19/10/2026
💙 Si ndihen fëmijët këto ditë? Ne i pyetëm dhe i dëgjuam.
Pyetëm fëmijët dhe të rinjtë, pjesëmarrës në projektet tona, për mënyrën se si po i përjetojnë ditët e fundit, çfarë i shqetëson dhe çfarë u jep shpresë.
💬 Ja çfarë ndanë ata me ne:
🛡️ Siguria dhe mbrojtja
Fëmijët dhe të rinjtë kanë shqetësime për sigurinë e tyre, të familjeve dhe të bashkëmoshatarëve. Për disa, frika ndikon në përditshmërinë, vajtjen në shkollë, takimet me miqtë dhe mirëqenien emocionale.
🗣️ Të dëgjohen pa frikë
Edhe pse kanë mendime të ndryshme, ata ndajnë një dëshirë të përbashkët: zëri i tyre të dëgjohet, mendimet e tyre të respektohen dhe të merren seriozisht. Çdo fëmijë dhe i ri ka të drejtë të shprehet lirshëm dhe të marrë pjesë në jetën publike, në mënyrë paqësore dhe të sigurt.
🌱 Mbështetje dhe shpresë
Mes pasigurisë, ata vazhdojnë të shpresojnë për të ardhmen e tyre në Shqipëri. Kërkojnë informacion të besueshëm, hapësira të sigurta ku mund të flasin hapur dhe mbështetje emocionale e ligjore kur kanë nevojë.
💙 T’i dëgjojmë fëmijët nuk është thjesht një zgjedhje, por një përgjegjësi. Zëri i tyre ka rëndësi, ndjenjat e tyre meritojnë vëmendje dhe siguria e mirëqenia e tyre duhet të jenë gjithmonë në qendër.
Le të krijojmë së bashku më shumë hapësira ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i mbështetur.