26/08/2026
📢 Zëri juaj ka rëndësi në rrugëtimin evropian të Shqipërisë! 🇦🇱🇪🇺
Sa të informuar ndiheni për procesin e integrimit evropian? Si e perceptoni këtë proces dhe sa të përfshirë ndiheni në të?
Qendra ALTRI ju fton të plotësoni pyetësorin mbi njohuritë, perceptimet dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit evropian.
⏳ Ju duhen vetëm pak minuta, ndërsa kontributi juaj do të ndihmojë në nxitjen e një procesi më gjithëpërfshirës, transparent dhe të orientuar drejt qytetarëve.
🔒 Përgjigjet janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime studimore.
👉 Plotësoni pyetësorin këtu:
https://forms.gle/n1SuLt3q1Z5vdWvcA
Faleminderit për kontributin tuaj!
Ky pyetësor zhvillohet nga Qendra ALTRI, në kuadër të studimit “Ndërgjegjësimi, perceptimet dhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e integrimit evropian në Shqipëri”, mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), Zyra për Shqipërinë. Ai synon të vlerësojë nivelin e njohuri...