05/08/2026
Si mund të identifikohet një problem ligjor brenda një rasti social? Dhe si mund të sigurohemi që personi të referohet në kohë te institucioni i duhur për të marrë ndihmën që i nevojitet?
Pikërisht këto çështje ishin në fokus të dy trajnimeve të organizuara nga TLAS, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Tiranë, me temë “Fuqizimi i koordinimit ndërinstitucional për identifikimin, referimin dhe ndjekjen e strukturuar të rasteve që kanë nevojë për ndihmë juridike”.
Trajnimi i zhvilluar më 22 korrik në Elbasan mblodhi 28 pjesëmarrës, ndërsa në trajnimin e zhvilluar më 28 korrik në Tiranë morën pjesë 16 profesionistë.
Pjesëmarrësit përfaqësonin njësitë administrative dhe shërbimet sociale bashkiake, përfshirë Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijës, Koordinatorët Vendorë kundër Dhunës në Familje, Njësitë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit, zyrat e gjendjes civile, Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Elbasan dhe Tiranë, Policinë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ata vlerësuan veçanërisht njohuritë praktike të marra për të dalluar problematikat ligjore që mund të fshihen brenda një rasti social dhe për t’i referuar ato pranë institucioneve përgjegjëse. Po aq i rëndësishëm ishte edhe informimi mbi shërbimet ekzistuese të ndihmës juridike, ku mund të drejtohen rastet që hasin gjatë punës së tyre të përditshme.
Aktivitetet u realizuan me mbështetjen e projektit EQUALS – “Shërbime Juridike me Cilësi të Përmirësuar”, i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me financim nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë.
English below ⬇️
How can a legal issue be identified within a social case? And how can we ensure that a person is referred promptly to the right institution to receive the support they need?
These questions were at the heart of two training sessions organised by TLAS in cooperation with the Municipalities of Elbasan and Tirana on “Strengthening Inter-Institutional Coordination for the Identification, Referral and Structured Follow-up of Cases Requiring Legal Aid”.
The training held in Elbasan on 22 July brought together 28 participants, while 16 professionals attended the session held in Tirana on 28 July.
Participants represented municipal administrative units and social services, including Child Protection Units, Local Coordinators against Domestic Violence, Needs Assessment and Referral Units, civil registry offices, the Primary Legal Aid Service Centres in Elbasan and Tirana, the Police and civil society organisations.
They particularly valued the practical knowledge gained on how to recognise legal issues that may be hidden within a social case and refer them to the responsible institutions. Equally important was learning more about the legal aid services available to support the cases they encounter in their daily work.
The activities were supported through the EQUALS – “Enhanced Quality Legal Services” project, implemented by the United Nations Development Programme (UNDP) in partnership with the Ministry of Justice and funded by the Austrian Development Agency (ADA) as part of Austria’s International Partnerships.