26/04/2025
📚Olimpiada e Ekonomiksit – Raundi Kombëtar është në zhvillim!
🏅🎓Atmosfera është elektrizuese në Universitetin Europian të Tiranës, ku sot, më 26 prill 2025, që prej orës 09:00, gjimnazistët më të talentuar nga gjithë Shqipëria përballen në sfidën finale të Olimpiadës së Ekonomiksit!
Pas një raundi të parë mbresëlënës me mbi 2000 pjesëmarrës, sot zbulohen më të mirët në ekonomi. Gara është në kulmin e saj dhe emocionet ndihen në çdo hap!
Kjo nismë frymëzuese financohet nga Economic Fundamentals Initiative, mbështetet nga AADF dhe CleanScore, dhe zbatohet nga Center for Education and Development (CED).