Fondacioni H. Ali Korça

Fondacioni H. Ali Korça Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fondacioni H. Ali Korça, Non-Governmental Organization (NGO), Kolegji Universitar Bedër, Rruga Jordan Misja, Tirana, Albania, Tirana.

19/09/2025
Në një atmosferë të ngrohtë akademike, shpirtërore dhe kremtimi kulturor, Kolegji Universitar Bedër organizoi me sukses ...
27/04/2025

Në një atmosferë të ngrohtë akademike, shpirtërore dhe kremtimi kulturor, Kolegji Universitar Bedër organizoi me sukses edicionin e katërt të konkursit ndërkombëtar “Urtësitë e Traditës Profetike”, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e ndritur dhe vlerat universale të mësimeve të Profetit Muhamed (a.s.).

Me pjesëmarrjen e rreth 400 garuesve nga shkolla 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete, aktiviteti kapërceu sërish kufijtë kombëtarë, duke mirëpritur konkurrentë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Luksemburgu, Kirgistani dhe Nigeria. Të rinjtë, të udhëhequr nga dashuria për dijen dhe përkushtimi ndaj traditës profetike, sollën krijimtari që pasqyronte jo vetëm njohuri akademike, por edhe ndjenjën e thellë të përkatësisë shpirtërore ndaj mësimeve hyjnore.

Ambientet e Kolegjit Universitar Bedër u shndërruan në një qendër të gjallë reflektimi shpirtëror, ku pjesëmarrësit ekspozuan projektet e tyre në një ekspozitë posterash plot kreativitet dhe frymëzim. Çdo projekt ishte një përpjekje për të përcjellë vlerat e larta të mëshirës, drejtësisë, dhe devocionit që buronin nga tradita profetike, duke ndërthurur harmonikisht dijen shkencore me dritën e besimit.

Në vijim të ekspozitës, u zhvillua ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve, e moderuar me përkushtim nga z. Dritan Boriçi dhe znj. Esmeralda Pashollari. Programi u pasurua me lexim të Kuranit Famëlartë, poezi frymëzuese që thërrisnin në përkushtim dhe reflektim, interpretime të ilahive që lartësonin zemrat , duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse tek pjesëmarrësit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergji Sinani, theksoi rëndësinë e nismave që nxisin dijen, kultivojnë virtytin dhe e lidhin edukimin me ndriçimin shpirtëror. Ndërkohë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, vuri në dukje nevojën jetike për gjallërimin dhe mishërimin e sunetit profetik në jetën e përditshme, duke e parë atë si një udhërrëfyes të domosdoshëm në ndërtimin e një jete të përkushtuar dhe të ndriçuar.

Në përmbyllje, juria e konkursit shpalli fituesit në secilën kategori, duke përmbyllur me sukses një aktivitet ku dijeja, besimi dhe tradita profetike u ndërthurën për të përcjellë një mesazh shprese dhe frymëzimi për brezat e rinj.

18/12/2024
28/11/2024

Gëzuar Ditën e Flamurit!
Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët kudo që janë gëzuar 112 vjetorin e pavarësisë!

“Feja siguron moralin,
Siguron nderin dhe mallin,
Por një komb kur e le Fenë
Më ska dert as për Atdhenë.”

Zoti e ruajt dhe e begatoftë Shqipërinë!

22 nëntori dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe . “Puna ime s’ishte gjë tjetër vetëm se të luftonja dhe të mpronja shkronja...
22/11/2024

22 nëntori dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe .

“Puna ime s’ishte gjë tjetër vetëm se të luftonja dhe të mpronja shkronjat shqipe”.

Hafiz Ali Korça

20/11/2024
11/10/2024

Address

Kolegji Universitar Bedër, Rruga Jordan Misja, Tirana, Albania
Tirana
1057

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fondacioni H. Ali Korça posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share