AMISS

AMISS Ide të mëdha që ndryshojnë botën! Njerëz të thjeshtë që duan të ndihmojnë të tjerët në nevojë, komunitetin dhe mjedisin përmes biznesit.

26/05/2026

Asetet e konfiskuara që krimi dhe korrupsioni i marrin mbrapsht

Lexon lajme të rreme çdo ditë dhe duhet t’i përtypësh. Një nga këto ishte edhe 61 milion euro asete të sekuestruara që u janë kthyer komunitetit. Me 61 milion euro do të kishim të paktën komunitete, hapësira dhe shërbime për ta, përfaqësim dhe organizim.

Kam qenë bashkë me Ecovolis pjesë e një projekti për rikthimin e aseteve të sekuestruara nga krimi i organizuar te komuniteti. Ishte eksperienca më e dështuar në 25 vite shoqëri civile. Natyrisht kishim edhe ne përgjegjësinë tonë, që nuk e ngritëm zërin mjaftueshëm; normalisht ishim edhe të kërcënuar.

Por akoma më keq, nuk folën as institucionet e BE-së, që e kishin detyrë dhe mbrojtje institucionale. Përkundrazi, kërkuan që ne si organizatë të përballeshim me grupin e strukturuar kriminal që na kishte bllokuar tokën.

I njëjti mosreagim publik ishte edhe nga Agjencia e Sekuestrimit dhe Administrimit të Pasurive të Konfiskuara. Më tej kuptuam qartë si funksiononte: nëpërmjet proceseve gjyqësore, ku shteti nuk kishte vullnetin as qëllimin t’i mbante dhe administronte këto prona e pasuri, grupet dhe individët arrinin t’i merrnin përsëri në shumë forma.

Asetet e sekuestruara nga krimi dhe korrupsioni do t’i jepnin frymë komunitetit. Ato i janë vjedhur atij në shumë mënyra. Por një shtet, një sistem që ka bazuar më shumë se gjysmën e ekonomisë në pasuri nga krimi dhe korrupsioni, siç u duk, nuk kishte as interes t’i kthente këto prona në komunitet, sesa të heshtte dhe t’ia kthente “të zotëve”.

Është pabesi e madhe nga institucionet si BE dhe ambasadat në vend që dalin në këto shfaqje propagandistike dhe vulosin me deklaratat e tyre politika që jo vetëm nuk funksionojnë, por kanë varfëruar ndjeshëm çdo komunitet, çdo sipërmarrje dhe çdo iniciativë të mirë të shoqërisë civile.

Në fund, ata e duan që asgjë të mos funksionojë, por hipokrizia duket se nuk ka kufij në vendin tonë. Që ta bëjnë të duket sikur punojnë, ne nuk bëjmë dot sikur besojmë.

Si mund të përdoreshin në të vërtetë toka, vila, magazina të sekuestruara nga krimi i organizuar?

Ato mund të ktheheshin në ferma edukimi për të rinjtë, për t’u dhënë një profesion.
Në qendra komunitare për komunitetin, ku të mblidhet dhe të organizohet për të zhvilluar në mënyrë njerëzore dhe për të mbrojtur lagjen e tij.
Për të rinjtë në qendra kulturore, arti dhe aktivizmi.
Për të moshuarit në qendra me aktivitete dhe ndihmë.
Për fëmijët në qendra krijimi.
Për të gjithë bashkë në programe komunitare që financohen nga paratë e krimit dhe korrupsionit.

Për sa kohë kjo nuk ndodh, është jo vetëm përgjegjësi e një shteti bashkëpunues në kthimin e tyre te krimi dhe korrupsioni, por edhe e institucioneve hipokrite që e ngrenë këtë dështim si flamur.

26/05/2026

Si ndihet të jesh këmbësor në shumicën e qyteteve tona.

26/05/2026

Logjika e bicikletes nga pika A në pikën B.
Pranë Utrecht-it në Holandë, çiklistët kanë krijuar disa “rrugë të dëshirës” përmes barit, pranë një rruge të projektuar me kujdes për biçikleta.

Në holandisht, këto shkurtesa shpesh quhen olifantenpaadjes , “rrugë elefantësh”, gjurmë që mbeten kur njerëzit zgjedhin vazhdimisht rrugën më të shkurtër nga pika A në pikën B.

26/05/2026
26/05/2026
26/05/2026

Sheshi i Place de Catalogne në lagjen e 14 ne Paris dikur ishte një rreth i madh i mbuluar me asfalt dhe trafik.

Sot është kthyer në një hapësirë të gjelbër me 470 pemë dhe mbi 4.000 metra katrorë pyll urban.

Ai sjell hije, më shumë jetë për natyrën dhe ajër më të freskët në qytet.

Është shembull si qytetet mund të ndryshojnë thjesht duke zëvendësuar asfaltin me gjelbërim.

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AMISS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share