Institute of Traditional Alternative and Complementary Medicine

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Institute of Traditional Alternative and Complementary Medicine

Institute of Traditional Alternative and Complementary Medicine Të punojmë së bashku, mbi implementimin e Mjekësisë Integrative në Shqipëri. DR. JOSIF RISTO në kushtet e vendit tonë.
(1)

Shoqëria e Mjekësisë Tradicionale Alternative dhe Plotësuese, është një shoqëri e pavarur shkencore e formuar në një rrjet kombëtar dhe ndërkombëtar për të promovuar Mjekësinë Tradicionale Alternative dhe Plotësuese (homotoksikologji, homeopati, natyropati, mjekësi biologjike, antropozofe, bimore, terapi manuale etj.) Si një organizatë mjekësore gjithpërfshirëse, për shoqatat dhe praktikantët e sa

j, ne mbështesim një gamë të gjerë të ngjarjeve shkencore dhe synojmë të sigurojmë një vlerë nëpërmjet mundësive të arsimimit në këto fusha.

20/03/2026
Doli sot libri im i ri "TRASHEGIMI ETNOKULTURORE NE TOSKERI".Kjo monografi përpiqet të ruajë kujtesën e një trashëgimie ...
20/03/2026

Doli sot libri im i ri "TRASHEGIMI ETNOKULTURORE NE TOSKERI".
Kjo monografi përpiqet të ruajë kujtesën e një trashëgimie të rrallë etnomjekësore dhe etnokulinare të Toskërisë, që sot ndodhet përballë rrezikut të zhdukjes. Nëpërmjet dëshmive, rrëfimeve dhe praktikave të mbledhura në terren, ajo hedh dritë mbi mënyrën se si banorët e Kolonjës, Leskovikut, Dangëllisë e Shqerisë kanë njohur, përdorur dhe përcjellë bimët shëruese e produktet ushqimore tradicionale ndër breza.
Emigrimi masiv dhe shpopullimi i fshatrave të kësaj treve po kërcënojnë seriozisht vijimësinë e kësaj kulture popullore, që përfaqëson një lidhje të thellë mes njeriut dhe natyrës. Ky botim është një përpjekje për ta dokumentuar e mbrojtur këtë pasuri shpirtërore, duke e lënë si dëshmi për brezat që do të vijnë.
Përtej vlerës shkencore, kjo monografi është një thirrje për të ruajtur një trashëgimi që rrezikon të humbasë përgjithmonë — një botë dijesh, rritesh e shijesh, që dëshmon lidhjen e pashkëputur mes njeriut, tokës dhe traditës.
Nëse përmes këtij punimi ringjallet interesi për kërkime të reja dhe ndërgjegjësimi për ruajtjen e kësaj trashëgimie, atëherë ai e ka përmbushur qëllimin e vet.

09/12/2025

📦 Vizitoni website për ofertat e momentit! Order now!

www.ristopharma.com (linku në bio) ⬆️

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institute of Traditional Alternative and Complementary Medicine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share