01/06/2026
📢 FTESË PËR PJESËMARRJE | MEMORY KEEPERS – TRAJNIM PËR TË RINJ
A je i/e ri/re nga Tirana dhe dëshiron të mësosh më shumë mbi historinë rome, kujtesën historike dhe rolin e të rinjve në luftën kundër diskriminimit?
🗓️ 16–17 Qershor 2026
📍 Mondial Hotel, Tiranë
🕘 09:30 – 18:00
Roma Versitas Albania (RVA) ju fton të bëheni pjesë e Memory Keepers Youth Training, një aktivitet dy-ditor kushtuar historisë së komunitetit rom, kujtesës së Samudaripen (Holokaustit Rom), identitetit kulturor dhe fuqizimit të të rinjve si zëra aktivë për barazi dhe përfshirje.
Gjatë aktivitetit do të keni mundësi të merrni pjesë në:
🖼️ Ekspozitë artistike mbi historinë dhe kujtesën rome
🎙️ Podcast dhe diskutime live me të rinj dhe ekspertë
📺 Live Streaming të aktivitetit
🤝 World Café & Debate Lab
💡 Sesione interaktive dhe planifikim iniciativash rinore
📜 Certifikatë pjesëmarrjeje për të gjithë pjesëmarrësit
Përmes metodave interaktive dhe jo-formale të të nxënit, pjesëmarrësit do të eksplorojnë:
🔹 Historinë dhe trashëgiminë e komunitetit rom
🔹 Samudaripen dhe rëndësinë e kujtesës historike
🔹 Sfidat që përballin të rinjtë romë sot
🔹 Luftën kundër antigjipsizmit, stereotipeve dhe gjuhës së urrejtjes
🔹 Rolin e rinisë në promovimin e diversitetit dhe të drejtave të njeriut
📌 Pjesëmarrja është e hapur vetëm për të rinjtë që banojnë në Tiranë.
📝 Aplikoni këtu:
Formulari i Aplikimit https://forms.gle/HD11mEzTwSZFCMM8A
⏳ Afati i aplikimit: 15 Qershor 2026
📩 Vendet janë të kufizuara. Regjistrohu dhe bëhu pjesë e një eksperience që lidh historinë me veprimin dhe kujtesën me ndryshimin.