Leviz Albania

Call Directions Website Contact the organization

Leviz Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Leviz Albania, Community Organization, Rruga Qemal Stafa, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë, Tirana.

“LevizAlbania” - Mbeshtesim shoqerine civile dhe individet per nje demokraci vendore te forte dhe qeverisje vendore cilesore.

Roli i shoqërisë civile në forcimin e demokracisë vendore mbetet një instrument i rëndësishëm për të garantuar një qever...
23/10/2024

Roli i shoqërisë civile në forcimin e demokracisë vendore mbetet një instrument i rëndësishëm për të garantuar një qeverisje vendore cilësore, gjithëpërfshirëse, llogaridhënëse dhe transparente.

Përgjatë zbatimit të projektit LevizAlbania (2015-2023) arritëm që të angazhonim më shumë se 70 mijë qytetar të angazhuar direkt në mbi 370 nisma që ndikuan në forcimin e demokracisë vendore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në të 61 bashkitë e vendit.

Tashmë që është prezantuar Strategjia Ndërsektoriale e Decentralizimit të Vetëqeverisjes Vendore 2023-2030, së bashku me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore Arbjan Mazniku dhe Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore, LevizAlbania organizoi konferencën me temë “Fuqizimi i Vetëqeverisjese Vendore dhe Roli i Shoqërisë Civile“.

Drejtori i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur në Ballkanin Perëndimor Z. Andi Dobrushi u ndal tek kontributi i rëndësishëm që shoqëria civile do të duhet të japë në fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në raport me integrimin evropian në raport me politikbërjen vendore ku do të zbatohet rreth 70% e legjislacionit evropian.

Roli i shoqërisë civile në forcimin e demokracisë vendore mbetet një instrument i rëndësishëm për të garantuar një qever...
23/10/2024

Roli i shoqërisë civile në forcimin e demokracisë vendore mbetet një instrument i rëndësishëm për të garantuar një qeverisje vendore cilësore, gjithëpërfshirëse, llogaridhënëse dhe transparente.

Përgjatë zbatimit të projektit LevizAlbania (2015-2023) arritëm që të angazhonim më shumë se 70 mijë qytetarë të angazhuar direkt në mbi 370 nisma që ndikuan në forcimin e demokracisë vendore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në të 61 bashkitë e vendit.

Tashmë që është prezantuar Strategjia Ndërsektoriale e Decentralizimit të Vetëqeverisjes Vendore 2023-2030, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendore Arbjan Mazniku dhe Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore, LevizAlbania organizoi konferencën me temë “Fuqizimi i Vetëqeverisjes Vendore dhe Roli i Shoqërisë Civile“.

Drejtori i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur në Ballkanin Perëndimor Z. Andi Dobrushi u ndal tek kontributi i rëndësishëm që shoqëria civile do të duhet të japë në fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në raport me integrimin evropian në raport dhe politikbërjen vendore ku do të zbatohet rreth 70% e legjislacionit evropian.

🇦🇱 LevizAlbania | Njoftim për Publikun“Qendra LevizAlbania është një organizatë e pavarur shqiptare e cila duke filluar ...
01/10/2023

🇦🇱 LevizAlbania | Njoftim për Publikun

“Qendra LevizAlbania është një organizatë e pavarur shqiptare e cila duke filluar nga data 1.10.2023 ushtron aktivitetin e saj më vete, jo më me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC); çdo veprim apo sjellje e Qendrës LevizAlbania është përgjegjësi vetëm e saj, dhe çdo detyrim lidhur me të i ngarkohet asaj”.

🇺🇸 LevizAlbania | Public Announcement

LevizAlbania Center is an independent Albanian organization which starting from 1.10.2023 exercises its activity out of the auspices of the Swiss Agency of Development and Cooperation (SDC); any action or conduct of LevizAlbania Center is under its sole responsibility and any related liability stands with the latter”.

𝗛𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗾𝗲̈ 𝗳𝗿𝘆𝗺𝗲̈𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈…𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗾𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗼𝗶 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲̈𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘁𝗲𝘁𝗲̈ 𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁  . Për tetë vite me radhë ...
22/06/2023

𝗛𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗾𝗲̈ 𝗳𝗿𝘆𝗺𝗲̈𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈…𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗾𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗼𝗶 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗲̈𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘁𝗲𝘁𝗲̈ 𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 .

Për tetë vite me radhë organizata të shoqërisë civile, individë dhe grupime informale të mbështetur nga LevizAlbania u angazhuan dhe mobilizuan së bashku me komunitetet lokale për të adresuar përmirësimin e qeverisjes vendore mbështetur në kërkesën për më shumë demokraci në nivel lokal.

Ky angazhim dhe mobilizim përpos arritjeve konkrete në shumë fusha, nga shërbimet e ofruara prej Njësive e Administrative, tek politikat e orientuara në interes të qytetarëve, rritjen e sigurisë, mbrojtjen e mjedisit, përfshirjen në vendimmarrje, ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve reaguese të qytetarëve për një demokraci vendore funksionale dhe të konsoliduar.

Histori frymëzuese ishte momenti kulmor kur ata, aktorët aktivistët e shoqërisë civile dhe qytetarët përfitues direkt të nismave të mbështetura nga LevizAlbania ndan me publikun jo vetëm historitë e suksesit por historitë e tyre, se si angazhimi dhe përfshirja në nisma lokale dhe kombëtare ka transformuar ata vetë për të qenë kërkues ndaj të zgjedhurve vendor dhe aktor ndryshimi në komunitetet e tyre.
Histori njerëzorë që kanë frymëzuar përmes dedikimit dhe përkushtimit për të kontribuar në komunitetet e tyre. Kontribut që ka transformuar dhe ata vetë duke u kthyer në agjentë ndryshimi dhe kampionë demokracie.

LevizAlbania iu dedikua demokracisë vendore, e cila u kthye në misionin kryesorë të projektit që u zbatua nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Albania for Change and Development dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania).

Videon e plotë të aktivitetit e gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/www.levizalbania.al/videos/2834295786700516

 #𝑯𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊𝑸𝒆̈𝑭𝒓𝒚𝒎𝒆̈𝒛𝒐𝒋𝒏𝒆̈Përgjatë 8 viteve të zbatimit, projekti LevizAlbania mbështeti me qindra nisma të cilat angazhua...
12/06/2023

#𝑯𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒊𝑸𝒆̈𝑭𝒓𝒚𝒎𝒆̈𝒛𝒐𝒋𝒏𝒆̈

Përgjatë 8 viteve të zbatimit, projekti LevizAlbania mbështeti me qindra nisma të cilat angazhuan direkt dhe indirekt mbi nëntëdhjetë mijë qytetar, të rinj e të reja, të moshuar, komunitete në vështirësi, grupe të margjinalizuara, individë të gatshëm për të kontribuar në komunitet. Të gjithë të mobilizuar dhe të frymëzuar për të ndryshuar për mirë qeverisjen vendore, rritur përgjegjshmërinë e të zgjedhurve vendor, transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen në vendimmarrje.

Ky angazhim dhe mobilizim ka krijuar modele frymëzimi në shoqëri dhe komunitete, modele të cilat vijojnë të kontribuojnë për një demokraci vendore, funksionale, të fortë dhe gjithëpërfshirëse.

Ne duam që të kemi të pranishëm në një ditë ku do të ndajmë me ju histori frymëzuese të bashkëpunëtorëve dhe bashkudhëtarëve të LevizAlbania, historitë njerëzorë që incentivuan ndryshimin e synuar nga qytetarët, individët, grupimet informale dhe aktorët e shoqërisë civile.

Bashkohu me Ne në 20 Qershor, ora 18:30 në mjediset e Qendrës Kulturore të Kishës Ortodokse në Tiranë.

Eja të ndajmë bashkë modele frymëzimi për një demokraci të fortë vendore dhe aktivizmin qytetar.

është një projet i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Partners Albania for Change and Development dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development

24/05/2023

🗓️ 26 Maj 2023!

Eventi përmbyllës i iniciativës "Lëvizja Rinore,një faqe e re për komunitetet lokale" zbatuar nga Partners Albania for Change and Development mbeshtetur nga Leviz Albania

19/04/2023

𝗖̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗶 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗶𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗮𝗿𝗮 𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗶𝘀𝗶𝗻 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗶𝗺 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗮𝗿?

✅Të kenë informacion të mjaftueshëm për kauzën/nismën
✅Të dijnë çfarë është bërë më parë për kauza të ngjashme
✅Të kenë dijeni për materiale analitike/tematike bazuar në të dhëna
✅Të mësojnë për praktika të mira/ngjashme me potencial replikimi

𝗞𝘂 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗲𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗸𝗲̈𝘁𝗼?

Te Platforma e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar të ndërtuar nga LevizAlbania, projekti I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj platforme të ftojmë të dëgjosh podcastin e realizuar më Zëvendësdrejtoreshën e projektit LevizAlbania, Znj. Rozarta Dodaj.
Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni platformën në adresën km.levizalbania.al

  | Mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale – Rasti i LevizAlbaniaIndividët dhe grupet informale kane qenë në v...
07/04/2023

| Mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale – Rasti i LevizAlbania

Individët dhe grupet informale kane qenë në vëmendjen e mbështetjes së LevizAlbania. Si asnjëherë më parë, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, nisi të mbështeste nismat dhe idete e qytetarëve si aktorë komunitar dhe grupimeve informale, ose e grupeve qytetare komunitare.

Mbështetja në fakt ishte risi jo vetëm për faktin e target grupit të synuar dhe objektivit për të nxitur qytetari aktive në nivel vendor, por sepse mbështetja konsistonte në disa aspekte menaxheriale të ideve qytetare gjatë zbatimit të tyre në terren.

LevizAlbania ishte për projektet e zbatuara nga qytetarët, pra individët dhe grupimet informale, mbështetësja kryesore në aspektin e menaxhimit administrativ, duke lehtësuar “in extremis” çdo pengesë potenciale apo burokratike që mund të pengonte apo zbehte energjinë e individëve të mbështetur në arritjen e objektivit të synuar përmes projekteve të tyre.

Kjo qasje e LevizAlbania i krijoi një terren komod dhe motivues të gjithë grantmarrësve individ apo grupime informale që kohën dhe energjinë ata t’ia kushtonin kauzës për të cilin ishin angazhuar dhe mobilizuar për të adresuar, ngritur dhe ndërgjegjësuar.

Ky artikull prezanton pikërisht metodologjinë e ndjekur nga LevizAlbania në procesin e mbështetjes së individëve dhe grupimeve informale, metodologji e cila është replikuar nga shumë donatorë, vendas dhe të huaj, mbështetur pikërisht në “Modalitetin LevizAlbania”.

Lexoje artikullin e plotë duke klikuar në këtë link: http://bit.ly/3MqcHTM

LevizAlbania zbatohet nga Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN.

Mbështetja ndaj individëve dhe grupeve informale – rasti i projektit LevizAlbania Përmbledhje Ky artikull përpiqet të analizojë dhe shpjegojë tiparet e mbështetjes së LevizAlbania ndaj individëve dhe grupeve informale. Duke dhënë edhe një dimension teorik dhe të mbledhjes së përvoj...

05/04/2023

𝗦𝗼𝘁 “𝗩𝗷𝗼𝘀𝗮” 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗣𝗮𝗿𝗸 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿.

Ne jemi krenar që kemi kontribuar në rrugëtimin e përpjekjeve të komunitetit lokal dhe aktorëve të shoqërisë civile që u angazhuan në mbrojtjen e përjetshme të rrjedhës së Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë.

Nga një përpjekje lokale në një kauzë kombëtare, Vjosa na tregoi se nëse ka përpjekje ka dhe rezultat. Sot Vjosa është park kombëtar dhe shoqëria e komunitetet kanë aty shembullin konkret se si mbrojtja e pasurive natyrore të vendit është e mundur nëse ka përkushtim, devotshmëri, rezistencë dhe vizion.

, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN mbështeti organizatën EcoAlbania në vitin 2015 në përpjekjet e para për të ndërgjegjësuar komunitetet lokale në zonën e Vjosës, për mbrojtjen e lumit dhe pasurive natyrore që e rrethojnë atë.

🎙Podcast në e dëgjoni këtu: https://spoti.fi/3nMzrmC
🎥Video podcast në e shikoni këtu: https://youtu.be/vWxCX_kadnA

  | Analizë buxhetore për strehimin social në Bashkinë Tiranë dhe Elbasan Kjo analizë u realizua nga Levizja Rinore Egjy...
03/04/2023

| Analizë buxhetore për strehimin social në Bashkinë Tiranë dhe Elbasan

Kjo analizë u realizua nga Levizja Rinore Egjyptiane & Rome dhe Qendra Për Advokim Social në kuadër të projektit “Aktivizëm qytetar dhe pjesëmarrje në procese vendimarrëse në nivel vendor i familjeve të pastreha” me mbështetjen financiare të .

Rritja e autonomisë fiskale e financiare të vetëqeverisjes vendore është një nga elementët kryesorë e të domosdoshëm për forcimin e qeverisjes dhe demokracisë vendore, duke sjellë impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore si dhe duke siguruar një përdorim eficent në aspektin social dhe ekonomik të burimeve financiare që ato disponojnë.

Kjo analizë shtjellon gjerësisht kuadrin ligjor mbi buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore si dhe burimin e parë financiar të tyre, që është mbledhja e taksave të ndryshme për bashkitë e vendit tonë, duke i orientuar më pas drejt nevojës për strehim social, si nevojë bazike e grupeve të margjinalizuara.

🔎Analizën e plotë e gjeni duke klikuar në këtë link 🔗https://km.levizalbania.al/ ose duke vizituar Platformën e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar në këtë link: 🔗https://km.levizalbania.al/

Address

Rruga Qemal Stafa, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35544500153

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Leviz Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Leviz Albania:

Shortcuts

Share