27/05/2026
Pas çdo edicioni të suksesshëm qëndron një ekip që punon me përkushtim, përgjegjësi dhe pasion, shpesh larg vëmendjes së skenës, por gjithmonë në zemër të çdo momenti.
Ky edicion i Re-Debate IX nuk do të ishte realizuar me të njëjtin nivel organizimi, energjie dhe profesionalizmi pa stafin realizues, i cili u kujdes për çdo detaj: nga koordinimi i shkollave dhe debateve, te logjistika, komunikimi, skena, dokumentimi, juria, mentorët, pjesëmarrësit dhe çdo moment që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm.
Faleminderit për punën, durimin, zgjidhjet në kohë reale dhe përkushtimin që e mbajtën Re-Debate IX në lartësinë që meriton.
Suksesi i këtij edicioni mban edhe firmën tuaj. 🙌
Debat TëRinjtë MendimKritik KampionatiKombëtarIDebatit