12/12/2025
KONFERENCA SHKENCORE – Ndikimet 5
“Përfshirja e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri: Evidenca Shkencore për Politika dhe Praktika Gjithëpërfshirëse”
Në drejtimin dhe menaxhimin e organizatës “Vish këpucët e mia” Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, i cili është partner në koalicionin e Kërkimeve Shkencore Rome në Shqipëri, mbajti dje Konferencën NDIKIMET 5 Me prezantimin e 12 punimeve shkencore të punuara nga studentë të 5 universiteteve të Shqipërisë, nën drejtimin e profesorëve ekspert të studimit akademik.
Kjo konferencë u mbajt në kuadër të mbylljes së projekti TRILL në të cilin, Universiteti i Shkodrës u përzgjodh për të mbajtur konferencën finale, si dhe për të prezantuar 12 punimet shkencore në kuadër të integrimit të komunitetit Rom dhe Egjitianë Shqipëri.
Në këtë konferncë morën pjesë me fjalë përshëndetëse:
Z. Ram Hadroj drejtor ekzekutiv i organizatës “Vish këpucët e mia” I cili ndër të tjera theksoj se rëndësia e përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor është një ndër qëllimet kryesore të organizatës, dhe se ky aktivitet ndihmon universitetet për të qënë pjesë e bashkëpunimit kombëtar në çështje e minoritetit Rom dhe Egjiptian, të cilat kanë nevojë për qasje akademike.
Z. Tonin Gjurja, rektor i universitetit të Shkodrës ndër të tjera theksoj: përfshirja e komuniteteve rome dhe egjiptiane kërkon më shumë se politika të mira — kërkon ndjeshmëri njerëzore. Ai shprehu gadishmërinë institucionale të bashkëpunimit për të ndihmuar kërkimin shkencor në këtë fushë.
Znj. Teuta Qyteza nënkryetare e bashkisë Shkodër theksoj faktin se Shkodra si një vend i kulturës ka mirëpritur dhe ka sistemuar anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptiann në qytetin e Shkodrës ndër shekuj, duke ju ofruar programe rigoroze për integrimin e tyre, dhe ajo identifikoj si shumë të rëndësishëm, kërkimin shkencor i cili është baza e adresimit të sfidave për këto komunitete.
Znj. Eranda Bilali, Dekane e universitetit të shkodrës në fjalën e saj, përgëzoj studentët pjesëmarrës dhe theksoj se kjo nismë ka qenë një shembull i mire i përfshirjes së studenteve në evente akademike, të cilat lënë gjurmë në historinë e universitetit.
Znj. Brunilda Zenelage drejtuese e departamentit të Sociologjisë në Fakultetin e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, ndau me pjesëmarrësit, rëndësinë e përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, dhe përgëzoj mundësinë e qasjes kombëtare të çështjes Rome nga institucionet akademike.
Konferenca u zhvillua në kuadër të projektit TRILL2425, të implementuar nga organizata “Vish këpucët e mia” dhe të financuar nga Zyra e Jashtme Federale e Qeverisë Federale të Gjermanisë, në bashkëpunim me:
• Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
• Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Shkencave Sociale
• Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë
• Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
• Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
• Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
• Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Me partner:
Bashkia Shkodër
Bashkia Elbasan
Bashkika Cërrik
Fondacioni Emanuel Korcë
Bashkia Roskovec
Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie ku kërkimi shkencor, politika sociale dhe bashkëpunimi institucional ndërthuren për të krijuar mundësi reale dhe të barabarta për të gjithë.