GIZ Albania

Directions Website Contact the organization

GIZ Albania On behalf of the German Government, we work to create better prospects for people living in Albania.

📍 Nesër në Golem  vijon serinë e sesioneve informuese për thirrjen e parë për projekt-propozime, këtë herë me përfaqësue...
14/10/2026

📍 Nesër në Golem

vijon serinë e sesioneve informuese për thirrjen e parë për projekt-propozime, këtë herë me përfaqësues të bashkive nga qarqet Berat, Tiranë, Dibër dhe Durrës.

Gjatë sesionit do të prezantohen fushat prioritare të thirrjes, mundësitë e financimit, kriteret e aplikimit dhe hapat për përgatitjen dhe dorëzimin e një projekt-propozimi.

Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësi të marrin sqarime mbi dokumentacionin e kërkuar dhe përdorimin e platformës online të aplikimit.

📍 Golem, Kavajë
📅 15 tetor 2026
🕙 10:00–13:30
🏨 Luxury Premium Finesse Hotel

Nëse bashkia juaj ka një ide që mund të përmirësojë infrastrukturën apo shërbimet vendore dhe të krijojë mundësi të reja për komunitetin, ky është momenti për të parë se si mund të shndërrohet në një projekt konkret.

🔗 Më shumë informacion për thirrjen: www.eu4municipalities.al⁠

Projekti EU4Municipalities financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe zbatohet nga GIZ në partneritet me NALAS, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë dhe KDZ - Zentrum für Verwaltungsforschung .

📣 Thirrje per mediat e pavarura ne Shqiperi!Permes programit  , GIZ dhe DW Akademie ofrojne mbeshtetje financiare per or...
14/10/2026

📣 Thirrje per mediat e pavarura ne Shqiperi!

Permes programit , GIZ dhe DW Akademie ofrojne mbeshtetje financiare per organizatat e pavarura mediatike permes dy linjave:

💼 Zhvillimi i biznesit mediatik – per forcimin e modeleve te biznesit dhe zgjerimin e audiences, me grante deri ne 70,000 euro.
📰 Gazetaria tematike, permbajtja dhe zhvillimi i audiences – per krijimin e gazetarisë me ndikim dhe forma te reja te angazhimit te audiences, me grante deri ne 20,000 euro.

Fushat prioritare perfshijne Qendrueshmerine Demokratike dhe Integrimin ne BE, si edhe Veprimin per Klimen dhe Qendrueshmerine Mjedisore.

📅 Afati i aplikimit: 8 nentor 2026
💻 Info session online: 20 tetor 2026, ora 10:00

🔗 Thirrjen e plote, kriteret e aplikimit dhe informacionin mbi info session e gjeni ketu:
https://www.wb6media.eu/en/call-for-project-proposals-for-independent-media-organisations

📍 Nesër në Sarandë  vijon serinë e sesioneve informuese për thirrjen e parë për projekt-propozime, këtë herë me përfaqës...
12/10/2026

📍 Nesër në Sarandë

vijon serinë e sesioneve informuese për thirrjen e parë për projekt-propozime, këtë herë me përfaqësuesit e bashkive nga qarqet Fier, Gjirokastër dhe Vlorë.

Gjatë sesionit do të prezantohen fushat prioritare të thirrjes, mundësitë e financimit, kriteret e aplikimit dhe hapat për përgatitjen e një projekt-propozimi.

📌 Sarandë
📅 13 tetor 2026
🕙 10:00–13:30
📍 Hotel Demi, Bashkia Sarandë

Nëse bashkia juaj ka një ide që mund të përmirësojë infrastrukturën apo shërbimet vendore dhe të krijojë mundësi të reja për komunitetin, ky është momenti për të parë si mund të shndërrohet në një projekt konkret.

🔗 Më shumë informacion për thirrjen: www.eu4municipalities.al
--
Projekti “EU4Municipalities”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), zbatohet nga GIZ në partneritet me NALAS, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë dhe KDZ - Zentrum für Verwaltungsforschung

♻️ Ndarja e mbetjeve kërkon më shumë sesa rregulla të reja. Duhet një sistem që funksionon në praktikë.Gjatë Dialogut të...
08/10/2026

♻️ Ndarja e mbetjeve kërkon më shumë sesa rregulla të reja. Duhet një sistem që funksionon në praktikë.

Gjatë Dialogut të 5-të Publik–Privat, pjesëmarrësit punuan mbi katër modele të mundshme për organizimin e ndarjes së mbetjeve: përmes bashkive, ndërmarrjeve publike, operatorëve privatë ose modeleve të kombinuara.

Përmes simulimit dhe diskutimit, ata shkëmbyen ide, sfida dhe zgjidhje praktike.

💡 Pikat kryesore të diskutimit:
• Bashkitë kanë nevojë për kohë, kapacitete dhe mbështetje për të zbatuar kërkesat e reja.
• Qytetarët duhet të jenë pjesë e procesit dhe nevojat e tyre të merren parasysh.
• Role të qarta dhe bashkëpunimi i mirë mes institucioneve janë thelbësore që sistemi të funksionojë.

Përmes projektit EU4 Circular Economy and Livable Cities, GIZ mbështet dialogun dhe zgjidhje praktike që ndihmojnë në kthimin e politikave të menaxhimit të mbetjeve në shërbime që funksionojnë për bashkitë dhe komunitetet.

---

♻️ Separate waste collection needs more than new rules. It needs a system that works in practice.

During the 5th Public–Private Dialogue, participants worked through four possible models for organising separate waste collection: municipal, public company, private operator and hybrid models.

Through simulation and discussion, they exchanged ideas, challenges and practical solutions.

💡 Key takeaways:
• Municipalities need time, capacity and support to put new requirements into practice.
• Citizens need to be part of the process - their needs and feedback matter.
• Clear responsibilities and cooperation between institutions are essential.

Through the EU4 Circular Economy and Livable Cities project, GIZ supports dialogue and practical solutions that help turn waste-management policies into services that work for municipalities and communities.

European Union in Albania Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung (BMZ) Ambasada Gjermane Tiranë
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Si mund të lëvizë më mirë Elbasani në një klimë që po ndryshon? 📍GIZ, në kuadër të Regional Climate Partnership, po mbës...
06/10/2026

Si mund të lëvizë më mirë Elbasani në një klimë që po ndryshon? 📍

GIZ, në kuadër të Regional Climate Partnership, po mbështet CliMobility City Lab Elbasan – një program që synon të kthejë ide për lëvizshmëri urbane të qëndrueshme dhe të përshtatur ndaj klimës në zgjidhje konkrete për qytetin.

📅 Apliko deri më 10 tetor.
🔗 https://albict.al/climobility-city-lab-elbasan/?fbclid=PAZXh0bgNhZW0CMTEAcGRvZgRzcnRjBmFwcF9pZAwyNTYyODEwNDA1NTgAAaeYUQJGx7Ah_jENRys1CajtbKw4KGBavgZrkuFJaEmGBNCEmDgJOH6v3HTPpw_aem_3p9apt617wc5QEWZhJUwYw

05/10/2026

Materialet njëpërdorimshe po zëvendësohen me alternativa më të qëndrueshme, duke reduktuar mbetjet dhe përdorur më mirë burimet.

Një shembull konkret se si zgjidhjet e ekonomisë qarkulluese mund të integrohen në funksionimin e përditshëm të sektorit HoReCa.

Mbështetur përmes nismës SUP2Loop, në kuadër të projektit EU for Circular Economy and Livable Cities.

📍 Nesër në Malësi të MadheEU4Municipalities nis serinë e sesioneve informuese për thirrjen e parë për projekt-propozime,...
05/10/2026

📍 Nesër në Malësi të Madhe

EU4Municipalities nis serinë e sesioneve informuese për thirrjen e parë për projekt-propozime, duke sjellë informacionin më pranë bashkive dhe prioriteteve të tyre konkrete.

Sesioni i parë u drejtohet përfaqësuesve të bashkive nga qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit, për të prezantuar mundësitë e financimit, fushat prioritare dhe hapat e aplikimit.

Ejani të takohemi nesër në:
📍 Koplik
📅 6 tetor 2026
🕙 10:00–15:00

Nëse bashkia juaj ka një ide që mund të përmirësojë infrastrukturën, shërbimet vendore apo të krijojë mundësi të reja për komunitetin, ky është hapi i parë për ta kthyer atë në një projekt konkret.

🔗 Më shumë informacion për thirrjen dhe sesionet informuese: www.eu4municipalities.al⁠
---
Projekti "EU4Municipalities", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), zbatohet nga GIZ në partneritet me Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (NAMA) dhe KDZ - Zentrum für Verwaltungsforschung

Sa kontribuojnë industritë e bazuara në të drejtën e autorit në ekonominë shqiptare?Për herë të parë, një studim kombëta...
05/10/2026

Sa kontribuojnë industritë e bazuara në të drejtën e autorit në ekonominë shqiptare?

Për herë të parë, një studim kombëtar gjithëpërfshirës sjell të dhëna mbi kontributin e tyre në ekonomi.

Duke përdorur metodologjinë e WIPO-s, studimi vlerëson se industritë e bazuara në të drejtën e autorit në Shqipëri:
🔹 kontribuan me 4.31% të PBB-së në vitin 2024 – 108.6 miliardë lekë, ose rreth 1.05 miliardë euro
🔹 punësuan 40,535 persona në vitin 2023 – 3.38% e punësimit total
🔹 gjeneruan 146.7 milionë euro eksporte të shërbimeve të lidhura me të drejtën e autorit në vitin 2024

Teknologjia e informacionit dhe software-i ishin shtytësit kryesorë të rritjes gjatë periudhës 2020–2024, krahas zhvillimit të fortë të sektorëve të artit, argëtimit dhe kulturës.

Gjetjet tregojnë se krijimtaria nuk është vetëm shprehje kulturore. Ajo kontribuon gjithashtu në punësim, inovacion, eksporte dhe zhvillim ekonomik.

Studimi ofron një bazë të rëndësishme të dhënash për forcimin e krijimit dhe menaxhimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, si dhe zbatimin e tyre në Shqipëri, duke mbështetur njëkohësisht progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian në kuadër të Kapitullit 7 të acquis të BE-së.

🔗 Lexoni gjetjet e plota dhe rekomandimet e studimit:https://www.giz.de/sites/default/files/media/els-document/2026-09/national-study-economic-impact-copyright-based-industries-albania.pdf

Support to Accession Negotiations in Economic Chapters of Acquis - Saneca

📢 Nga idetë në veprim: Thirrja e parë për Grante e EU4Municipalities!-EU4Municipalities sapo ka shpallur Thirrjen e parë...
01/10/2026

📢 Nga idetë në veprim: Thirrja e parë për Grante e EU4Municipalities!
-
EU4Municipalities sapo ka shpallur Thirrjen e parë për Projekt Propozime, drejtuar bashkive të vogla dhe të mesme. Kjo thirrje do të mbështesë deri në 10 projekte, në sektorë si:

🌾 Infrastruktura publike lokale dhe zhvillimi urban/rural
♻️ Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik lokal
🏗️ Infrastruktura sociale dhe shërbimet publike gjithëpërfshirëse
🌱 Mbrojtja e mjedisit, qëndrueshmëria ndaj klimës dhe Axhenda e Gjelbër
🖥️ Digjitalizimi, mjetet TIK, zgjidhje novatore dhe inteligjente

Në fokus të thirrjes janë bashkitë me më pak se 55,000 banorë (Cens 2023).

Procesi i aplikimit online: nëpërmjet Platformës së Granteve EU4M
https://eu4municipalities.al/cfp/EU4M-II-CfP1?fbclid=PAZXh0bgNhZW0CMTEAcGRvZgRzcnRjBmFwcF9pZAwyNTYyODEwNDA1NTgAAafNiNvzng9Z-3bL8XiubkudJsPu1BN2bCGeclumC5wmLdboxmqck1TBnKjFow_aem_PygzzsvH-PszvHCs8cuBRg

Shuma e financimit: €80,000–€100,000
Kohëzgjatja e zbatimit: 12–18 muaj
Financim: 70–80% duhet të jetë për investime kapitale

Thirrja ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, duke mbështetur investime që i pergjigjen prioriteteve të tyre dhe nevojave të komuniteteve lokale.

📅 Afati i fundit i aplikimit: 27 Nëntor, 2026
--
Projekti "EU4Municipalities", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), zbatohet nga GIZ në partneritet me Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore (NALAS), Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (NAMA) dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike (KDZ), Austri.

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë KDZ - Zentrum für Verwaltungsforschung

Address

German Development Cooperation Office Rr. Asim Zeneli, Nd. 6/10
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GIZ Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to GIZ Albania:

Shortcuts

Share