Albanian Conservative Institute

Directions Website

Albanian Conservative Institute Albania's premier conservative institute: Economic policy, nat. security, international relations, good governance.

Instituti kryesor konservator ne Shqiperi: Politika ekonomike, siguri kombetare, marredhenie nderkombetare, qeverisje e mire.

Instituti Konservator Shqiptar qëndron në krah të studentëve në lëvizjen e tyre historike për një Shqipëri të dinjitetit...
17/10/2026

Instituti Konservator Shqiptar qëndron në krah të studentëve në lëvizjen e tyre historike për një Shqipëri të dinjitetit.

Ajo që po ndodh sot është zëri i një brezi që refuzon të jetojë në heshtje, që kërkon të dëgjohet dhe që po rimerr të drejtën e vet për të përcaktuar të ardhmen e Shqipërisë.

Instituti Konservator Shqiptar shpreh mbështetjen e tij të plotë për të rinjtë dhe studentët që po kërkojnë dinjitet, liri, drejtësi dhe një vend ku të kenë arsye të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër çdo akt dhune, intimidimi dhe represioni ndaj protestuesve. Dhuna ndaj të rinjve që ushtrojnë një të drejtë themelore demokratike është e papranueshme.

Veçanërisht të rënda janë ndalimet dhe arrestimet e të rinjve, dhe mbi të gjitha çdo rast që përfshin të mitur. Përdorimi i forcës shtetërore ndaj minorenëve, frikësimi i tyre apo trajtimi i tyre si kërcënim për rendin publik përbën një vijë që një shoqëri nuk duhet ta lejojë kurrë të kalohet.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të çdo protestuesi të ndaluar vetëm për ushtrimin paqësor të së drejtës së protestës, transparencë të plotë mbi çdo rast dhune apo keqtrajtimi dhe hetim të pavarur për çdo tejkalim të kompetencave nga strukturat shtetërore.

Përgjegjësia duhet të shkojë jo vetëm te ata që ushtrojnë dhunën, por edhe te ata që e urdhërojnë, e lejojnë ose e justifikojnë atë.

Për më shumë se katër muaj, qytetarët dhe studentët kanë protestuar paqësisht, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë dhe të mos i japë përgjigje tensionit gjithnjë e më të madh shoqëror. Sot përgjegjësia politike është e qartë. Edi Rama duhet të largohet dhe të japë menjëherë dorëheqjen, duke i hapur rrugën një qeverie tranzicioni. Në kushtet e krijuara, kjo është rruga për të ulur tensionin social, për të rikthyer besimin te institucionet dhe për t'i dhënë vendit mundësinë të dalë nga kriza përmes një procesi politik paqësor dhe demokratik.

Një qeveri nuk mund kurrë të kontrollojë ndërgjegjen e një brezi. Nuk mund të arrestojë shpresën. Nuk mund të intimidojë një shoqëri të tërë përmes frikës.

Studentët po kujtojnë sot një të vërtetë themelore se Shqipëria nuk është pronë e pushtetit. Shqipëria u përket qytetarëve të saj dhe, mbi të gjitha, brezave që duhet ta trashëgojnë atë.

Instituti Konservator Shqiptar do të qëndrojë në krah të studentëve, të të rinjve dhe të çdo qytetari që kërkon paqësisht liri, drejtësi dhe dinjitet.

Në krah të studentëve. Në krah të lirisë. Për një Shqipëri të dinjitetit.

Interneti po e kthen botën sërish në një “fshat të vogël”, ku pushteti e ka gjithnjë e më të vështirë të kontrollojë kuj...
30/09/2026

Interneti po e kthen botën sërish në një “fshat të vogël”, ku pushteti e ka gjithnjë e më të vështirë të kontrollojë kujtesën publike. Çdo telefon mund të regjistrojë, çdo dokument mund të ruhet dhe çdo deklaratë mund të rikthehet vite më vonë, kur rrethanat kanë ndryshuar. Viraliteti nuk është gjithmonë drejtësi, por ka sjellë një kufizim të ri për pushtetin: pamundësinë për të qenë i sigurt se e sotmja do të harrohet nesër. Nga Iljaz Mehmeti

Pushteti në epokën e kujtesës digjitale

We at the Albanian Conservative Institute warmly welcome the new U.S. Ambassador to Albania, Eric Wendt, and wish him ev...
26/09/2026

We at the Albanian Conservative Institute warmly welcome the new U.S. Ambassador to Albania, Eric Wendt, and wish him every success as he begins his tenure in Tirana. U.S. Embassy Tirana

The United States remains Albania’s indispensable strategic ally, and we welcome the strong emphasis Ambassador Wendt has placed on combating transnational organized crime and drug trafficking, strengthening security, and promoting a transparent economic environment in which investment and legitimate enterprise can thrive. These priorities strongly resonate with ACI’s work and vision.

For us, dismantling the influence of criminal networks, building a productive and competitive economic model, strengthening the rule of law and restoring fully functional democratic institutions are fundamental priorities for Albania’s future. We look forward to constructive engagement with Ambassador Wendt and the U.S. Embassy in advancing the shared objective of a freer, safer, more prosperous and firmly Euro-Atlantic Albania.

Shqipëria e harruar fillon aty ku shkolla mbetet pa nxënës. Pas klasave kolektive, shkollave të boshatisura dhe godinave...
20/09/2026

Shqipëria e harruar fillon aty ku shkolla mbetet pa nxënës. Pas klasave kolektive, shkollave të boshatisura dhe godinave që mbyllin dyert në fshat, fshihet jo vetëm drama e shpopullimit, por edhe një pabarazi e thellë arsimore që u mohon mijëra fëmijëve të drejtën për një arsim cilësor. Një shtet serioz nuk mat modernizimin me fasada dhe propagandë, por me aftësinë për t’i garantuar çdo fëmije, kudo që jeton, mësues të kualifikuar, kushte dinjitoze dhe mundësi reale për të ardhmen. Nga prof Myqerem Tafaj.

Viti shkollor 2026–2027 e riktheu vetëm për një ditë në vëmendjen publike zbrazjen e shkollave rurale. Pas klasave kolektive dhe dyerve të mbyllura qëndron jo vetëm shpopullimi, por edhe një pabarazi e thellë arsimore.

Liria është një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit perëndimor, por ajo nuk mund të ekzistojë gjatë pa përgjegjësi, ...
19/09/2026

Liria është një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit perëndimor, por ajo nuk mund të ekzistojë gjatë pa përgjegjësi, vetëpërmbajtje, ligj dhe një ndjenjë të përbashkët qytetarie. Platoni paralajmëronte se edhe liria, kur absolutizohet dhe humbet masën, mund të dobësojë vetë rendin që e bën të mundur, deri në pikën kur frika nga kaosi lind kërkesën për një pushtet gjithnjë e më të fortë. Pikërisht për këtë dilemë të vjetër dhe jashtëzakonisht aktuale shkruan Enri Çeno.

Në këtë shkrim, anëtari i Institutit, Albert Bikaj analizon reagimet pas verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe parala...
18/09/2026

Në këtë shkrim, anëtari i Institutit, Albert Bikaj analizon reagimet pas verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe paralajmëron kundër shndërrimit të zemërimit të ligjshëm në retorikë antiperëndimore. Ai argumenton se një vendim gjyqësor, i cili ende nuk është përfundimtar, nuk mund të barazohet me qëndrimin e Europës apo të aleatëve perëndimorë ndaj Kosovës.

Historia e shtetësisë së Kosovës, mbështetja vendimtare e SHBA-së dhe vendeve europiane, si dhe lufta e UÇK-së kundër regjimit të Millosheviqit, mbeten pjesë themelore e kësaj historie. Një analizë që kërkon njëkohësisht drejtësi për të akuzuarit, mbrojtjen e së vërtetës historike dhe ruajtjen e orientimit euroatlantik të kombit shqiptar.

Shpallja e verdiktit drakonik për ish-krerët e UÇK-së e ka tronditur Kosovën, mbarë kombin shqiptar por dhe më gjerë.

Kush duhet ta përfaqësojë biznesin: një institucion i krijuar me ligj apo vetë bizneset përmes organizatave që zgjedhin?...
18/09/2026

Kush duhet ta përfaqësojë biznesin: një institucion i krijuar me ligj apo vetë bizneset përmes organizatave që zgjedhin? Në këtë shkrim, drejtuesja e Bordit, Lindita Komani, analizon projektligjin për Dhomën Ekonomike Kombëtare, modelet e ndryshme europiane dhe debatin mbi anëtarësimin e financimin e detyrueshëm.

Në qendër mbetet një pyetje themelore: ku mbaron funksioni publik i një institucioni dhe ku fillon mandati për të folur në emër të biznesit?

Debati mbi krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare nuk është i ri. Ai është rikthyer të paktën tri herë gjatë dhjetë viteve të fundit: në 2016, 2024 dhe 2026. Në secilin rast, organizatat e biznesit kanë kundërshtuar sidomos dy elemente: anëtarësimin e detyrueshëm dhe detyrimin fina...

Deklaratë e Institutit Konservator ShqiptarInstituti Konservator Shqiptar shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e tij të ...
16/09/2026

Deklaratë e Institutit Konservator Shqiptar

Instituti Konservator Shqiptar shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Pas afro gjashtë vjetësh në paraburgim në Hagë, katër prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar në shkallë të parë me dënime të rënda me burgim, ndërkohë që procesi ende nuk ka përfunduar dhe mbetet e drejta e apelimit. Kohëzgjatja e jashtëzakonshme e privimit nga liria përpara një vendimi përfundimtar ngre pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin dhe zhvillimin e këtij procesi.

Aktgjykimi i sotëm përmban megjithatë një element thelbësor: Gjykata nuk pranoi gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit. Ky fakt merr rëndësi të veçantë kur kujtojmë gjenezën e Dhomave të Specializuara. Ky mekanizëm u krijua pas pretendimeve të raportit të vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të hartuar nga Dick Marty. Pretendimi më tronditës që shoqëroi atë raport, trafikimi i organeve, nuk u bë akuzë në këtë proces, ndërsa sot të katër të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Drejtësia për çdo viktimë është një parim i panegociueshëm dhe çdo përgjegjësi individuale për krime lufte duhet të trajtohet nga drejtësia. Por përgjegjësia individuale nuk mund të shndërrohet në një aktgjykim ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo në rishkrim të historisë së luftës së Kosovës. Vetë Dhomat e Specializuara theksojnë se gjykojnë individë, jo UÇK-në, një komunitet apo një grup etnik.

Lufta e Kosovës nuk ishte një konflikt ndaj të cilit bota euroatlantike qëndroi neutrale. Në fazën vendimtare të saj, NATO ndërhyri ushtarakisht kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, bashkëpunoi me UÇK-në në terren dhe, pas përfundimit të luftës, negocioi drejtpërdrejt me drejtuesit e saj procesin e çmilitarizimit dhe transformimit. NATO dhe KFOR-i mbështetën më pas krijimin e një mjedisi të sigurt, ngritjen e administratës civile dhe zhvillimin e institucioneve demokratike të Kosovës, duke shoqëruar kalimin nga lufta drejt shtetndërtimit. Ky angazhim euroatlantik është pjesë e pandashme e historisë së çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës. Asnjë proces ndaj individëve nuk mund ta fshijë këtë histori dhe as të vendosë një shenjë barazimi ndërmjet UÇK-së dhe regjimit të Millosheviçit.

Vendimi i sotëm duhet të hapë gjithashtu një debat serioz mbi të ardhmen e vetë Dhomave të Specializuara. Ato janë një mekanizëm i përkohshëm dhe i jashtëzakonshëm, i krijuar për një juridiksion specifik. Pas më shumë se një dekade nga krijimi i tyre, është legjitime të kërkohet një vlerësim institucional mbi përmbushjen e qëllimit për të cilin u ngritën dhe mbi kushtet e përfundimit të mandatit të tyre, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet e saj ndërkombëtare.

Po aq e nevojshme është përgjegjësia politike për mënyrën se si kjo Gjykatë u krijua. Pas dështimit të votimit të parë në Kuvendin e Kosovës në qershor 2015 dhe gjatë presionit ndërkombëtar për përsëritjen e tij, më 16 korrik 2015 Kryeministri Edi Rama udhëtoi papritur me helikopter në Prishtinë për t'u takuar me Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin. Sipas raportimit të kohës, nevoja për krijimin e Gjykatës Speciale ishte një nga temat e takimit. Për këtë arsye, reagimi i tij i sotëm kundër vendimit nuk mund të shkëputet nga qëndrimi dhe roli i tij politik në kohën kur ky mekanizëm po krijohej. Opinioni publik shqiptar meriton koherencë dhe transparencë edhe për këtë përgjegjësi.

Instituti Konservator Shqiptar mbështet shterimin e të gjitha mjeteve juridike në dispozicion të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe pret një shqyrtim rigoroz të çështjeve të kontestuara në apel.

Historia e Kosovës nuk filloi sot në një sallë gjyqi në Hagë dhe nuk mund të përfundojë aty. Sakrifica e popullit të Kosovës, karakteri çlirimtar i luftës së UÇK-së, ndërhyrja vendimtare euroatlantike dhe e drejta e Kosovës për liri e pavarësi janë pjesë e një historie që asnjë aktgjykim ndaj individëve nuk mund ta zhbëjë.

11 Shtatori: Kujtesë, Qëndresë dhe Mbrojtje e LirisëInstituti Konservator ShqiptarSot, më 11 Shtator, nderojmë kujtimin ...
11/09/2026

11 Shtatori: Kujtesë, Qëndresë dhe Mbrojtje e Lirisë

Instituti Konservator Shqiptar

Sot, më 11 Shtator, nderojmë kujtimin e mijëra viktimave të sulmeve terroriste që tronditën Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën.

25 vite më pas, 11 Shtatori mbetet një kujtesë e dhimbshme se liria, demokracia dhe qytetërimi perëndimor nuk mund të merren kurrë si të mirëqena. Ato kërkojnë kurajë për t’u mbrojtur, unitet mes aleatëve dhe vendosmëri përballë terrorizmit dhe çdo ideologjie që synon të shkatërrojë shoqëritë tona të lira.

Shqipëria ka qenë dhe duhet të mbetet një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe e botës së lirë.

Në këtë ditë kujtojmë viktimat, nderojmë heroizmin e atyre që vrapuan drejt rrezikut për të shpëtuar jetë dhe riafirmojmë angazhimin tonë ndaj lirisë, sigurisë dhe aleancës transatlantike.

We will never forget. 🇺🇸🇦🇱

Një gjobë, një qytetar, dhe një sistem që di të arkëtojë, të vendosë gjoba, por jo të informojë apo t'i shërbejë qytetar...
30/08/2026

Një gjobë, një qytetar, dhe një sistem që di të arkëtojë, të vendosë gjoba, por jo të informojë apo t'i shërbejë qytetarit.

Një shkrim për The Albanian Conservative, nga sipërmarrësi Iljaz Mehmeti që tregon, përmes një rasti të thjeshtë, se sa larg është ende shteti shqiptar nga një shtet që funksionon realisht për qytetarin.

Më telefonon një fqinj imi, zotëri i moshuar. Në një postbllok policie i kishin thënë se në sistem i rezultonte një gjobë e vjetër, e papaguar. Gjoba e parë e tij në gjithë Tranzicionin.

Address

Kompleksi Delijorgji, Godina BB1, Bulevardi Gjergj Fishta
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Conservative Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share