KSSH-Federata Sindikatave Administrates Publike e Sherb.Civil Shqiperise

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • KSSH-Federata Sindikatave Administrates Publike e Sherb.Civil Shqiperise
Directions Website

KSSH-Federata Sindikatave Administrates Publike e Sherb.Civil Shqiperise Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KSSH-Federata Sindikatave Administrates Publike e Sherb.Civil Shqiperise, Non-Governmental Organization (NGO), Konfederata e Sindikatave te Shqiperise (KSSH), Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3, Kodi Postar, Kombinat Tirana, Tirana.

Organizatë sindikale Federative qëndrore, krijuar mbi bashkimin vullnetar të punonjësve të sektorëve të Administratës Shtetërore e përbërë nga Administrata qëndrore, Administrata lokale e qeverisjes vendore, Autoritetet e pavarura, të Shërbimit Civil, etj

🩷 Dirida, KRENARE, të frymëzuara dhe të përfaqësuara denjësisht nga ti!🌟 Urime për zgjedhjen si Presidente e Komitetit t...
13/10/2026

🩷 Dirida, KRENARE, të frymëzuara dhe të përfaqësuara denjësisht nga ti!

🌟 Urime për zgjedhjen si Presidente e Komitetit të Rrjetit të Rinisë së PERC! 🌟

Një urim i përzemërt për kolegen tonë të dashur, për këtë vlerësim të merituar dhe përgjegjësi të re! 💐

Jemi të lumtura dhe krenare që, përmes teje, KSSH përfaqësohet me dinjitet në këtë rol të rëndësishëm ndërkombëtar. Ky është një moment i bukur që na gëzon të gjithëve dhe një vlerësim që na mbush me krenari.

Të urojmë shumë suksese, energji pozitive dhe arritje të reja në këtë rrugëtim! Qoftë kjo një mundësi e bukur për të sjellë ide të reja, për të fuqizuar zërin e të rinjve dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi e solidariteti. ❤️🤝

Urime nga zemra! Krenarë për ty dhe të urojmë suksese në çdo hap! 🌹

🌍 ITUC VLERËSON ANGAZHIMIN E KSSH-SË DHE RRJETIT TË SAJ RINOR NË DITËN BOTËRORE PËR PUNË TË DENJË! ✊🇦🇱📣 Konfederata Ndër...
13/10/2026

🌍 ITUC VLERËSON ANGAZHIMIN E KSSH-SË DHE RRJETIT TË SAJ RINOR NË DITËN BOTËRORE PËR PUNË TË DENJË! ✊🇦🇱

📣 Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) ka pasqyruar në kanalin e saj zyrtar “X” aktivitetin e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), përmes Rrjetit të saj Rinor, më 7 tetor 2026, në kuadër të Ditës Botërore për Punë të Denjë.

Ky pasqyrim përbën një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e KSSH-së në fuqizimin e rolit të të rinjve në lëvizjen sindikale, promovimin e organizimit kolektiv dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse.

🗣️ Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrjen e të rinjve sindikalistë, nën kujdesin e Presidentit të KSSH-së, Kol Nikollaj, dhe përfshiu prezantimin e studiuesit Neshat Zeneli, me temë “Puna e denjë dhe të rinjtë në Shqipëri”, ku u trajtuan sfidat e punësimit, pagat, siguria në punë dhe perspektivat profesionale të brezit të ri.

💻 Një moment i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e KSSH-së në dialogun online me ITUC, në kuadër të të cilit KSSH pati mundësinë të përcillte paraprakisht, përmes komunikimit zyrtar me email, disa pyetje dhe çështje për diskutim, të lidhura drejtpërdrejt me realitetin e të rinjve shqiptarë.
🔹 Punësimi dhe emigracioni i të rinjve: Nevoja për politika konkrete që integrimi europian i Shqipërisë të shoqërohet me krijimin e vendeve të denja të punës në vend, paga të drejta dhe perspektiva të qëndrueshme për të rinjtë.
🔹 Inteligjenca Artificiale dhe transformimi digjital: Roli i sindikatave në mbrojtjen e punonjësve të rinj nga rreziqet e automatizimit, si dhe garantimi i aksesit në kualifikim, arsimim dhe formim profesional të vazhdueshëm.
🔹 Integrimi europian dhe të drejtat e punëtorëve: Rëndësia e forcimit të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, përmirësimit të pagave, garantimit të kontratave të qëndrueshme dhe mbrojtjes së të drejtave të të rinjve në tregun e punës.
🔹 Strehimi i përballueshëm dhe drejtësia sociale: Nevoja për politika sindikale dhe sociale që adresojnë vështirësitë e të rinjve për strehim, akses në arsim cilësor, shërbime publike dhe mundësi reale për një jetë dinjitoze.
🤝 KSSH shpreh mirënjohjen e saj ndaj ITUC për bashkëpunimin, mundësinë e pjesëmarrjes në këtë dialog ndërkombëtar dhe pasqyrimin e aktivitetit të Rrjetit Rinor të KSSH-së në komunikimin e saj zyrtar.
Ky bashkëpunim rikonfirmon rëndësinë e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe angazhimin e vazhdueshëm të KSSH-së në kuadër të ITUC/PERC për promovimin e punës së denjë, demokracisë dhe përfaqësimit efektiv të brezit të ri.
✊ Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e sindikatave. Ata janë një forcë aktive e lëvizjes sindikale që sot! (linku i postimit të ITUC - https://x.com/ituc/status/2109896421180621268)

Young workers are not only the future of trade unions. They are an active and influential force today. ✊️

On World Day for Decent Work, the Confederation of Trade Unions of Albania (KSSH), through its Youth Network, brought together young trade unionists to discuss the future of the trade union movement and the challenges facing young workers in Albania, including low wages, job insecurity, poor working conditions and limited opportunities for career development.

KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise

13/10/2026
13/10/2026
🟣 🇧🇬 Bistra Karadimova, drejtuese e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Konfederatën e Sindikatave të Pavarur...
13/10/2026

🟣 🇧🇬 Bistra Karadimova, drejtuese e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Konfederatën e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB), është zgjedhur Presidente e Komitetit të Grave të Këshillit Rajonal Pan-Evropian (PERC) të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave.

📈 Në votimin e zhvilluar sot në mbledhjen e Komitetit, Karadimova mori mbështetje bindëse: 29 nga 33 delegatë, që përfaqësonin 25 vende të Evropës dhe Azisë, votuan pro saj.

👥 Votimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Grave të PERC-së, e cila po mbahet nën mikpritjen e KNSB-së. Në konferencë mori pjesë sot edhe Isabelle Schömann, Zëvendëssekretare e Përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Sindikatave (ETUC).

🇰🇿 🇺🇦 Nënkryetare të Komitetit të Grave u zgjodhën Nina Osmanova nga Kazakistani dhe Natalia Levitska nga Ukraina.

🖇️ [https://shorturl.at/q6Av7]()

13/10/2026

Tiziana Kosovari, Zgjidhet Koordinatore e KSSH për Qarkun Durrës.

KSSH vijon procesin e rigjenerimit dhe forcimit të strukturave të saj drejtuese, duke i hapur gjithnjë e më shumë rrugë brezit të ri dhe grave në drejtimin sindikal.

Me kënaqësi njoftojmë se Asambleja Vendore e KSSH per Qarkun Durres zgjodhi Znj. Tiziana Kosovari si Koordinatore e KSSH për Qarkun Durrës.

Tiziana Kosovari është një aktiviste e angazhuar prej vitesh në lëvizjen sindikale dhe pjesë e rrjetit të të rinjve të KSSH. Ajo sjell në këtë detyrë një përvojë të konsoliduar në organizimin kolektiv, drejtimin dhe menaxhimin e fushatave , si dhe një angazhim shumëvjeçar në sindikatën e sektorit të elektroenergjetikës.

E diplomuar në “Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike”Tiziana ka ndërtuar gjatë viteve një profil të fortë si aktiviste dhe drejtuese sindikale. Prej 6 vitesh ajo është e angazhuar në strukturat sindikale vendore të KSSH, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëmarrësve.

Zgjedhja e saj është një tjetër dëshmi e vullnetit të KSSH për të sjellë në drejtim energji të reja, gra dhe të rinj , duke forcuar demokracinë, përfaqësimin dhe kapacitetet organizative të strukturave tona.

KSSH po konsolidon një “sindikatë moderne të shekullit XXI “, të aftë për t’u përballur me sfidat e reja të botës së punës dhe për të mbrojtur e përfaqësuar me dinjitet, përgjegjshmëri dhe besnikëri punëtorët shqiptarë.

I urojmë Znj. Tiziana Kosovari , suksese në këtë detyrë të re dhe besojmë se përvoja, energjia dhe përkushtimi i saj do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të KSSH dhe të përfaqësimit sindikal në Qarkun Durrës.

**Suksese, Tiziana! Për një sindikatë më të fortë, më moderne dhe më pranë punëtorëve!**

6–7. 10. 2026 📍Sofie, Bullgari🇦🇱🤝🇪🇺 Konferencën e 9-të të Rinisë së PERC-ut,👩‍🦰 Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit ...
07/10/2026

6–7. 10. 2026 📍Sofie, Bullgari

🇦🇱🤝🇪🇺 Konferencën e 9-të të Rinisë së PERC-ut,

👩‍🦰 Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së, zgjidhet Presidente e Komitetit të Rinisë së PERC-ut për mandatin e ri. 🎉🇦🇱✊

Rrjeti i të Rinjve të KSSH-së mori pjesë në Konferencën e 9-të të Rinisë së PERC-ut, të mbajtur në selinë e CITUB-it në Sofje, Bullgari, me temën “Punonjësit e rinj në kohë ndryshimesh”. 🌍✊

Konferenca u hap nga Ognyan Atanasov, Zëvendëspresident i CITUB-it, Nikola Bobić, President i Komitetit të 8-të të Rinisë së PERC-ut, dhe Kalina Drenska nga Friedrich-Ebert-Stiftung Bullgari, shoqëruar nga një mesazh përshëndetës me video nga Esther Lynch, Sekretare e Përgjithshme e PERC-ut.

💡 Gjatë dy ditëve, sindikalistët e rinj diskutuan mbi disa nga transformimet më të rëndësishme që prekin punonjësit e rinj dhe të ardhmen e sindikalizmit.

Sesioni i parë u fokusua te Inteligjenca Artificiale (IA), vendet e punës dhe fushatat që synojnë të rinjtë, me kontribute nga Dirida Nikollaj (KSSH), e cila prezantoi “Eksperimentin e Ministrit të IA-së në Shqipëri”, Vasil Todorov (CITUB), që prezantoi Asistentin e IA-së të CITUB-it, dhe Aleksandra Zdanowska (FNV), e cila ndau nisma frymëzuese.

⚖️ Monica Tepfer nga Departamenti Ligjor i ITUC-ut prezantoi Konventën e re të ILO-s nr. 193 mbi punën në platforma dixhitale, e ndjekur nga një diskutim me pjesëmarrësit.

📱 Në ditën e dytë, Todd Brogan, Drejtor i ITUC-ut për Fushatat dhe Organizimin, drejtoi sesionin mbi organizimin dixhital, fushatat dhe dixhitalizimin e punës sindikale, të shoqëruar me diskutime mes sindikalistëve të rinj.

🗳️ Një moment kyç i konferencës ishte zgjedhja e Komitetit të 9-të të Rinisë së PERC-ut. KSSH ka kënaqësinë të njoftojë se Dirida Nikollaj, si përfaqësuese e Rrjetit të të Rinjve të KSSH-së, u zgjodh Presidente e Komitetit të Rinisë së PERC-ut për mandatin e ri. 🎉🇦🇱✊

Konferenca punoi gjithashtu për përcaktimin e prioriteteve dhe planit të veprimit të Komitetit të ri.

Urime Komitetit të sapozgjedhur të 9-të të Rinisë së PERC-ut dhe suksese për një mandat të fuqishëm e aktiv! 💪🌍

Address

Konfederata E Sindikatave Te Shqiperise (KSSH), Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3, Kodi Postar, Kombinat Tirana
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KSSH-Federata Sindikatave Administrates Publike e Sherb.Civil Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share