INCA Albania

Call Directions Website Contact the organization

INCA Albania INCA - Institute for Nature Conservation in Albania

Përfundon me sukses projekti BESTbelt “Kullotja e qëndrueshme për ruajtjen e ekosistemeve jetike të Kullotave”Instituti ...
21/10/2026

Përfundon me sukses projekti BESTbelt “Kullotja e qëndrueshme për ruajtjen e ekosistemeve jetike të Kullotave”

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) ka përfunduar me sukses projektin e financuar nga BESTbelt, “Kullotja e qëndrueshme për ruajtjen e ekosistemeve jetike të kullotave”, i zbatuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik, një segment i rëndësishëm i degës Ballkanike të Brezit të Gjelbër Evropian. Projekti synonte të mbështeste ruajtjen e habitateve të vlefshme të kullotave alpine përmes praktikave të qëndrueshme të kullotjes, duke përmirësuar njëkohësisht mirëqenien e barinjve vendas dhe komuniteteve rurale.

I zbatuar në partneritet me Agro - Eko Dibra, projekti trajtoi një nga sfidat kryesore me të cilat përballen ekosistemet malore të kullotave: rënien graduale dhe braktisjen e praktikave tradicionale të kullotjes. Nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me barinjtë dhe komunitetet lokale, projekti analizoi faktorët ekologjikë dhe socio-ekonomikë që ndikojnë në aktivitetet e kullotjes dhe identifikoi masa praktike për mbështetjen e vazhdimësisë së tyre.

Per me teper: https://www.inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/perfundon-me-sukses-projekti-bestbelt-kullotja-e-qendrueshme-per-ruajtjen-e-ekosistemeve-jetike-te-kullotave

------------------------

BESTbelt Project “Sustainable grazing for the preservation of vital grasslands ecosystems” successfully completed

The Institute for Nature Conservation in Albania (INCA Albania) has successfully completed the BESTbelt-funded project“Sustainable Grazing for the Preservation of Vital Grasslands Ecosystems” in the Korab-Koritnik Nature Park, an important section of the Balkan branch of the European Green Belt. The project aimed to support the conservation of valuable alpine grassland habitats through sustainable grazing practices while improving the livelihoods of local shepherds and rural communities.

Implemented in partnership with Agro - Eko Dibra, the project addressed one of the key challenges facing mountain grassland ecosystems: the gradual decline and abandonment of traditional grazing practices. By working directly with local shepherds and communities, the project explored both the ecological and socio-economic factors influencing grazing activities and identified practical measures to support their continuation.

For more: https://www.inca-al.org/en/activities/bestbelt-project-sustainable-grazing-for-the-preservation-of-vital-grasslands-ecosystems-successfully-completed


21/10/2026

Këtë javë do të jemi në Librazhd!

Librazhdi është një territor me pasuri të veçanta natyrore dhe biodiversitet të lartë. Nga lumi Shkumbin dhe degët e tij, te pyjet, ekosistemet malore dhe Parku Kombëtar Shebenik, kjo zonë ka një rëndësi të veçantë për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Por pasuria natyrore shoqërohet edhe me sfida të rëndësishme për qeverisjen mjedisore: mbrojtjen e burimeve ujore, menaxhimin e mbetjeve, shfrytëzimin e burimeve natyrore, ruajtjen e biodiversitetit dhe përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje.
Si mund të identifikohen dhe dokumentohen shkeljet mjedisore? Kur një problem mjedisor bëhet çështje drejtësie? Dhe si mund të ndikojnë qytetarët dhe organizatat në vendimet që prekin territorin e tyre?
Më 22–23 tetor, në Librazhd, projekti AJEG-Albania vijon ciklin e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR).
Gjatë dy ditëve do të trajtojmë të drejtat mjedisore, Konventën e Aarhus-it, identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve, mekanizmat e raportimit dhe ankimit, si dhe aksesin në drejtësi.
Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet pjesëmarrjes në vendimmarrje, procedurave të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), konsultimeve publike, advokimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, organizatave, bizneseve dhe institucioneve.
Përmes ushtrimeve praktike dhe analizës së rasteve, pjesëmarrësit do të punojnë për të ndërtuar strategji konkrete veprimi për problematikat mjedisore.

📅 22–23 tetor 2026
📍 Bar Restorant Kantina, Librazhd
🕘 22 tetor: 09:30–15:30 | 23 tetor: 10:00–14:30

Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët mjedisorë dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë. Mos e humbisni! Regjistrohuni tani në adresën: [email protected]
Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

AFD - Agence Française de Développement
France
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

15/10/2026

Një problem mjedisor. Një pyetje ligjore. Ku duhet të drejtoheni?

Keni konstatuar ndotje, hedhje të paligjshme mbetjesh, dëmtim të pyjeve apo ndërhyrje që mund të cenojnë mjedisin? Dëshironi të dini cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund të veproni?

Platforma “Avokati i Mjedisit” është krijuar për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, organizatave dhe komuniteteve që përballen me problematika mjedisore dhe kanë nevojë për informacion apo orientim ligjor.

Përmes platformës mund të bëni pyetje ligjore, të raportoni shkelje mjedisore, edhe në mënyrë anonime, të njiheni me të drejtat tuaja dhe të ndiqni ecurinë e çështjes së raportuar.

Shërbimi është falas dhe i aksesueshëm online.

Në videon e mëposhtme ju tregojmë si të përdorni platformën dhe ku të gjeni shërbimet që ju nevojiten.

https://mjedisi.qksh.org

Njohja e të drejtave dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë janë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
"Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

15/10/2026

Po zhvillohet tani | Dita e parë e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve mbi qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR)

Kur një problem mjedisor përbën shkelje administrative dhe kur mund të kemi të bëjmë me një vepër penale? Si dokumentohet një rast dhe cilat janë rrugët ligjore e institucionale për të kërkuar përgjegjësi?

Këto janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot, më 15 tetor, në Lezhë, gjatë ditës së parë të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile mbi qeverisjen dhe drejtësinë mjedisore.

Diskutimet nisin nga të drejtat mjedisore dhe Konventa e Aarhus-it, përfshirë aksesin në informacion, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar drejtësisë.

Në vijim, fokusi kalon te identifikimi i shkeljeve mjedisore, dallimi ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale, si dhe dokumentimi i rasteve përmes mbledhjes së provave, shqyrtimit të lejeve dhe autorizimeve dhe përdorimit të mekanizmave të raportimit, ankimit dhe referimit.

Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete, do të përgatisin dosjen e një problematike mjedisore dhe do të hartojnë një strategji veprimi, duke identifikuar institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat më të përshtatshëm për ndërhyrje.

Synimi është që organizatat të forcojnë aftësitë për të kaluar nga evidentimi i një problemi mjedisor te dokumentimi, ndjekja institucionale dhe përdorimi i instrumenteve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Trajnimi zhvillohet më 15 dhe 16 tetor 2026, në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta”, Lezhë, në kuadër të projektit AJEG-Albania.

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

France
AFD - Agence Française de Développement
INCA Albania
"Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

13/10/2026

Trajnim për Ngritjen e Kapaciteteve të OJF-ve mbi Qeverisjen Mjedisore, Drejtësinë dhe CSR | Lezhë, 15–16 tetor 2026

Këtë javë do të udhëtojmë drejt Lezhës, ku më 15–16 tetor do të zhvillojmë trajnimin e radhës në kuadër të projektit AJEG-Albania, me fokus forcimin e njohurive dhe aftësive praktike të organizatave të shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave mjedisore.

Kur një problem mjedisor përbën shkelje administrative dhe kur mund të kemi të bëjmë me një vepër penale? Si dokumentohet një rast, cilat institucione kanë përgjegjësi dhe çfarë mund të bëjnë organizatat dhe qytetarët për të kërkuar zbatimin e ligjit?

Këto janë disa nga pyetjet që do të trajtojmë gjatë ditës së parë, duke u ndalur te të drejtat mjedisore, Konventa e Aarhus-it, identifikimi i shkeljeve dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë. Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të punojnë me raste konkrete, nga mbledhja e provave dhe përgatitja e dosjes deri te hartimi i një strategjie veprimi.

Dita e dytë do t'i kushtohet pjesëmarrjes në vendimmarrjen mjedisore, procedurave të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, konsultimeve publike dhe advokimit. Do të diskutojmë gjithashtu bashkëpunimin ndërmjet organizatave, komuniteteve, bizneseve dhe institucioneve, si dhe përgjegjësinë sociale të biznesit, standardet ESG dhe praktikat e qëndrueshme.

Synimi është që pjesëmarrësit të përvetësojnë mjete konkrete për të kaluar nga identifikimi i një problemi mjedisor te dokumentimi, ndjekja institucionale dhe kërkimi i zgjidhjeve.

📅 15–16 tetor 2026
📍 Biblioteka Publike “Gjergj Fishta”, Lezhë
🕘 09:30–15:30

Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët mjedisorë dhe të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij trajnimi. Për të marrë pjesë, regjistrohuni duke na shkruar në [email protected].

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
"Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

Newsletter nr.3 / CoastrustGjatë vitit 2026, projekti COASTRUST ka sjellë bashkë komunitete, institucione dhe organizata...
13/10/2026

Newsletter nr.3 / Coastrust

Gjatë vitit 2026, projekti COASTRUST ka sjellë bashkë komunitete, institucione dhe organizata mjedisore në gjithë Mesdheun për të forcuar kujdestarinë e ekosistemeve bregdetare. Nga nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në Neum, tek fushatat e pastrimit në Neretva dhe Hutovo Blato, festivalet edukative në Itali, prezantimet në konferenca ndërkombëtare dhe takimet në Shkodër për strategjinë e Bunës – çdo aktivitet ka kontribuar në mbrojtjen e biodiversitetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

🤝 INCA – Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, si partnere e projektit, po kontribuon drejtpërdrejt në realizimin e aktiviteteve të kujdestarisë mjedisore në zonën pilote të Lumit Buna–Velipojë. Përmes angazhimit të komuniteteve lokale, institucioneve dhe aktorëve të interesit, INCA po mbështet zbatimin e strategjisë së kujdestarisë dhe kthimin e saj në veprime konkrete për ruajtjen afatgjatë të këtij peizazhi të mbrojtur.

🌱 Me pjesëmarrjen e shkollave, qytetarëve, ekspertëve dhe institucioneve, COASTRUST dhe INCA po kthejnë rezultatet e projektit në ndikime afatgjata për komunitetet bregdetare të Mesdheut.

Për më tepër:https://inca-al.org/media/files/2026/10/13/Newsletter_3.pdf

🌱 Bashkohuni në Sesionet Informuese – Thirrja për Mini Grante EP/EACH 🌱A jeni duke planifikuar të aplikoni në thirrjen e...
12/10/2026

🌱 Bashkohuni në Sesionet Informuese – Thirrja për Mini Grante EP/EACH 🌱

A jeni duke planifikuar të aplikoni në thirrjen e re EP/EACH për Propozime Projektesh?

Merrni pjesë në sesionet e dedikuara të informimit, të dizajnuara për të udhëzuar organizatat e shoqërisë civile gjatë gjithë procesit të aplikimit.

📝 Temat kryesore që do të diskutohen:
➡ Procedurat e aplikimit
➡ Dokumentacioni i nevojshëm
➡ Kriteret e pranueshmërisë
➡ Prioritetet e thirrjes dhe afatet
➡ Qasje praktike: Metoda “Fëmija për Fëmijën” dhe koncepti i “Shkollës së Gjelbër”

📍 Datat & Vendet:
• Vlorë – 14 tetor 2026, ora 10:00, Hotel Bolonja
• Librazhd – 15 tetor 2026, ora 10:00, Bar Restorant “Sopoti”
• Kukës – 16 tetor 2026, ora 10:00, Oda e Kukësit

🌱 Ky është një rast i shkëlqyer për të kuptuar kërkesat e thirrjes, për të forcuar idenë e projektit dhe për të mësuar qasje inovative për angazhimin e të rinjve, shkollave dhe komunitetir në edukimin mjedisor.

📩 Për më shumë informacion dhe dokumentet e aplikimit: https://inca-al.org/.../thirrje-per-aplikime-mini-grante

ℹ️ Projekti EP/EACH financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në partneritet me Shoqatën e Parqeve Kombëtare Shqiptare (ANPA) dhe me UNICEF si partner i asociuar.



---------------------------

🌱 Join the Orientation Sessions – EP/EACH Mini Grants Call 🌱

Are you planning to apply for the new EP/EACH Call for Proposals?

Take part in our dedicated information sessions designed to guide civil society organizations through the full application process.

📝 Key topics to be discussed:
➡ Application procedures
➡ Required documentation
➡ Eligibility criteria
➡ Call priorities and deadlines
➡ Practical approaches: Child to Child methodology and the Green School concept

📍 Dates & Locations:
• Vlora – 14 October 2026, 10:00, Hotel Bolonja
• Librazhd – 15 October 2026, 10:00, Bar Restaurant “Sopoti”
• Kukës – 16 October 2026, 10:00, Oda e Kukësit

🌱 This is a great opportunity to understand the call requirements, strengthen your project idea, and learn innovative approaches for engaging youth, schools and community in environmental education.

📩 For more information and application documents : https://inca-al.org/.../thirrje-per-aplikime-mini-grante

ℹ️ The EP/EACH project is funded by the European Union in Albania and implemented by the Institute for Nature Conservation in Albania (INCA), in partnership with the Albanian National Parks Association (ANPA) and with UNICEF as associated partner.

10 Tetori – Dita Botërore e Shpendëve ShtegtarëÇdo Shpend Ka Rëndësi - Vëzhgimet Tuaja Kanë Rëndësi!World Migratory Bird...
10/10/2026

10 Tetori – Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë

Çdo Shpend Ka Rëndësi - Vëzhgimet Tuaja Kanë Rëndësi!

World Migratory Bird Day (WMBD)


Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmendjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujorë Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
Më 26 Tetor 2017, në kuadër të CMS COP12 në Manila, Mjedisi për Amerikat (EFTA), Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano-Euroziatik, u proklamua një partneritet inovativ për rritjen e ndërgjegjësimit të gjendjes së shpendëve shtegtarë në mbarë botën. Partneriteti i ri zyrtar bashkon dy nga fushatat më të mëdha të edukimit të shpendëve në botë, Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegtarë (IMBD) dhe Ditën Botërore të Shpendëve Shtegtarë (WMBD) në një përpjekje për të përforcuar njohjen dhe vlerësimin global të zogjve migrues, si dhe thekson nevojën urgjente për ruajtjen e tyre.
Konventa për llojet shtegtare (CMS), Marrëveshja afrikano-eurasiatike e Ujit (AEWA) dhe Mjedisi për Amerikat (EFTA) kanë bashkuar forcat për të forcuar njohjen globale dhe vlerësimin ndaj shpendëve shtegtarë.
Tema për vitin 2026: "Çdo Shpend Ka Rëndësi - Vëzhgimet Tuaja Kanë Rëndësi!", thekson rolin e rëndësishëm të shkencës së komunitetit (e njohur edhe si shkencë qytetare) për ruajtjen e shpendëve migratorë.
Fushata e vitit 2026 hedh dritë mbi përpjekjet e drejtuara nga njerëzit që janë thelbësore për ruajtjen e shpendëve dhe shkencën, duke festuar se si individët, komunitetet dhe organizatat në të gjithë botën po ndihmojnë në ndërtimin e bazës së njohurive për të ruajtur më mirë shpendët migratorë përtej kufijve.
Nga vëzhgimet në oborret e shtëpisë deri te anketat globale të koordinuara, miliona njerëz në të gjithë botën kontribuojnë me informacione jetësore rreth shpendëve migratorë, habitateve të tyre dhe sfidave me të cilat përballen çdo vit. Përmes këtyre vëzhgimeve të regjistruara, njerëzit po angazhohen në shkencën e komunitetit/qytetarit që ndihmon në gjurmimin e modeleve të migrimit, trendeve të popullsisë dhe ndryshimeve në habitatet nëpër rrugët e fluturimit. Fushata do të tregojë se si çdo vëzhgim kontribuon në të dhëna thelbësore dhe mbështet ruajtjen e bazuar në prova në shkallë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kur njerëzit marrin pjesë në aktivitete të numërimit të zogjve që ndihmojnë në mbledhjen e këtyre të dhënave të rëndësishme, ata gjithashtu forcojnë lidhjen e tyre me natyrën, thellojnë kuptimin e tyre për presionet me të cilat përballen zogjtë dhe shpesh bëhen kujdestarë të mbrojtjes së natyrës, duke forcuar angazhimin e shoqërisë me natyrën.
Tema e këtij viti është veçanërisht domethënëse pasi njeh shumë projekte shkencore të komunitetit përgjatë të gjitha rrugëve kryesore të fluturimit në botë. Ne do të përqendrohemi në iniciativat dhe platformat e monitorimit që tashmë ekzistojnë për të regjistruar vëzhgimet e zogjve në mënyra që mbështesin si shkencën ashtu edhe politikat. Dita Botërore e Zogjve Migratorë 2026 përkon gjithashtu me 60-vjetorin e Regjistrimit Ndërkombëtar të Zogjve të Ujit, një mundësi për të festuar këtë përpjekje globale për të monitoruar dhe mbrojtur zogjtë ujorë migratorë, si dhe për të promovuar iniciativa të tjera të shkencës së komunitetit dhe qytetarit në të gjitha rrugët e fluturimit të botës. Duke i inkurajuar njerëzit të mbledhin vëzhgime nga të gjitha rrugët migratore, mund të ndërtohet një pamje më të qartë e "historisë së rrugëve të fluturimit", duke theksuar lidhshmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përgjegjësinë tonë kolektive.
Në vitin 2026, Dita Botërore e Zogjve Migratorë do të festohet në dy ditë, 9 maj dhe 10 tetor, në përputhje me natyrën ciklike të migrimit të shpendëve në hemisfera të ndryshme.
Nga viti 2018 e tutje, fushata e re e përbashkët miratoi emrin e vetëm të "Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë", dhe ngjarjet kryesore për të përkujtuar këtë ditë do të organizohen dy herë në vit, të shtunën e dytë të majit dhe tetorit dhe mund të vazhdohet të përkujtohet apo festohet gjatë gjithë vitit, sa herë që zogjtë shtegtarë janë të pranishëm në një lokalitet të caktuar. Viti 2018 shënoi një fillim të ri për Ditën Botërore të Zogjve Shtegtarë, pasi ai tani bashkon korridoret kryesore të fluturimit të zogjve të planetit, ose fluturimet, përkatësisht fluturimet afrikano-euroaziatike, aziatiko australiane dhe amerikane.

08/10/2026

Po zhvillohet tani | Dita e parë e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve mbi qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR)

Kur një problem mjedisor përbën shkelje administrative dhe kur një vepër penale? Si dokumentohet një rast dhe cilat janë rrugët ligjore e institucionale për të kërkuar përgjegjësi?

Këto janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot, më 8 tetor, në Tiranë, në ditën e parë të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të organizatave mbi qeverisjen dhe drejtësinë mjedisore.

Diskutimet nisin nga të drejtat mjedisore dhe Konventa e Aarhus-it, përfshirë aksesin në informacion, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të drejtën për t'iu drejtuar organeve të drejtësisë.

Në vijim, fokusi kalon te identifikimi i shkeljeve mjedisore, dallimi ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale, si dhe dokumentimi i rasteve përmes mbledhjes së provave, shqyrtimit të lejeve dhe autorizimeve dhe përdorimit të mekanizmave të raportimit, ankimit dhe referimit.

Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete, do të përgatisin dosjen e një problematike mjedisore dhe do të hartojnë një strategji veprimi, duke identifikuar institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat më të përshtatshëm për ndërhyrje.

Synimi është që organizatat të forcojnë aftësitë për të kaluar nga evidentimi i një problemi mjedisor te dokumentimi, ndjekja institucionale dhe përdorimi i instrumenteve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

Address

Rruga Islam Alla
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542231437

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INCA Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to INCA Albania:

Shortcuts

Share