Qendra Franklin Tirane

Qendra Franklin Tirane Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Franklin Tirane, Non-Governmental Organization (NGO), Tirana.

Një shëmbull për t`u ndjekur nga të gjitha universitetet !
29/05/2026

Një shëmbull për t`u ndjekur nga të gjitha universitetet !

Urime  inovatorëve të rinj të Gjimnazit " Arbëria " Bulqizë
16/04/2026

Urime inovatorëve të rinj të Gjimnazit " Arbëria " Bulqizë

Një këndvështrim plotësues  në frymën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare i historisë sonë, përtej qasjeve nacional politike !...
09/03/2026

Një këndvështrim plotësues në frymën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare i historisë sonë, përtej qasjeve nacional politike ! Një rivlerësim i aktorëve dhe faktorëve që ndikojnë në një ngjarje hsitorike !

📚 Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës organizon një leksion të hapur me temë:

“Shqipëria nën peshën e ngjarjeve që e formuan 1878–1913”

🗣 Referon: Prof. Dr. Shpëtim Cami

📅 9 mars 2026
⏰ 17:00
📍 Concilium

#1878 #1913

Mirënjohje kontributit të gjysh*t tuaj dhe ju që kontribuoni aq shumë për gjuhën shqipe.
23/11/2025

Mirënjohje kontributit të gjysh*t tuaj dhe ju që kontribuoni aq shumë për gjuhën shqipe.

SI LINDI SHQIPËRIA NGA SHKRONJAT DHE KONGRESI I MANASTIRIT

Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm.

Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi.

Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe.

Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament.

Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin.

Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione.
Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi isntitucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha.

Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.

Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria.

Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab.

Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri.

Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët.

Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.

Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin.

Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen.

Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar.

Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër.
Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma.

Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh.

Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë.

Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë.

Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.

E kundërta është e vërtetë.

Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane.

Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth.

Ky është rasti jonë.

Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam.

Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.

I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare.

Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë.

Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë.

Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.

Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari.

Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.

Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë.

Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve.

Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë.

Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë.

Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.

Cili është propozimi juaj për numrin e deputetëve ?
27/10/2025

Cili është propozimi juaj për numrin e deputetëve ?

Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë kulla
Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë administratë
Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë trafik

Gjithnjë e më pak fermerë, gjithnjë e më shumë ekspozita bujqësore
Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë stadiume
Gjithnjë e më pak fuqi blerëse, gjithnjë e më shumë lokale e dyqane

Gjithnjë e më pak eksport, gjithnjë e më shumë import
Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë media
Gjithnjë e më pak intelekt, gjithnjë e më shumë inteligjencë artificiale

Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë propagandë
Gjithnjë e më pak art, gjithnjë e më shumë show
Gjithnjë e më pak lajme, gjithnjë e më shumë kronika

Gjithnjë e më pak opozitë , gjithnjë e më shumë opozitare të opozitës
Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë votues
Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë 140 deputetë
𝐍𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐢
#𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭

Address

Tirana
1010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Franklin Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share