Shoqata e Botuesve Shqiptarë

Call Directions Website Contact the organization

Shoqata e Botuesve Shqiptarë Mirësevini në faqen zyrtare të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë! Në këtë faqe do të gjeni te gjitha informacionet që kanë lidhje me aktivitetin e ShBSh-së

Ky shkrim është pjesë e studimit “Qasja e lexuesit të vogël dhe të ri në librin artistik në Shqipëri. Motivimet, qëndrim...
28/09/2026

Ky shkrim është pjesë e studimit “Qasja e lexuesit të vogël dhe të ri në librin artistik në Shqipëri. Motivimet, qëndrimet dhe faktorët socio-kulturorë”, ndërmarrë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që ka në fokus marrëdhënien e fëmijëve dhe adoleshentëve shqiptarë me librin dhe leximin. Ky vëzhgim e njëherazi analizë do të paraqitet e diskutohet në Panairin e Librit të Tiranës, nëntor 2026.
Raporti synon të shkojë përtej pyetjes së thjeshtë “A lexojnë fëmijët dhe të rinjtë?” dhe të kuptojë si ndryshon marrëdhënia e tyre me librin gjatë rritjes: çfarë i nxit të lexojnë, çfarë i largon nga leximi, çfarë roli luajnë familja, shkolla dhe biblioteka, si ndikon koha e kaluar përpara ekraneve, çfarë presin vetë të rinjtë nga librat dhe cilët janë faktorët që mund t’i afrojnë ose t’i rikthejnë të rinjtë te libri.

Të dhënat që paraqiten më poshtë janë vetëm një pjesë e rezultateve të këtij studimi. Por ato nxjerrin në pah një dukuri që meriton vëmendje të veçantë: ndërsa në fëmijëri marrëdhënia me librin mbetet e fortë, me hyrjen në adoleshencë leximi fillon të humbasë terren.

Një analizë objektive e situatës së botimeve për fëmijë në Shqipëri 2025, tregut të këtij libri dhe sidomos qëndrimeve dhe sjelljeve të lexuesit…

Vazhdon puna e jurisë së Panairit të Librit Tirana 2026.Lexime e plot diskutime. Ju kujtojmë se pak kohe ka mbetur nga a...
23/09/2026

Vazhdon puna e jurisë së Panairit të Librit Tirana 2026.
Lexime e plot diskutime.
Ju kujtojmë se pak kohe ka mbetur nga afati i mbylljes së konkurrimit: "të vonuarit" të nxitojnë për të sjellë📚📚

✨ Për herë të parë në Shqipëri, Georgi Gospodinov vjen në SINTRAK si i ftuar nderi i edicionit të parë të festivalit.“Le...
11/09/2026

✨ Për herë të parë në Shqipëri, Georgi Gospodinov vjen në SINTRAK si i ftuar nderi i edicionit të parë të festivalit.

“Letërsia dhe rrëfimet kanë fuqi shpëtimtare. Ato kanë fuqinë të ruajnë njerëzoren dhe janë një antidot natyror, një kundërpeshë ndaj propagandës dhe populizmit agresiv. Letërsia është një zbutëse e madhe e frikës.”
— Georgi Gospodinov

Shkrimtari i parë bullgar, fitues i International Booker Prize 2023 për romanin Kohëstrehim (Time Shelter), Gospodinov është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore europiane. Librat e tij janë botuar në rreth 40 gjuhë, ndërsa vepra e tij përfshin poezi, tregime, romane, dramaturgji dhe skenarë.
Në vitin 2023, ai u shpall Kalorës i Urdhrit Francez të Arteve dhe Letërsisë, ndërsa së fundmi është nderuar edhe me Çmimin Europian Jean Monnet. Romani i tij më i fundit, Kopshtari dhe vdekja, është përzgjedhur nga The New Yorker ndër librat e vitit.

Në shqip, lexuesit e njohin Gospodinovin përmes Roman Natyral përkthyer nga Janka Selimi, si dhe përkthimeve të Milena Selimit: Fizika e Trishtimit, Kohëstrehim dhe Kopshtari dhe vdekja. Për përkthimin e Kohëstrehim, Milena Selimi u nderua me çmimin “Përkthimi më i mirë” në Panairin e Librit Tirana 2024 dhe çmimin “At’ Gjergj Fishta” 2025.

📍 17 shtator 2026 | Teatri i Kukullave, Tiranë
🕢 19:30 | Georgi Gospodinov në bisedë me Milena Selimin
✍️ Biseda do të pasohet nga nënshkrimi i librave.

🇦🇱📚🇨🇳 Më shumë letërsi kineze për lexuesin shqiptarSot, drejtuesit e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, z. Petrit Ymeri dhe...
01/09/2026

🇦🇱📚🇨🇳 Më shumë letërsi kineze për lexuesin shqiptar

Sot, drejtuesit e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, z. Petrit Ymeri dhe z. Gezim Tafa, zhvilluan një takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, znj. Pang Chunxue. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi në sektorin e librit dhe mundësia për të sjellë më shumë letërsi kineze në gjuhën shqipe, një bashkëpunim që në fakt nuk nis sot. Ai ka filluar prej vitesh, edhe në kuadër të nismës 16+1, duke krijuar ura bashkëpunimi mes botuesve shqiptarë dhe institucioneve e partnerëve kinezë, si dhe duke mundësuar botimin në shqip të një numri veprash të rëndësishme të letërsisë kineze.

Takimi i sotëm synonte t'i jepte një shtysë të re këtij bashkëpunimi. U fol për mbështetjen e përkthimeve dhe botimeve, për njohjen më të mirë të letërsisë kineze nga publiku shqiptar dhe për mundësinë që shtëpitë botuese shqiptare të sjellin autorë, vepra dhe zëra të rinj nga një prej kulturave letrare më të pasura dhe më të hershme të botës.

📖 Shpresojmë që nga ky takim të lindin projekte të reja konkrete dhe që letërsia kineze të jetë gjithnjë e më e pranishme në shqip dhe në bibliotekat e lexuesve shqiptarë.

Rekomandime leximesh 📚Përkthyesi më i mirë i vitit - Panairi i Librit i Tiranes 2016-2025              ,         .      ...
31/08/2026

Rekomandime leximesh 📚
Përkthyesi më i mirë i vitit - Panairi i Librit i Tiranes 2016-2025



,
.




,

Rekomandime leximesh.📚
28/08/2026

Rekomandime leximesh.📚

JURIA E PANAIRIT TË 29 TË LIBRIT - Tirana 2026Nga data 11 deri më 15 nëntor 2026 do të zhvillohet Panairi i 29 i LIBRIT ...
27/08/2026

JURIA E PANAIRIT TË 29 TË LIBRIT - Tirana 2026

Nga data 11 deri më 15 nëntor 2026 do të zhvillohet Panairi i 29 i LIBRIT I TIRANËS! Mes shumë ngjarjeve letrare të Panairit, një nga ato që pritet me shumë interes, është edhe konkursi i Çmimeve të Panairit.
Prej tre muajsh, Juria e Panairit të Librit Tirana 2026 ka nisur punën për leximin dhe vlerësimin e mbi 60 titujve të paraqitur për çmimet e këtij edicioni. Ky numër i konsiderueshëm i botimeve të këtij viti dhe të titujve të tjerë që priten të mbërrijnë, kërkon kohë, vëmendje dhe lexim të kujdesshëm. Për këtë arsye, puna e Jurisë këtë vit ka nisur herët, që çdo libër të ketë kohën dhe vëmendjen që meriton.

Sot, Shoqata e Botuesve Shqiptarë prezanton për publikun, pesë anëtarët e Jurisë së këtij edicioni:

Adriatike Xh Deda
Poete, eksperte e arsimit

Elsa Skënderi Rakipllari – kryetare e jurisë
Gjuhëtare, studiuese

Erion Kristo
Përkthyes, publicist, studiues

Korab Hoxha
Përkthyes, studiues

Milena Selimi
Përkthyese, gazetare, ideatore e disa festivaleve letrare

Anëtarët e jurisë kanë formime dhe përvoja të ndryshme në letërsi, gjuhësi, përkthim, kritikë, arsim dhe media dhe do të bashkohen në një proces vlerësimi që kërkon jo vetëm lexim individual, por edhe ballafaqim mendimesh, diskutim dhe përgjegjësi në përzgjedhje.
Në muajt që na ndajnë nga Panairi, Juria do të vazhdojë leximin dhe diskutimin e veprave, deri në përzgjedhjen përfundimtare për çmimet e Panairit të Librit Tirana 202

📅 Afati i fundit i dorëzimit: 20 tetor 2026
📍 Librat dorëzohen pranë Sekretarisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë:
Rr. “Frederik Shiroka”, nr. 31, Tiranë.

DISA RREGULLA PËR KONKURRIMIN

Në konkurrim për këto çmime do të përfshihen të gjitha botimet që kanë dalë në librari pas Panairit të 28 të Librit (dhjetor 2025 - fundtetori 2026), duke përjashtuar ribotimet. Në garën për çmimet me librat e tyre të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.
Të gjithë të interesuarit, në radhë të parë botuesit por edhe autorët, përkthyesit mund të dorëzojnë brenda kësaj date (por rekomandojmë që librat, mundësisht, të dorëzohen shumë më parë) nga 1-2 kopje të librit/librave që ata propozojnë për çmim.
Ju kujtojmë se:

- Çdo botues, ekspozues, pra pjesëmarrës në këtë Panair, mund të dërgojë, me pëlqimin e autorit, veprat që i konsideron të denja për pjesëmarrjen në këtë garë.

- Pjesëmarrja në konkurs kushtëzohet nga dorëzimi falas pranë sekretarisë së Shoqatës, në rrugën "Frederik Shiroka", nr. 31 Tiranë, i kopjeve të nevojshme të librit, për jurinë (Për të lehtësuar punën e jurisë, 2 kopje nga çdo libër, do të ishte i mirëpritur).

- Çmimi i jepet çdo vit një libri të shkruar në shqip dhe të botuar për herë të parë, në periudhën dhjetor 2025 - fundtetori 2026, pra pas Panairit të 28 të Librit.

- Shkrimtarët apo përkthyesit që e kanë fituar një herë Çmimin e Panairit, nuk mund të konkurrojnë para se të kenë kaluar, të paktën, tre edicione radhazi.

- Autorët mund ta paraqesin veprën e tyre drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pavarur, nëse botuesit e tyre janë ekspozues në Panair.

Çmimet që do të propozohen nga juria, gjithnjë në varësi të titujve konkurrues dhe cilësisë së tyre, parashikohen të jenë për

🏆Autorin e librit më të mirë të vitit (fiction)
🏆 Përkthyesin më të mirë të vitit
🏆Autorin e librit më të mirë studimor dhe
🏆Autorin e librit më të mirë për fëmijë.

Si çdo vit, Ambasada e Francës në Tiranë do të japë një çmim për librin më të mirë të përkthyer në shqip nga letërsia frënge.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë uron përzemërsisht Panairin e Librit të Ulqinit me rastin e 25-vjetorit. Kjo është një ngja...
06/08/2026

Shoqata e Botuesve Shqiptarë uron përzemërsisht Panairin e Librit të Ulqinit me rastin e 25-vjetorit. Kjo është një ngjarje e rëndësishme kulturore dhe atdhetare për të gjithë dashamirësit e kulturës dhe librit. Përgëzime të veçanta për organizatorët, komunën e Ulqinit dhe zz. Fatmir e Irena Toçi, ILP Toena. Suksese e mbarësi. Petrit Ymeri

Sot është ndarë nga jeta profesor Ali Xhiku, një prej figurave më të shquara të studimeve letrare shqiptare, pedagog i p...
01/07/2026

Sot është ndarë nga jeta profesor Ali Xhiku, një prej figurave më të shquara të studimeve letrare shqiptare, pedagog i përkushtuar dhe intelektual me kontribut të madh në kulturën shqiptare.
Përmes veprimtarisë së tij akademike, profesor Ali Xhiku la gjurmë të pashlyeshme në studimet letrare dhe në formimin e brezave të tërë të studentëve, studiuesve e mësuesve. Ai do të kujtohet si një mbrojtës i palodhur i vlerave të letërsisë dhe i gjuhës shqipe.
Shoqata e Botuesve Shqiptarë shpreh mirënjohje dhe respekt për veprën dhe trashëgiminë e tij intelektuale, që do të mbetet një pasuri e çmuar për kulturën shqiptare.
U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

21/06/2026

Një ditë para përmbylljes së edicionit të 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë janë ndarë çmimet tradicionale të kësaj ngjarjeje, duke vlerësuar tituj, auto

Address

Frederik Shiroka
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Botuesve Shqiptarë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Botuesve Shqiptarë:

Shortcuts

Share