,Shoqata “Tirana” nderoi disa personalitete tiranase :
1.Myslym QEFALIA (Pas vdekjes)
2.Rajmonda BULKU
3.Anila BISHA
4.Kujtim KËLLEZI
5.Rezart GASHI
6.Haxhi GOCI(Pas vdekjes)
Ceremonia e dhënies së titujve u bë ditën e Shtunë datë 3 Tetor 2026 në Akademinë e Shkencave me pjesëmarrjen e anëtareve të Asamblese ,Këshillit Drejtues,familjarëve, miqëve të fituesve dhe të ftuarve të tjerë .

Vendimi i Këshillit Drejtues i Shoqatës"Tirana"17.09.2026.
18/09/2026

Vendimi i Këshillit Drejtues i Shoqatës"Tirana"17.09.2026.

U mblodh Keshillit Drejtues  i Shoqates “Tirana”.Sot në Selinë  e Shoqatës”Tirana” u zhvillua mbledhja e Këshillit  Drej...
17/09/2026

U mblodh Keshillit Drejtues i Shoqates “Tirana”.
Sot në Selinë e Shoqatës”Tirana” u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues.
Keshilli Drejtues u njoh me raportin e mbajtur nga Kryetari z.Keçi per aktivitetin 9-mujor te shoqates, miratoi Bilancin e “Sofres Tiranase 2026” si dhe vendosi ngritjen e grupit te punes për festimin e 35-vjetorit të krijimit të Shoqatës”Tirana”,në Nëntor 2026 .

Address

Tiranë Kompleksi Halili
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Tirana - Publike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Tirana - Publike:

Shortcuts

Share