AIITC - Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam

Call Directions Website Contact the organization

AIITC - Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996.

Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. AIITC organizon konferenca dhe simpoziume shkencore, si dhe promovon studime akademike në çështje që lidhen me kulturën, qytetërimin, artin, traditën dhe zakonet islame te shqiptarët. Ky Institut mban lidhje të rregullta me institucione shtetërore, akademi, institute shkencore, universitete, shoqata kulturore etj., duke krijuar një rreth shumë cilësor të bashkëpunëtorëve në fusha të ndryshme. Përveç stafit të përhershëm, angazhohen në mënyrë të vazhdueshme studiues të fushave të ndryshme, historianë, punonjës shkencorë, teologë, artistë, lektorë etj., të cilët japin kontributin e tyre nëpërmjet hulumtimit e grumbullimit të materialeve me vlera historike, shoqërore dhe kulturore, si dhe nëpërmjet hartimit të monografive dhe përkthimit të literaturës të vjetër dhe të re, përçuese e filozofisë, qytetërimit dhe të ideve islame. Përmes kësaj veprimtarie të shumanshme, AIITC: - Kontribuon për ruajtjen e vlerave tradicionale kulturore islame te shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit. Publikon këto vlera në rrugë shkencore, në përqasje me arritjet e kohës. Vendos ura lidhëse ndërmjet kulturës së popullit shqiptar dhe popujve të Ballkanit, e më gjerë, në fushat e historisë, të artit, të gjuhësisë, të filozofisë, të shkencës etj. Krijon kushte të nevojshme për studimin, ruajtjen dhe regjistrimin e objekteve të kulturës dhe arkitekturës islame, nëpërmjet një biblioteke ku mblidhen dorëshkrime dhe libra për kulturën shqiptare, si dhe nëpërmjet një muzeu islam, ku koleksionohen dhe ruhen relikte të rralla të kulturës dhe të qytetërimit islam. Instituti ka nxjerrë një varg botimesh nga fusha të ndryshme si: monografi figurash të shquara të kulturës shqiptare e të historisë kombëtare, përkthime të literaturës së traditës dhe bashkëkohore. Këto botime, ndër të tjera, janë vlerësuar edhe në Panairet e librit në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin etj.

▪️NEKROLOGJI “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.”(Kur’an, Ali Imran, 185)Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen ...
02/09/2026

▪️NEKROLOGJI

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.”
(Kur’an, Ali Imran, 185)

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Muharrem Dezhgiut, një prej personaliteteve të shquara të historiografisë shqiptare, historian dhe studiues i përkushtuar, veprimtaria e të cilit la gjurmë të çmuara në jetën akademike dhe kulturore të vendit.

Ndarja e tij nga kjo jetë përbën një humbje të ndjeshme për botën akademike shqiptare, për studiuesit dhe institucionet shkencore e kulturore, si dhe për të gjithë ata që patën nderin ta njohin, ta kenë bashkëpunëtor dhe të përfitojnë nga dija e përvoja e tij.

Për Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), Prof. Dezhgiu ishte një bashkëpunëtor i çmuar dhe një pjesë e rëndësishme e historisë së tij institucionale. Si anëtar i Bordit të AIITC-së, ai i shërbeu ndër vite veprimtarisë së Institutit me dijen, përvojën dhe autoritetin e tij akademik, duke dhënë një kontribut të vyer në rrugëtimin e tij.

Një vend të veçantë në këtë bashkëpunim zë edhe revista shkencore-kulturore “Univers”, ku Prof. Dezhgiu ishte anëtar i redaksisë dhe bashkëpunëtor i saj. Përkushtimi dhe kontributi i tij ndihmuan në pasurimin e përmbajtjes së revistës dhe në ruajtjen e nivelit të saj shkencor e kulturor.

🤲🏻 AIITC do ta kujtojë Profesor Muharremin me respekt, mirënjohje dhe nderim të thellë, për seriozitetin, përkushtimin, urtësinë dhe vlerën që i dha ndër vite veprimtarisë së Institutit dhe jetës akademike shqiptare.

Në këto çaste dhimbjeje, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë, t'ia falë të metat dhe ta shpërblejë për dijen dhe kontributin e tij në shërbim të shoqërisë.

🤲🏻 Allahu e pastë në mëshirën e Tij të pafundme!

▪️ Qoftë i përjetshëm kujtimi i Prof. Dr. Muharrem Dezhgiut!

📖 AIITC – NJOFTIM🌿 KONKURS EDUKATIV PËR FËMIJËTNë mësimin dhe përvetësimin e sureve të shkurtra të Kur’anitAIITC organiz...
31/08/2026

📖 AIITC – NJOFTIM

🌿 KONKURS EDUKATIV PËR FËMIJËT

Në mësimin dhe përvetësimin e sureve të shkurtra të Kur’anit

AIITC organizon një aktivitet edukativ nëpër xhamitë e vendit, me synim nxitjen e fëmijëve në mësimin e Kur’anit, përmirësimin e leximit dhe motivimin e tyre për të vazhduar me përkushtim rrugën e dijes dhe edukimit islam.

📚 Konkursi përfshin:

▫️ Ajetul-Kursij
▫️ El-Fatiha
▫️ El-Ihlas
▫️ El-Felek
▫️ En-Nas

🏆 Në çdo xhami do të përzgjidhen 3 fëmijët më të mirë, sipas vlerësimit të imamit, bazuar në saktësinë dhe cilësinë e leximit dhe përvetësimit.

📸 Dokumentimi i aktivitetit

Për çdo aktivitet kërkohet të dërgohen:

☑️ Një informacion i shkurtër mbi zhvillimin e konkursit
☑️ 3–4 fotografi nga aktiviteti
☑️ Video të shkurtra gjatë leximit të fëmijëve

📧 [email protected]
📲 WhatsApp: +355 67 206 3709

📌 Për pjesëmarrje dhe koordinim, kontaktoni AIITC-në.

🤲🏻 Së bashku për një brez që e mëson, e lexon dhe e jeton Kur’anin!

📚 AIITC organizoi promovimin e librit:📕 "Ligji dhe Etika Islame"💠 Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (A...
03/08/2026

📚 AIITC organizoi promovimin e librit:

📕 "Ligji dhe Etika Islame"

💠 Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në bashkëpunim me Xhaminë "Dar El Nur" Rrogozhinë, organizoi promovimin e librit "Ligji dhe Etika Islame", përgatitur nga David R. Vishanoff, një vepër akademike që trajton marrëdhënien ndërmjet ligjit islam dhe etikës, duke paraqitur qasje të ndryshme mbi sfidat morale dhe juridike në mendimin islam.

🎓 Programi akademik u zhvillua përmes tre prezantimeve:

❇️ Z. Ymer Sheshi, imam i Xhamisë "Dar El Nur" Rrogozhinë, prezantoi misionin, veprimtarinë dhe kontributin e AIITC-së në fushën e botimeve, kërkimit shkencor dhe promovimit të mendimit islam.

🔰 Hoxhë Gentian Nela, imam në Xhaminë Qendrore të Kavajës, trajtoi marrëdhënien ndërmjet ligjit islam dhe etikës, duke paraqitur qasjet kryesore që libri sjell mbi këtë temë.

〽️ Z.Alteo Murrani, i diplomuar në shkencat islame, prezantoi përmbajtjen e librit, duke u ndalur te çështjet e etikës islame, autoritetit juridik dhe sfidave bashkëkohore të mendimit islam.

📖 Aktiviteti u shoqërua me diskutime të frytshme, duke krijuar një hapësirë reflektimi dhe dialogu akademik.

🤝 AIITC dhe Xhamia "Dar El Nur" Rrogozhinë falënderojnë ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.

📧 [email protected]
🌐 www.aiitc.net

📚 PROMOVIM LIBRI 📚📗Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) ju fton të merrni pjesë në promovimin e l...
31/07/2026

📚 PROMOVIM LIBRI 📚

📗Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) ju fton të merrni pjesë në promovimin e librit:

📘 "Ligji dhe Etika Islame"
✍️ Përgatitur nga:David R. Vishanoff
📖 Botuar nga: AIITC
🗓 Dita: E shtune
🕗 Ora: 20:00
📍 Qendra Islame, Rrogozhinë

🎙 Folës:
🔹 Hoxhë Gentian Nela – Imam në Xhaminë Qendrore të Kavajës
🔹 Alteo Murrani- I diplomuar për shkencat Islame.

🌿 Një mbrëmje e dedikuar reflektimit dhe diskutimit mbi parimet e ligjit dhe etikës islame, bazuar në një vepër me vlera akademike dhe praktike.

📖 Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti për të dëgjuar ligjërata, për të shkëmbyer mendime dhe për të përfituar nga një bashkëbisedim i dobishëm.

🤝 Mirë se vini!
✨ Pjesëmarrja është e lirë dhe e hapur për të gjithë të interesuarit.

📚 AIITC organizoi promovimin e librit:📕 "Anësia Epistemologjike në Shkencat Fizike dhe Sociale"💠 Instituti Shqiptar i Me...
07/07/2026

📚 AIITC organizoi promovimin e librit:📕 "Anësia Epistemologjike në Shkencat Fizike dhe Sociale"

💠 Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) organizoi promovimin e librit "Anësia Epistemologjike në Shkencat Fizike dhe Sociale", një vepër që nxit reflektimin kritik mbi natyrën e dijes, objektivitetin shkencor dhe ndikimin e paradigmave në ndërtimin e teorive dhe modeleve shkencore.

🎓 Programi akademik u zhvillua përmes tre prezantimeve:

❇️ Sociologia Sidorela Brahaj prezantoi librin dhe veprimtarinë e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, duke theksuar rëndësinë e mendimit kritik dhe dialogut akademik në trajtimin e çështjeve bashkëkohore.

🔰 Psikologia Kismete Sykaj trajtoi anësinë epistemologjike në shkencat sociale, me fokus në ndikimin e botëkuptimeve, vlerave dhe kontekstit historik në zhvillimin e teorive politike, psikologjike dhe arsimore, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje kritike ndaj paradigmave dominuese.

〽️ Inxhinierja fizike Gentjana Brahaj trajtoi anësinë epistemologjike në shkencat fizike, si dhe temën "Një eksplorim i natyrës së njeriut dhe inteligjencës artificiale: perspektiva kuranore", duke sjellë një reflektim mbi marrëdhënien ndërmjet zhvillimit shkencor, inteligjencës artificiale dhe dimensionit etik e shpirtëror në dritën e Kuranit.

📖 Aktiviteti u shoqërua me diskutime mbi sfidat epistemologjike të shkencës bashkëkohore dhe rëndësinë e analizimit kritik të paradigmave që orientojnë prodhimin dhe transmetimin e dijes.

🤝 AIITC falënderon ligjërueset dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti, i cili shërbeu si një hapësirë e vlefshme reflektimi dhe dialogu akademik.

📧𝐜𝐨𝐧𝐭𝐚𝐜𝐭@𝐚𝐢𝐢𝐭𝐜.𝐧𝐞𝐭
🌐𝐰𝐰𝐰.𝐚𝐢𝐢𝐭𝐜.𝐧𝐞𝐭

📚 PROMOVIM LIBRI📚Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e li...
02/07/2026

📚 PROMOVIM LIBRI

📚Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e librit:

📘"Anesia Epistemologjike në Shkencat Fizike dhe Sociale"

🗓 Data: 7 Korrik 2026
🕙 Ora:10:00

📍 Adresa: Rr. e Elbasanit, Pallati nr. 111, Hyrja 1, Kati 2, Ap. 3 (Pallati Xheker)

🎙 Ligjëruese:
• Inxhiniere Fizike Gentjana Brahaj
• Psikologe Kismete Sykaj
• Sociologe Sidorela Brahaj

📚Ky promovim do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi temat që trajton libri, për të dëgjuar diskutime nga profesioniste të fushave të ndryshme dhe për të marrë pjesë në një bashkëbisedim me vlerë.

📞 Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: +355 67 206 3709

🤝Mirë se vini!
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

🌍 𝗥𝗲𝘃𝗶𝘀𝘁𝗮 𝗨𝗻𝗶𝘃𝗲𝗿𝘀 𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗶𝗺𝗽𝗼𝘇𝗶𝘂𝗺𝗶𝗻 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿 𝗦𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗼𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗵𝗸𝘂𝗽📖 Revista Shkencore-Kulturore Univers,...
16/06/2026

🌍 𝗥𝗲𝘃𝗶𝘀𝘁𝗮 𝗨𝗻𝗶𝘃𝗲𝗿𝘀 𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗶𝗺𝗽𝗼𝘇𝗶𝘂𝗺𝗶𝗻 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿 𝗦𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗼𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗵𝗸𝘂𝗽

📖 Revista Shkencore-Kulturore Univers, e përfaqësuar nga koordinatorja e saj Anisa Hykaj, mori pjesë në 𝗦𝗶𝗺𝗽𝗼𝘇𝗶𝘂𝗺𝗶𝗻 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿 𝗦𝗵𝗸𝗲𝗻𝗰𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗕𝗮𝗹𝗸𝗮𝗻 𝗦𝘁𝘂𝗱𝗶𝗲𝘀 𝗙𝗼𝘂𝗻𝗱𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 i mbajtur në Shkup, më 12–14 qershor 2026.

🎓 Në kuadër të programit shkencor të simpoziumit, znj. Hykaj prezantoi studimin e saj me titull 𝗜𝘀𝗹𝗮𝗺𝗶, 𝗜𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝘂𝗷𝘁𝗲𝘀𝗮 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗲𝘃𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝗻 𝗨𝗻𝗶𝘃𝗲𝗿𝘀 (𝟮𝟬𝟬𝟭–𝟮𝟬𝟭𝟴), i cili analizon rubrikën 𝗔𝗿𝘁, 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗧𝗿𝗮𝗱𝗶𝘁𝗲̈ të revistës dhe nxjerr në pah kontributin e saj në promovimin e trashëgimisë kulturore, kujtesës historike dhe identitetit kombëtar.

🤝 Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar përbën një vlerësim për kontributin e revistës Univers në fushën e studimeve kulturore dhe historike, si dhe një mundësi për promovimin e kërkimit shkencor dhe shkëmbimin e përvojave akademike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

📧 𝗿𝗲𝘃𝗶𝘀𝘁𝗮𝘂𝗻𝗶𝘃𝗲𝗿𝘀@𝗮𝗶𝗶𝘁𝗰.𝗻𝗲𝘁
🌐 𝘄𝘄𝘄.𝗮𝗶𝗶𝘁𝗰.𝗻𝗲𝘁

Balkan Studies Foundation

💠 Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Prizren/Kosovë📷 Foto: Shkëlzen Rexha
08/06/2026

💠 Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Prizren/Kosovë

📷 Foto: Shkëlzen Rexha

♻️VAKËFI NË PRITJE TË LIRISË▫️Në kodrën e dytë brenda kështjellës, mbi vetë liqenin, ngrihet krenare Xhamia e Arslan Pas...
03/06/2026

♻️VAKËFI NË PRITJE TË LIRISË

▫️Në kodrën e dytë brenda kështjellës, mbi vetë liqenin, ngrihet krenare Xhamia e Arslan Pashës. Bukuria e kësaj ndërtese, ashtu si edhe vendi ku ajo ndodhet, është vërtet e jashtëzakonshme. Udhëtimi deri në Janinë ia vlen qoftë edhe vetëm për pamjen madhështore që ofron ky peizazh.

🏢Vetëm pak metra larg xhamisë ka funksionuar dikur Shkolla e Kur’anit, me plot 16 klasa mësimore, ndërsa aty ndodhej edhe një kuzhinë popullore për nevojtarët.

📌Ndërtesa e vjetër që shihet në këmbët e xhamisë ka shërbyer dikur si bibliotekë, përkatësisht mekteb. Në anën e djathtë (fotografia në koment) ndodhet hamami, i cili pas restaurimit gjendet në gjendje dukshëm më të mirë krahasuar me vizitën tonë të mëparshme në këtë qytet.

🗓️Që nga viti 1933, hapësira e Xhamisë së Arslan Pashës përdoret për nevojat e Muzeut Etnografik.

📍 Janinë, 30 maj 2026
✍️ M. Ćeman

💫Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam uron të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Ba...
27/05/2026

💫Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam uron të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. 🕋

✨Me këtë rast, lusim Allahun e Madhëruar që të pranojë adhurimet, sakrificat dhe veprat e mira të secilit, duke sjellë paqe, mirësi dhe begati në familjet dhe jetën tuaj.

🤲🏻 Urojmë që kjo festë e bekuar të jetë një mundësi për forcimin e besimit, shtimin e dashurisë dhe mëshirës mes njerëzve, si dhe afrimin me Allahun e Madhëruar përmes devotshmërisë, sakrificës dhe veprave të mira.

🕋 Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

📧 [email protected]
🌐 www.aiitc.net

Address

Lagjja Qesarak, Rruga Muhamet Deliu, Fresk
Tirana
1040

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355672063709

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AIITC - Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to AIITC - Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam:

Shortcuts

Share