13/10/2026
📍Nga takimet me studentët e drejtësisë në universitetet e Vlorës dhe Durrësit dhe me studentët e Fakultetit të punës sociale në Elbasan - nisëm zbatimin e projektit 🟢 “Përtej Barrierave - Edukim dhe Promovim për Qasje të Barabartë në Drejtësi" - me mbështetjen e projektit 📌EQUALS “Shërbime Juridike me Cilësi të Përmirësuar”, i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP Albania, në partneritet me Ministria e Drejtesise dhe fonde të Agjencisë Austriake për Zhvillim Austrian Development Agency - ADA si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë”!
Aksioni ynë për përmirësimin e aksesit në drejtësi targeton si individë dhe grupe në nevojë 👉gratë e dhunuara dhe të 👉miturit në konflikt me ligjin apo 👉ish të dënuar të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore parësore;
Ndaj në fokus kemi ✅ndërgjegjësimin dhe ✅informimin e publikut, sidomos kategorive sociale të cilët e përfitojnë sipas ligjit - se ku të drejtohen dhe si t'i marrin të gjitha shërbimet!
Në fokus kemi edhe ✅përfshirjen e studentëve me qëllim ✅aftësimin e tyre për t'iu qasur individëve dhe grupeve në nevojë dhe t'u ✅ofrojnë shërbimet e nevojshme.
Të gjitha aktivitetet e programuara synojnë ✅krijimin dhe ✅fuqizimin e rrjeteve të ✅bashkëpunimit ndërinstitucional midis ✅klinikave të ligjit të atashuara pranë universiteteve dhe ✅zyrave të ndihmës juridike falas në Elbasan, Durrës dhe Vlorë