You-En e filloi aktivitetin në vitin 2004 si MENV Group për të ndryshuar më tej në vitin 2013 me emrin, misionin dhe strukturën e re. Emri You-En vjen nga akronimi i fjalëve në anglisht Youth and Environment. Megjithatë emri i plotë nuk është në përdorim. Në aktivitetin e saj, You-En është e përqëndruar në përdorimin e praktikave të edukimit jo-formal. You-En është një organizatë joqeveritare, e c
ila prodhon platforma të ndryshme për problematikat mjedisore dhe aktivizimin e rinisë në të tilla sipërmarrje vullnetare për të përmirësuar mjedisin në Shqipëri. Organizata You-En ka marrë këtë emër në 1 Nëntor 2013 dhe që atëherë është angazhuar në projekte të ndryshme trajnimi dhe në dhënien e ideve frytdhënëse për të përmirësuar mjedisin nëpërmjet aktivizimin të rinisë.You-En është aktivizuar në krijimin e metodologjive dhe politikave të ndryshme për përfshirjen e rinisë. You-En operon edhe në fushën e shkëmbimit të ideve dhe kulturave duke marrë më të mirën prej gjithsecilit që është i gatshëm të kontribuojë nëpërmjet ideve të reja dhe novatore në funksion të misionit të saj. Synimet
You-En synon që të jetë një organizatë lider në disa fusha dhe çështje si struktura e organizuar rinore, mënyra e funksionimit, nxitja e konceptit të vullnetarizmit te rinia shqiptare dhe çështjet mjedisore
Struktura
You-En funksionon me një strukturë horizontale dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë strukturë përfshihet koordinatori i përgjithshëm, head-unit e departamenteve dhe anëtarët e tjerë të stafit. You-En ka katër departamente të cilët janë: Marketing dhe PR, Burimet Njerëzore, Manaxhimi i Projekteve dhe Departamenti i Arteve. Secili departament kryesohet nga një head-unit dhe ka skuadrën përkatëse. Koordinatori i përgjithshëm manaxhon, delegon punën si dhe shpërndarjen e punës te çdo departament. Vullnetarët angazhohen nëpërmjet një strukture ndryshe nga ajo e stafit. Struktura e tyre është nëpërmjet youth-leader të cilët kanë në administrim maksimumi 5 vullnetarë. Secili vullnetar kalon nëpërmjet disa niveleve dhe hapave derisa në përfundim bëhet pjesë e skuadrës së You-En.