Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias

Call Directions Website Contact the organization

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, Nonprofit Organization, Rruga “Fatmir Haxhiu”, Nd 17, Hyrja 2, Njësia Administrative Nr. 2, Njësia Bashkiake Nr. 2, Tirana.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM) është organizata e parë sindikale për gazetarët dhe punonjësit e medias e shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Letër ngushëllimiMe hidhërim të thellë, në emër të komunitetit të gazetarëve dhe të gjithë anëtarëve të Sindikatës së Ga...
18/07/2026

Letër ngushëllimi

Me hidhërim të thellë, në emër të komunitetit të gazetarëve dhe të gjithë anëtarëve të Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM), morëm lajmin e rëndë të ndarjes së parakohshme nga jeta, në moshën 40-vjeçare, të një prej themeluesve të sindikatës sonë dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të SGPM, Enrik Mehmeti.

Enriku ishte një bashkëpunëtor dhe kontribues i çmuar, jo vetëm në hapësirën mediatike shqiptare, por edhe në forcimin e komunitetit të gazetarëve dhe në mbrojtjen e kauzave që lidhen me lirinë e medias, të drejtat profesionale dhe parimet themelore të gazetarisë.

Ndarja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në familje, mes kolegëve dhe në mbarë komunitetin mediatik. Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias humbi një nga përfaqësuesit dhe kontribuesit më të rëndësishëm të saj, kolegët humbën një mik të çmuar, familja njeriun e saj të dashur, ndërsa media shqiptare humbi një profesionist me integritet, përkushtim dhe karakter të palëkundur.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe mbarë komunitetit mediatik shqiptar.

U prehtë në paqe!

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias bashkohet me deklaratën e Safe Journalists duke dënuar kërcënimet ndaj g...
12/12/2025

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias bashkohet me deklaratën e Safe Journalists duke dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Stafa dhe duke kërkuar veprime të shpejta dhe efikase nga autoritetet në mbrojtje të tij për të garantuar zërin publik!

Rrjeti SafeJournalists dënon mesazhin kërcënues të dërguar ndaj gazetarit shqiptar Osman Stafa më 11 dhjetor 2025, pas raportimeve të tij mbi kushtet dhe mangësitë e shërbimeve në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Mesazhi anonim në Instagram, i shkruar me gjuhë vulgare dhe agresive, e p...

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shpreh solidaritet të plotë me kolegët tanë të Radio Televizionit të Kos...
05/11/2025

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shpreh solidaritet të plotë me kolegët tanë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të cilët po përballen në mënyrë të përsëritur, me pasiguri serioze ekonomike dhe vonesa të papranueshme në pagesat e tyre.

Gazetarët, kameramanët, montazhierët, redaktorët dhe i gjithë stafi i RTK-së janë shtylla që mban të informuar publikun, dhe puna e tyre nuk mund të zhvillohet në kushtet e pasigurisë financiare.

Mungesa e pagave nuk është thjesht çështje kontratash. Ajo është çështje respekti, dinjiteti profesional dhe funksionimi i shëndetshëm i medias publike.
Askush prej atyre që kryejnë detyrën ndaj publikut nuk duhet të vihen përpara dilemës se si do të sigurojnë të ardhurat e të nesërmes.

Kolegëve tanë në Kosovë u qëndrojmë pranë.

E drejta për të marrë pagën në kohë është e panegociueshme. Pavarësia dhe qëndrueshmëria e medias publike është interes i shoqërisë, jo vetëm i gazetarëve.

Ne besojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse në Kosovë do të gjejnë sa më parë një zgjidhje të drejtë, transparente dhe të qëndrueshme, në mënyrë që punonjësit e RTK-së të vazhdojnë misionin e tyre publik pa pasiguri dhe presione të panevojshme.

Gazetarët meritojnë kushte të denja pune.
Media e lirë dhe e mbrojtur është themel i demokracisë.

Reagim i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)Në këto ditë të vështira për kolegët tanë në RTSH, ku p...
16/09/2025

Reagim i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM)

Në këto ditë të vështira për kolegët tanë në RTSH, ku pasiguria për vendin e punës dhe të ardhmen editoriale është bërë pjesë e përditshmërisë, Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shpreh solidaritet të plotë me çdo gazetar e punonjës që ndjehet i cenuar.

Statuset e fundit, përfshirë reagimin e dhe të kolegëve të tjerë, tregojnë një shqetësim real të stafit të RTSh-së, jo vetëm për të ardhmen e projekteve editoriale, por për të drejtat themelore të punës dhe pavarësinë profesionale.

Gazetaria është shërbim publik, jo vetëm një profesion. Ajo kërkon stabilitet, transparencë dhe respekt ndaj atyre që çdo ditë sjellin lajmin tek qytetarët. Çdo lëkundje në këto themele prek jo vetëm gazetarët, por të drejtën e publikut për t’u informuar.

📢 Apeli ynë:
✅ Kërkojmë garanci për kushte të sigurta pune, kontrata të qarta dhe respekt për dinjitetin profesional.
✅ Kërkojmë që liria editoriale të mbrohet dhe të forcohet, sepse ajo është garancia e vetme e gazetarisë së vërtetë.
✅ Kërkojmë dialog dhe transparencë me punonjësit, si rruga më e ndershme për të ndërtuar besim.

Gazetarët nuk mund të lihen në pasiguri. Ata janë zëri i shoqërisë dhe mbrojtja e tyre është mbrojtje e demokracisë.

Gazetarët nuk janë vetëm kambanat e lajmeve, ata janë institucion që ruan demokracinë.

SGPM është këtu për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e medias. Ne besojmë se liria e medias, pavarësia editoriale dhe siguria në punë nuk janë luks, por detyrim moral dhe kushtetues. Kur këto kërcënohen, demokracia kërcënohet gjithashtu.

Ne do të jemi gjithmonë krah për krah me çdo gazetar dhe punonjës të medias që kërkon thjesht të bëjë punën e tij me dinjitet dhe liri.

Ne do të ndjekim nga afër çdo zhvillim dhe do të kërkojmë përgjegjësi publike, jo për polemikë, por për të siguruar që zëri i çdo gazetari të dëgjohet.

12/08/2025

We join the SafeJournalists Network, partners of the Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporters Without Borders (RSF), and Albanian media freedom organisations in expressing serious concern over the police blockade and subsequent events affecting Focus Media Group outlets, including News24, BalkanWeb, Panorama, and Gazeta Shqiptare.

The heavy-handed police action has so far been carried out under unclear legal grounds and without due process, seriously hindering media freedom in the country, as well as the livelihoods and employment status of 230 employees. Journalists, media workers, and support staff now face the risk of unemployment, with many already experiencing delayed salaries and unpaid social security and healthcare contributions.

We call upon Albanian authorities to immediately restore access, provide a full explanation of the operation’s legal basis and necessity, protect journalistic materials and infrastructure, safeguard labour rights, and ensure transparency and accountability.

We call on the ownership and management of the Focus Media Group to act with urgency to safeguard employees’ livelihoods and rights, honour all legal and contractual obligations, and secure temporary premises and continuity plans to protect staff and maintain access to information for the public, while engaging with authorities to resolve the dispute lawfully and transparently so as to minimise disruption to journalistic work and the public’s right to know.

The full statement can be accessed here 🔗tinyurl.com/2p9j2xhb

Signed,

SafeJournalists Network:
• Association of BH journalists
• Association of Journalists of Kosovo
• Association of Macedonian Journalists
• Croatian Journalists’ Association
• Independent Journalists’ Association of Serbia
• Trade Union of Media of Montenegro

Reporters sans frontières / Reporters Without Borders / RSF

Media Freedom Rapid Response - MFRR Partners:
• European Federation of Journalists - EFJ
• European Centre for Press and Media Freedom ECPMF
• ARTICLE 19 Europe
• International Press Institute
• Free Press Unlimited

Civil society organisations in Albania:
• Center Science and Innovation for Development (SCiDEV)
• Këshilli Shqiptar i Medias - KSHM
• Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH
• AWA - Albanian Woman in Audiovisual
• Amfora.al
• Association of Professional Journalists of Albania (APJA)
• Union of Journalists and Media Workers (SGPM)
• Komiteti Shqiptar i Helsinkit
• Albanian Center for Quality Journalism
• BIRN Albania
• Faktoje
• Unioni i Gazetareve Shqiptare
• Association of European Journalists, Albanian Section (AEJ)
• Citizens.al Channel
• Res Publica

Reporting Diversity Network

09/08/2025

Sot, më shumë se çdo herë tjetër, mendimet tona janë me gazetarët, kameramanët, teknikët, redaktorët dhe gjithë punonjësit e News24, të cilët papritur u gjendën të bllokuar jashtë vendit të tyre të punës.

Mbyllja e një televizioni nuk është vetëm ndërprerje e një sinjali, por edhe goditje e jetës profesionale dhe personale të dhjetëra familjeve që jetojnë nga puna në këtë media.
Çdo gazetar ka një histori, një mision, një përgjegjësi ndaj publikut. Sot atyre u është mohuar e drejta të bëjnë punën që dinë dhe duan më shumë: të informojnë.

Solidariteti me ta nuk është thjesht çështje profesioni, por detyrim moral ndaj të gjithë atyre që punojnë për të mbajtur të gjallë zërin e lirë në vend.

Çdo orë që ata mbeten jashtë redaksisë është një humbje jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë.

Me punonjësit e RTK📢 FILLON PROTESTA E PËRGJITHSHMETë nderuar punonjës të RTK-së,Sot më 06 gusht 2025, fillon protesta e...
06/08/2025

Me punonjësit e RTK

📢 FILLON PROTESTA E PËRGJITHSHME

Të nderuar punonjës të RTK-së,

Sot më 06 gusht 2025, fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.

🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Para Kuvendit të Kosovës

SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.

👉 Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.

Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta!

SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së

📢 FILLON PROTESTA E PËRGJITHSHME

Të nderuar punonjës të RTK-së,

Nesër, më 06 gusht 2025, fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.

🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Para Kuvendit të Kosovës

SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.

👉 Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.

Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta!

SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së

Address

Rruga “Fatmir Haxhiu”, Nd 17, Hyrja 2, Njësia Administrative Nr. 2, Njësia Bashkiake Nr. 2
Tirana
1010

Telephone

+355695432215

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias:

Shortcuts

Share