Shoqata Kulturore Atdhetare Çermenika

Shoqata Kulturore Atdhetare Çermenika Shoqata Kulturore Atdhetare Çermenika Faqja zyrtare e Shoqates Çermenika në Facebook.

Dje, me këngëtarin e mirënjohur, “bilbilin e Çermenikës”, nipin tonë, Hysni Hoxha, ishim në Orenjë. Aty, së bashku me dy...
04/02/2026

Dje, me këngëtarin e mirënjohur, “bilbilin e Çermenikës”, nipin tonë, Hysni Hoxha, ishim në Orenjë. Aty, së bashku me dy artistë mirditorë, Llesh dhe Gjin Prenga, incizuam klipin e këngës kushtuar Beg Ballës, i sponsorizuar nga nipërit e tij.

Beg Balla është një nga personalitetet më të mëdha patriotike, liridashëse dhe arsimdashëse të krahinës së Çermenikës në tërë historinë e saj. Ai lindi në Orenjë në vitin 1872. I ri, emigroi në Stamboll dhe Selanik, por u kthye në Atdhe me abetare në dorë. Në vitin 1894 hapi shkollën e parë shqipe në Orenjë, por Turqia e mbylli një vit më vonë. Merr pjesë në Kongresin e Alfabetit në Manastir në vitin 1908, si dhe në Shpalljen e Pavarësisë në Elbasan më 25 nëntor 1912 dhe tre ditë më vonë në Vlorë.

Nga viti 1912 deri në 1921, zgjidhet nga miku i tij, Prefekti i Elbasanit Aqif Pasha, si Drejtor i Çermenikës. Lufton kundër Haxhiqamilistëve dhe Verlavozogistëve. Këta të fundit i djegin shtëpinë në vitin 1921 dhe arrestojnë gjithë burrat e Ballajve. Ai emigron si politik deri në vitin 1926.

Zgjidhet disa herë Kryetar Komune në Çermenikë dhe, së bashku me Tahir Hoxhën, hap dy shkolla shqipe në Zdrajshe në vitin 1916 dhe 1934. Lufton kundër serbëve në Fushë Studë.

Beg Balla është mbështetësi dhe përkrahësi më i madh i LANC në Çermenikë. Në Konferencën e Dytë të ANC në Labinot më 9 shtator 1943, zgjidhet anëtar i Këshillit të PANC të Shqipërisë dhe Kryetar i KANC për Çermenikën. Orenja kthehet në “Kala e LANC”. Aty, në vjeshtën e vitit 1943, vendosen Shtabi i PUANC, gjenerali E. Hoxha dhe gjenerali anglez E. Devis me shtabin e tij.

Gjatë Operacionit të Dimrit, gjermano-ballistët djegin Orenjën dhe lagjen Balla e Koci, duke pushkatuar në shkurt të vitit 1944 drejtuesit e Këshillit ANC të fshatit, Beqir Koci dhe Ymer e Ibrahim Balla. Begun dhe 22 orenjas të tjerë i burgosin në Elbasan. Pas Çlirimit, Beg Ballën e zhbejnë si kulak brenda viteve 1951-1952.

Ai ishte mik me gjithë parinë e kohës, si B. Curri, H. Prishtina, Lleshajt, Bahollt, Blloshmajt, Baba Fajen, Uk Çamen, Shtepanët etj. U nda nga jeta në vitin 1954.

Beg Balla mban dekorata të LANC, Medaljen për Veprimtari Patriotike në vitin 1962 dhe titujt “Nder i Qarkut Elbasan” dhe “Qytetar Nderi i Librazhdit”.

Lavdi patriotëve dhe dëshmorëve të Atdheut, që dhanë gjithçka që patën, deri edhe jetën e tyre, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Prof. Dr. Ferit Balla
Kryetar i Shoqatës A.K. “Çermenika”

20/12/2025

Mirëmëngjes,
Motra dhe vëllezër,
Miq dhe shokë.

Dje u shënua 82-vjetori i Operacionit Armik të Dimrit mbi Çermenikë, me goditje të përqendruar veçanërisht mbi Orenjë.

Në Orenjë ishin vendosur Shtabi i PUNC-së dhe Shtabi i Misionit Ushtarak Aleat Anglez, të komanduar respektivisht nga gjeneralët Enver Hoxha dhe Edmond Devis. Po aty funksiononin spitali partizan, depot e municioneve dhe armatimit, si edhe struktura të tjera mbështetëse. Shtypshkronja “Gutenberg” ishte vendosur në Fushëgurrë.

Komanda gjermane nisi katër kolona gjermano–ballisto–legaliste drejt Orenjës nga këto drejtime:
1. Tiran– Bizë
2. Dibër– Zerqan
3. Elbasan – Shmil
4. Librazhd – Funarës

Më 19 dhjetor, në luftën e Zdrajshës, mes Batalionit Partizan të Çermenikës dhe forcave armike, ranë dëshmorë: Heroina Shenjaze Juka, Bardhy Popa, Femi Kotherja, Vasil Hala dhe Shefqet Tosku.
Pala armike pati mbi 20 të vrarë.

Sot, 82 vjet më parë, kolona e zezë gjermano-balliste, me kallëuzë si Aziz Biçaku, Isak Allen e të tjerë, mësynë mbi Orenjë. Pasi plaçkitën dhe vodhën si kusarë gjithçka u doli përpara, dogjën dhe shkatërruan shtëpitë e Ramiz Ymerit, Shaqir dhe Qazim Ballës, Skënder dhe Idriz Koçit, e të tjerëve, duke e kthyer Orenjën në tym e flakë.

Rreth 60 burra, gra, fëmijë, pleq e plaka, në acarin e dimrit, mbetën në mes të katër rrugëve, pa strehë dhe pa asnjë katandi.

Çfarë vodhën e plaçkitën? Këtë e tregoj unë, ashtu siç ma kanë treguar prindërit e mi. Vodhën si kusarë: dhen, dhi, lopë, kuaj, mushka, qilima, sixhade, këpucë, komplete kafeje, vathë e unaza grash, pajat e nuseve, jorganë, deri edhe djepë fëmijësh e shpergaj. Nënës sime i vodhën leshin e dyshekut. Fates së Alliut ia prenë gishtin për t’i marrë unazën e fejesës.

E pabesueshme, por e vërtetë. Populli i Orenjës i di këto, sepse i ka parë me sytë e vet.

Tregimi vazhdon më 8 shkurt 1944, kur gjermano-ballistët mësynë për herë të dytë mbi Orenjë.

Mirupafshim dhe Gëzuar Festat.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Çermenika”
Prof. Dr. Ferit Balla

83-VJETORI I KRIJIMIT TË ÇETËS PARTIZANE TË ÇERMENIKËS.🇦🇱Në praninë e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj.B...
15/08/2025

83-VJETORI I KRIJIMIT TË ÇETËS PARTIZANE TË ÇERMENIKËS.🇦🇱
Në praninë e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj.Bora Muzhaqi, Deputeti z.Olsi Komici, Kryetari i Bashkisë z.Mariglen Disha, Nënprefekti i Librazhdit z.Josif Laska,Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan z.Lutfi Lala, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Shqipërisë, Kryetarja e Komitetit të Veteranëve të Librazhdit znj.Ryzhdie Hasula dhe Kryetari i Shoqatës Atdhetare Çermenika 2003 z.Ferit Balla.

Përulemi me nderim ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut dhe e listuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

Gëzuar festën e 83- vjetorit të formimit të Çetës Partizane të Çermenikës!🇦🇱

Shoqata Kulturore Atdhetare “Çermenika”, në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe Organizatën e Veteranëve, organizon në ...
12/08/2025

Shoqata Kulturore Atdhetare “Çermenika”, në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd dhe Organizatën e Veteranëve, organizon në Orenjë aktivitet festiv me rastin e 83-vjetorit të formimit të Çetës Partizane të Çermenikës.

Nën tingujt e muzikës së këngëtarit të Çermenikës, Hysni Hoxha dhe ansambli i Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” Librazhd.

📅 15 gusht
🕙 Ora 10:00
📍 Pranë Shkollës së Mesme të Bashkuar Orenjë
Ju mirëpresim!🇦🇱

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Kulturore Atdhetare Çermenika posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Kulturore Atdhetare Çermenika:

Share