Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror

Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror - IKESH
Institute for Critique and Social Emancipation - ICSE

Ditën e shtunë, më 20 dhjetor, Tek Bunkeri u mbajt prezantimi i studimit “Punësimi sezonal në turizmin bregdetar: mes in...
23/12/2025

Ditën e shtunë, më 20 dhjetor, Tek Bunkeri u mbajt prezantimi i studimit “Punësimi sezonal në turizmin bregdetar: mes informalitetit, pasigurisë dhe të drejtave të punëtorëve”.

Studimi paraqet një analizë të situatës së punëtorëve sezonalë në sektorin e turizmit bregdetar, duke evidentuar shkeljet më të shpeshta të të drejtave të tyre. Ndër problematikat kryesore të identifikuara janë informaliteti në punë, orët e zgjatura, mosrespektimi i pushimit dhe puna e të miturve.

Aktiviteti u shoqërua me diskutime dhe ndarje eksperiencash mbi punën sezonale nga pjesëmarrësit.
Puna sezonale duhet të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe, përmes këtij studimi, synojmë ta bëjmë pjesë të diskursit publik, veçanërisht duke pasur parasysh se ky sektor është në ekspansion të vazhdueshëm, ndërkohë që përmirësimi i kushteve të punëtorëve nuk ecën në mënyrë proporcionale me këtë zhvillim.

Studimi i plotë është i aksesueshëm në:
https://ikesh.org/wp-content/uploads/2025/12/Punesimi-Sezonal-.pdf

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e studimit nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror:  “Punësimi sezonal...
19/12/2025

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e studimit nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror: “Punësimi sezonal në turizmin bregdetar mes informalitetit, pasigurisë dhe të drejtave të punëtorëve”

🗓 E shtunë, data 20/12/2025
🕕 Ora 18:00
📍 Tek Bunkeri

Ky studim sjell të dhëna, analiza dhe dëshmi mbi realitetin e punës sezonale, sfidat kryesore që përballin punëtorët dhe nevojën për ndërhyrje institucionale.

Prezantimi është i hapur për punëtorë, aktivistë, studiues, studentë dhe këdo që interesohet për të drejtat e punës dhe drejtësinë sociale.
Ejani të diskutojmë së bashku për realitetin e punës sezonale dhe zgjidhjet e mundshme.

25/09/2025

Pagat minimale në rajon mbulojnë vetëm një të tretën e pagës së jetesës.

Është koha që punëtorët e Ballkanit të paguhen siç duhet për punën e tyre.

25 shtator, Dita e Pagës së Jetesës.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share