Zyra e Avokatise se Rinise

Zyra e Avokatise se Rinise Zyra e Avokatise per te Rinj eshte nje institucion ombrelle qe mbron te drejtat e te rinjve nepermjet asistences juridike falas per te rinjte

Të rinjtë në Shqipëri, sidomos të rinjtë që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përbëjnë pjesën më vulnerabël kundrejt shkeljes së të drejtave. Të gjendur përballë vështirësive ekonomike, mungesës së informacionit, mungesës së këshillimit dhe mbi të gjitha përballë mosbesimit ndaj instancave publike apo private, shpesh të rinjtë nuk reagojnë përballë padrejtësive. Zyra e Avokatis

ë së të Rinjve është një iniciativë jo fitimprurëse e cila vjen si një përgjigjie ndaj nevojës së madhe për përfaqësim, këshillim apo përkrahje të të rinjve kundrejt institucioneve publike dhe private. Në formatin e një rrjeti të klinikave ligjore të specializuara sipas fushave, kjo Zyrë ofron shërbime në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të të rinjve shqiptar në moshën 15 – 27 vjeç, ku secila prej organizatave pjesëmarrëse në konsorcium përfaqëson interesat e grupimeve të caktuara nëpërmjet sporteleve të specializuara. Që prej ditës së sotme të rinjtë shqiptar pranë Zyrës së Avokatisë së të Rinjve ose nëpërmjet telefonit Call Center 0808555 i cili fillon nga shërbimi në 1 Maj 2012, pranë kësaj zyre do të kenë mundësi që të rinjtë të informohen, këshillohen deri edhe të mbrohen mbi:
- Të Drejtat e të rinjve në jetën publike
- Të Drejtat e studentëve në institucionet e arsimit të lartë
- Të Drejtat e nxënësve në institucionet e arsimit parauniversitar
- Të Drejtat e të rinjve në Punë
- Të Drejtat e të rinjve që kanë probleme me drogën në lidhje me legjislacionin penal dhe institucionet përkatëse, të drejtat për shërbime dhe trajtim të specializuar
- Të Drejtat e të rinjve të sëmurë me sëmundje seksualisht të transmetueshme, si HIV/AIDS
- Të Drejtat e të rinjve në grupet e margjinalizuar sic janë të rinjtë e komunitetit Rom, minorancat LGBT,
- Të Drejtat e të rinjve me aftësi të kufizuara
- Të drejtat e minorenëve në institucionet penale apo riedukimit, etj

Zyra e Avokatisë për të Rinj përbëhet nga një Bord Mbikqyrës në krye të të cilit është Znj. Nora Malaj, Zv.Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Z. Abaz Hado dhe nga një përfaqësues për çdo organizatë si Këshilli Kombëtar Studentor, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Instituti i Komunikimit Social, Shoqata Aksion Plus, Shoqata Përtej Barrierave, Shoqata Përthyerje, Roma Active Albania, Qëndra për Çështjet e Marëdhënieve të Punës, etj. Për këtë arsye, ditën e Shtunë dt.14 Prill 2012, në kuadër të Akademisë së Politikave Rinore për Liderët e Rinj organizohet në Sallën Tefta Tashko Koço një Konferencë Kombëtare për të Drejtat e të Rinjve dhe Avokatinë e të Rinjve. Për KRSH
Argyrina Jubani
Kryetare
Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Sky Toëer, kati i tretë mbi Pastiçeri Buka Franceze
Tel: 0673404780
[email protected]
www.keshillirinor.al

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra e Avokatise se Rinise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zyra e Avokatise se Rinise:

Share