07/10/2026
🤖 A po përdor organizata juaj AI?
Nëse po… a po e përdor në mënyrën e duhur për të përfituar sa më shumë prej saj?
Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si punojmë, edhe në sektorin e shoqërisë civile. Nga hartimi i një projekt-propozimi te analiza e thirrjeve, nga raportimi te komunikimi dhe përpunimi i informacionit, AI mund të kursejë orë pune dhe të ndryshojë ndjeshëm mënyrën si organizatat menaxhojnë punën e përditshme.
Bashkë me mundësitë që na ofron inteligjenca artificiale, vijnë edhe pyetje të rëndësishme:
🔹 Çfarë mund t’ia besojmë AI-së?
🔹 Çfarë të dhënash nuk duhet të ndajmë?
🔹 Si e kontrollojmë atë që na gjeneron?
🔹 Si ta bëjmë përdorimin e AI-së një praktikë të sigurt për të gjithë organizatën?
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë jo vetëm më shumë njohuri për mjetet e AI-së, por edhe mjete dhe hapa konkretë për ta përdorur atë në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme në organizatën e tyre.
Përdorimi i përgjegjshëm i AI-së fillon me ne.
📅 20 & 27 tetor 2026
📍 Zyrat e PSH, Tiranë
👉 Ftojmë të gjitha OSHC-të e interesuara të aplikojnë në: [email protected] brenda datës 14 tetor.
⚠️ Vendet janë të limituara!
Partners Albania for Change and Development
European Union in Albania