SPK - Skena e Pavarur Kulturore

Directions Website

SPK - Skena e Pavarur Kulturore Skena e Pavarur Kulturore në Shqipëri (SPK)
Independent Cultural Scene in Albania (SPK)
http://www.spk.al
[email protected]

Nisur nga nevoja dhe dëshira për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Skenës së Pavarur Kulturore (SPK) në Shqipëri, organizata të shoqërisë civile dhe individë që operojnë në fushën e artit dhe kulturës, vendosën të bashkojnë forcat për të nxitur energjitë krijuese, për të mbështetur prodhimin dhe inovacionin kulturor, forcimin e kapaciteteve menaxheriale, zhvillimin e dialogut kulturor, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme të Skenës së Pavarur Kulturore. Nevoja për të krijuar këtë RRJET lindi nga mungesa e lehtësive për veprimtaritë kulturore e artistike, mosfinancimi dhe pabarazia e aksesit ndaj fondeve publike për artin dhe kulturën në Shqipëri. Qëllimi kryesor i Skenës së Pavarur Kulturore është të sigurojë kushte të barabarta veprimtarie të krahasuara me ato të institucioneve publike, dhe të përmirësojë pozitën e njerëzve të artit dhe kulturës në shoqëri. Bazuar në mirëkuptimin reciprok, në harmoni me identitetin dhe misionin e secilës organizatë dhe të individëve, S.P.K u krijua si një RRJET i hapur jo-formal, me dimension publik, e fokusuar në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Skenës së Pavarur Kulturore në Shqipëri. Të gjithë themeluesit bashkuan vullnetin dhe nevojën për një bashkëpunim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me Skenat e Pavarura në Ballkanin Perëndimor. Rrjeti u krijua si një platformë që synon të ndikojë publikun, dhe autoritetet shtetërore që të krijojnë kushtet dhe legjislacionin e përshtatshëm që kjo skenë të funksionojë. Given the need and desire for a closer collaboration within the Independent Cultural Scene (SPK) in Albania, civil society organizations and individuals operating in the field of arts and culture, decided to join forces to promote creative energies, support cultural production and innovation, strengthen managerial capacities, develop cultural dialogue at national and international level, and build a stable climate for the Independent Cultural Scene. The need to create this NETWORK arose from lack of facilities for cultural and artistic activities, inadequate financing and inequality in accessing public funds for arts and culture in Albania. The main purpose of the Independent Cultural Scene is to ensure equal conditions of activity when competing with public institutions, and improving the social status of those in culture and arts. Based on mutual understanding and in line with the identity and mission of each organization and individuals, S.P.K was established as an open and informal NETWORK with a public dimension, focused on the development and proper operation of the Independent Cultural Scene in Albania. All founding members have a joint willpower and the need for cooperation at a national and international level with other Independent Scenes in Western Balkans. The network was created as a platform aiming to influence the public as well as state authorities to create provisions and the appropriate legislation for this scene to work.

NJOFTIM - Sindikata e Pavarur e Universiteteve Shqiptare
14/10/2026

NJOFTIM - Sindikata e Pavarur e Universiteteve Shqiptare

03/10/2026

Në nderim të artistit Kujtim Spahivogli

Nga Kujtim Cekani

"Marr shkas nga arrestimi dhe terheqja zvarrë e mbesës së Kujtim Spahivoglit Entela Koja-Spahivogli mbrëmë nga protesta 😡për të treguar cfar i ndodhi edhe xhaxhait nga partia e Kristaqit .

KUJTIM SPAHIVOGLI – KUR PARTIA I MORI SKENËN NJË ARTISTI

Emrat janë në dokumente. Datat janë në dokumente. Edhe mekanizmi i goditjes është në dokumente.

Kujtim Spahivogli nuk ishte një artist i zakonshëm.

Aktor, regjisor, pedagog, docent dhe shef katedre në Institutin e Lartë të Arteve, i diplomuar për art dramatik në Moskë, ai ishte një nga figurat e rëndësishme të teatrit shqiptar.

Por në Shqipërinë e vitit 1973 talenti nuk mjaftonte.

Duhej edhe bindja.

Dhe kur Partia vendosi se Kujtim Spahivogli kishte kaluar kufirin e lejuar ideologjik, filloi mekanizmi i goditjes.

Dokumentet e publikuara nga dosja e tij tregojnë se procesi kundër tij kishte nisur të paktën që në vitin 1972, kur Dega e Kuadrit e Komitetit të Partisë së Tiranës hartonte karakteristika për punën dhe qëndrimet e tij. (Albspirit⁠)

1973 – VITI KUR U VENDOS FATi I TIJ

Më 29 maj 1973, Organizata Bazë e Partisë i dha Spahivoglit masë partie dhe kërkoi që ai të kalonte dy vjet në një rreth tjetër për “riedukim”.

Çfarë kishte bërë?

Në dokumentet partiake renditen akuza si:

“pikëpamje e qëndrime të padrejta”;

“futjen e frymës së liberalizmit te studentët”;

“qëndrime anarkiste”;

“pikëpamje liberale”;

“mendjemadhësi dhe etje për lavdi personale”;

si dhe shkelje të disiplinës dhe kundërshtime ndaj mënyrës se si Partia trajtonte çështjet artistike.

Këto nuk janë interpretime të sotme. Janë formulime që gjenden në dokumentacionin partiak të kohës. (Gazeta Tema⁠)

XHEMIL SIMIXHIU – FIRMA NË DOKUMENT

Një emër konkret del në dokumentacion:

Xhemil Simixhiu, sekretar i Organizatës Bazë të Partisë.

Emri dhe firma e tij ndodhen në dokumentin e gushtit 1973 që trajton çështjen e Kujtim Spahivoglit. Në votimin e organizatës, 12 veta kërkuan kthimin e tij nga anëtar në kandidat partie, ndërsa 7 kërkuan përjashtimin nga Partia.

Burimi i publikuar nuk jep emrat individualë të 19 votuesve, ndaj përgjegjësia personale e secilit prej tyre nuk mund të përcaktohet pa dokumentacion shtesë. (Observatori i Kujtesës⁠)

Por goditja nuk mbaroi aty.

ANDON RRUDHA – RAPORTI QË SHKOI TE RAMIZ ALIA

Më 9 shtator 1973, instruktori Andon Rrudha hartoi një informacion për një dramë të Kujtim Spahivoglit që po përgatitej në Kombinatin e Tekstileve “Stalin”.

Raporti iu drejtua drejtpërdrejt:

RAMIZ ALISË, sekretarit të Komitetit Qendror që mbulonte kulturën dhe propagandën.

Drama e Spahivoglit kritikohej politikisht për mënyrën se si paraqiste jetën e disa grave të Kombinatit.

Dokumenti i Andon Rrudhës ishte shtypur në pesë kopje. Megjithatë, nuk ka provë të publikuar që të na lejojë të themi me siguri se cilëve drejtues të tjerë iu dorëzuan katër kopjet e tjera. (Observatori i Kujtesës⁠)

21 SHTATOR 1973 – VENDIMI

Vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë, më 21 shtator 1973, Komiteti i Partisë i Rajonit Nr. 2 të Tiranës shqyrtoi çështjen e:

KUJTIM RRAPUSH SPAHIVOGLIT.

Vendimi ishte më i rëndë se masa e organizatës bazë:

PËRJASHTIM NGA PARTIA.

Dokumenti rendiste kundër tij liberalizmin, modernizmin, qëndrimet e konsideruara “anarkiste”, ndikimin te studentët dhe kundërshtimet e tij ndaj vendimeve të strukturave partiake. (Gazeta Tema⁠)

Një regjisor nuk po gjykohej thjesht për cilësinë e një shfaqjeje.

Po gjykohej politikisht për mënyrën se si mendonte dhe krijonte.

NGA PEDAGOG DHE REGJISOR – NË PUNËTOR NË MBROSTAR

Pas goditjes politike, Spahivogli humbi vendin që kishte në jetën artistike.

Dosja personale e Kuadrit përmban më pas karakteristika të hartuara për të nga Ndërmarrja e Ndërtimit në Mbrostar të Fierit.

Njeriu që kishte drejtuar aktorë dhe kishte përgatitur studentë arti ishte dërguar për atë që regjimi e quante:

“riedukim në gjirin e klasës punëtore”. (Memorie⁠)

Kjo ishte metoda.

Nuk ishte e nevojshme gjithmonë një qeli burgu.

Mund t’i merrje artistit skenën.

Mund t’i merrje studentët.

Mund t’i merrje profesionin.

Dhe pastaj ta dërgoje të “riedukohej”.

PESË VJET PA PUNË

Historia nuk përfundoi me Fierin.

Në autobiografinë që Kujtim Spahivogli shkroi më 30 tetor 1983, ai dokumentonte se pas kthimit në Tiranë në vitin 1978, qëndroi rreth:

PESË VJET PA PUNË.

Vetëm në vitin 1983 arriti të punësohej si metodist në një shtëpi kulture në Bërzhitë.

Dokumentet nga Mbrostari dhe Bërzhita tregojnë madje për përpjekje që ai të rikthehej pranë studentëve në Institutin e Lartë të Arteve dhe pranë Teatrit Popullor.

Kthimi që dëshironte nuk u realizua. (Memorie⁠)

DHE NË FUND…

Më 13 korrik 1987, Kujtim Spahivogli vdiq në Tiranë.

Ishte vetëm 55 vjeç.

Burimet që publikojnë dosjen e përshkruajnë fundin e tij në një shtëpi të vjetër në rrugën “Hoxha Tasin”, larg pozitës që kishte pasur dikur në teatrin shqiptar. (Memorie⁠)

Xhemil Simixhiu.
Andon Rrudha.
Ramiz Alia.
Organizata Bazë e Partisë e Institutit të Lartë të Arteve.
Komiteti i Partisë i Rajonit Nr. 2 të Tiranës.

Këta emra dhe këto institucione dalin në dokumentacionin e publikuar të procesit politik kundër tij. Përgjegjësia konkrete duhet lidhur me aktet që secili ka firmosur ose kryer, jo me hamendësime.

Dhe përballë tyre mbetet një emër:

KUJTIM SPAHIVOGLI.

Një artist të cilit sistemi i mori skenën, katedrën dhe për vite me radhë profesionin.

Dokumentet e vitit 1973 tregojnë se kjo nuk ishte thjesht një histori konflikti artistik.

Ishte një proces politik i dokumentuar kundër një artisti"

Burimi më i rëndësishëm për pjesën e vitit 1973 është dosja me dokumentet partiake të Kujtim Spahivoglit⁠; autobiografia dhe dokumentet e Mbrostarit/Bërzhitës janë publikuar gjithashtu nga Memorie.al⁠.

02/10/2026

📣 ZËRI I ARTISTËVE NË MEDIA

Gjatë shtatorit, SPAKMSH ka përcjellë në televizione, emisione, portale dhe gazeta shqetësimet e artistëve dhe kërkesën e përbashkët për hartimin dhe miratimin e Statusit të Artistit.

Takimet me artistët, peticioni i nënshkruar nga 85 artistë dhe profesionistë, deklaratat publike dhe përfaqësimi në media kanë pasur një qëllim: që zëri i artistëve të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të përfshihen në vendimmarrje.

Qëndrimi ynë mbetet i qartë:
NUK PRANOJMË ASNJË TRAJTIM FINANCIAR TË SHKËPUTUR NGA HARTIMI DHE MIRATIMI I STATUSIT TË ARTISTIT.

Kërkojmë mbrojtje ligjore e sociale, paga dinjitoze, njohje të vështirësisë së profesionit, pensione të përshtatshme dhe dialog të vërtetë me artistët e përfaqësuesit e tyre.

🤝 Falënderojmë gazetarët, moderatorët dhe redaksitë që u kanë dhënë hapësirë këtyre shqetësimeve dhe kanë ndihmuar që publiku të njihet me kërkesat e artistëve.

Puna vazhdon, me artistët, për artistët!

Reagimi i aktores Egla Ceno si pasojë e kercenimit qe mori pas fjales tek sheshi i protestes.
22/09/2026

Reagimi i aktores Egla Ceno si pasojë e kercenimit qe mori pas fjales tek sheshi i protestes.

Ky është një pjesë nga kërcënimi pas fjalës time dje në shesh. Materialet dhe kërcënimi i plotë janë në dorë të organeve kompetente. Mesazhi im është vetëm ky: unë nuk kam frikë! As si grua, as si artiste, as si qytetare dhe as si burrë po të doni.

Shqipëria e Shqiptarëve! Në shesh deri sa dinjiteti i qytetarëve të merret seriozisht, deri sa Poliçani im dhe bashkitë e tjera të dëgjohen! Deri sa Kushtetuta të respektohet nga pushtetarët!

P.S. Ky që kërcënon mund të jetë një i destabilizuar mendor por më duhet të tuteloj veten.

22/09/2026

Suksese TIFF-it!

22/09/2026

Të dhënat e publikuara nga platforma 'Spending.data.al' tregojnë se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka paguar gjatë muajit gusht 2026 rreth 76.6 milionë lekë, ose afro 800 mijë euro, për shpenzime arbitrazhi dhe shërbime ligjore. Sipas dokumenteve të Thesarit, pagesa kryesore prej 57.78 milionë lekësh është regjistruar si paradhënie për kostot e një procesi gjyqësor ndërkombëtar të identifikuar me numrin 29714/ICA7, ndërsa një pagesë tjetër prej 18.8 milionë lekësh është kryer për shërbime ligjore të lidhura me arbitrazhin.

Dokumentet nuk sqarojnë se kush është përfituesi i këtyre fondeve, nëse bëhet fjalë për një studio ligjore apo një subjekt tjetër, si dhe nuk japin detaje mbi natyrën e konfliktit që ka çuar në arbitrazh. Gjithashtu, nuk dihet nëse të dyja pagesat lidhen me të njëjtën çështje.

Megjithëse këto shuma nuk përfaqësojnë dëmshpërblim dhe nuk provojnë humbjen e çështjes nga shteti shqiptar, ato tregojnë se një procedurë arbitrazhi ka krijuar tashmë kosto të konsiderueshme për buxhetin publik.

14/09/2026

LIGJI I RI I KINEMATOGRAFISË – NJË TURP KU P0 PERPIQEN TJU PERLYEJNE

Nga Mevlan Shanaj

Këto ditë po flitet për një festival të deformuar,i cili është krijuar të shërbejë si paradhomë për ndryshimin e ligjit aktual tè kinematografisë nga nje grupim i lidhur ngushtë me këtë festival.ju drejtohem juve :
Përparim Kabo, Raimonda Bulku, Petrit Beci, Esat Teliti,
si persona të lidhur me filmin: lexojeni çorbën kundër filmit që po përgatitet dhe që rrezikon ta groposë fare prodhimin e filmit shqiptar.
Në projektin e ligjit të ri të kinematografisë, që po përgatisin këta që zhurmojnë me organizimin e këtij palo festivali, me 16 çmime karriere dhe 31 çmime festivali, me një Akademi pa autorësi të qartë, po përgatitet të futet në Parlament një ligj që, në vend që ta mbështesë, rrezikon ta varrosë prodhimin e filmit shqiptar.
Këtej e tutje do të zhduket edhe vetë koncepti “film”, ndërsa struktura do të quhet “Agjenci e Shërbimit Audiovizual”.
Aludimi është i qartë: shqiptarët do të vihen në shërbim të projekteve të huaja.
Kuptoni: punonjës të dorës së fundit, sepse nuk ka grup të huaj që të vijë në Shqipëri dhe të marrë specialistët shqiptarë për nivelet kryesore të krijimit. Përveçse për punët që i duhen një produksioni të huaj në nivelin e fundit të hierarkisë.
A nuk është kjo një çmenduri?
Përvojat kanë treguar se në disa filma të huaj që kanë trajtuar Shqipërinë, shqiptarët janë paraqitur përmes drogës, krimit, prostitucionit dhe figurës së burrneshës.
Pra, pyetja është: çfarë po ndërtojmë? Një kinema shqiptare apo një servis shqiptar për produksionet e huaja?
Unë po ju drejtohem juve, sepse besoj se ju dhimbset filmi shqiptar po kaq sa mua.
Apo jo, Beci?
Ti je ndër themeluesit e ligjit ekzistues. Prandaj pikërisht ty të drejtohem: lexoje mirë këtë projektligj dhe shiko se ku po shkon filmi shqiptar.
Këta autorë anonimë që zhurmojnë nuk dihen kush janë, por kuptohet se kush po udhëheq këtë festival grotesk.
Mos lejojmë që zhurma e festivalit të mbulojë atë që po përgatitet pas tij.
Sepse çështja nuk është më një festival.
Çështja është nëse do të kemi apo jo prodhim shqiptar të filmit.

11/09/2026

Mbi pushtetin, propagandën dhe përgjegjësinë e artistit Arti ka jetuar gjithmonë në një marrëdhënie të ndërlikuar me shoqërinë, politikën dhe pushtetin, edhe atëherë kur është përpjekur të paraqite…

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SPK - Skena e Pavarur Kulturore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share