Qendra Uja

Directions

Qendra Uja Qendra Uja: Tirana-based NGO promoting ecofeminism, merging environmental and feminist movements.

06/04/2026

EUR(H)OPE e mbylli rrugëtimin 2-vjeçar në Tiranë me shfaqjen në Berk të videos “From Roots to Routes”, e prodhuar nga 5 ...
04/04/2026

EUR(H)OPE e mbylli rrugëtimin 2-vjeçar në Tiranë me shfaqjen në Berk të videos “From Roots to Routes”, e prodhuar nga 5 të rinj shqiptarë së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Maroku, Spanja dhe Italia, e cila tregon se ne kemi imagjinuar Evropën jo si një hapësirë burokratike, por si një mbajtëse imagjinatash dhe identitetesh nga më të shumellojshmet.

Pas prezantimit të rezultateve të projektit, shfaqëm dokumentarin e shkurtër “Albgreko” të Ilir Tsoukos, përmbajtja e të cilit na bëri të reflektojmë mbi identitetin e dyfishtë të brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke e lidhur diskutimin e gjerë me një temë të posaçme që na përket thellësisht si shqiptarë.

Nga pika e nisjes së këtij projekti dy vjet më parë dhe deri në fund të tij, shumë gjëra kanë ndryshuar: Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend destinacioni, ndërkohë që mbetet kryesisht një vend me nivele të larta emigrimi të të rinjve, në një kontekst gjeopolitik shumë të destabilizuar. Në këtë kohë të ndërmjetme, qeveria shqiptare, e karakterizuar nga kujtesa e shkurtër historike, ka vënë në dispozicion hapësirën e vendit tonë për qendrat famëkeqe të Gjadrit në bashkëpunim me Italinë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për menaxhimin e migracionit nga Bashkimi Evropian.

Edhe pse ky është fundi i këtij cikli, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për një shoqëri që e trajton Tjetrin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Qendra Uja ka kënaqësinë t’ju ftojë të gjithëve të na bashkoheni në shfaqjen e dokumentarit të shkurtër “ALBGREKO”, me r...
27/03/2026

Qendra Uja ka kënaqësinë t’ju ftojë të gjithëve të na bashkoheni në shfaqjen e dokumentarit të shkurtër “ALBGREKO”, me regji nga Ilir Tsouko i cili eksploron në thellësi përvojën e shqiptarëve në Greqi gjatë viteve 1990.

📍 Berk
📅 30 mars
🕖 19:00

Ky event shënon gjithashtu edhe përmbylljen e një projekti shumë të dashur për ne, Eur(H)ope, me të cilin kemi synuar të rishohim kufijtë përmes transformimit të narrativave dhe fuqizimit të të rinjve, duke u dhënë hapësirë të eksplorojnë fuqinë e fjalës dhe imazhit.

Nga Tirana në Tiznit (Marok), më pas në Barcelonë dhe së fundmi në Napoli, ky rrugëtim është udhëhequr nga nevoja për të reflektuar mbi përkatësinë, kufijtë, identitetin dhe diversitetin, si një mënyrë për t’i bërë ballë diskurseve përjashtuese ndaj migrantëve dhe ndarjeve politike.

Prania juaj në këtë event ka një vlerë të veçantë për ne, pasi besojmë se bashkimi dhe solidariteti mbeten mjetet më të fuqishme për t’i rezistuar përjashtimit. Ju mirëpresim!

Në Policy Lab-in e dytë, diskutimi u fokusua më shumë në aspektin lokal, pa e shkëputur Shqipërinë nga konteksti i më sh...
18/01/2026

Në Policy Lab-in e dytë, diskutimi u fokusua më shumë në aspektin lokal, pa e shkëputur Shqipërinë nga konteksti i më shumë se tre dekadave migrimi. Në pjesën e parë, biseda u përqendrua te përkatësia, duke u pasuruar nga kontributi i studiueses Gresa Hasa, e cila prej disa vitesh jeton dhe studion në Austri, si edhe nga Elisa Hamzo, përfaqësuese e sektorit të edukimit, e cila e ka përjetuar migrimin dhe ka vendosur të rikthehet në Shqipëri. Ervin Goci, akademik dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë, u ndal më tej te përvojat e tij me studentët, si dhe te dilemat që ata hasin në lidhje me qëndrimin dhe angazhimin në Shqipëri.

Në pjesën e dytë, Elson Zguri, autor i librit “Të gjitha macet janë të bukura”, i cili ka jetuar dhe punuar prej vitesh në Greqi dhe aktualisht është i zhvendosur në Berlin, ndau përvojën e tij si emigrant shqiptar dhe sfidat me racizmin. Dhimitër Koleci, aktivist për çështjet mjedisore, nga ana tjetër, rrëfeu përvojën e tij si emigrant i kthyer në Shqipëri, pritshmëritë dhe projeksionet për kontributin pas rikthimit, si dhe vështirësitë me të cilat u përball.

Gjejmë rastin sërish të falenderojmë panelistët dhe pjesëmarrësit për pasurimin e këtij diskutimi kaq me rëndësi mbi përkatësinë, racizmin dhe gjithçka midis. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Eurhope.

Këtë të enjte, në ambientet e Europe House, patëm mundësinë të zhvillonim Policy Lab-in e parë mbi punëtorët e huaj në S...
18/01/2026

Këtë të enjte, në ambientet e Europe House, patëm mundësinë të zhvillonim Policy Lab-in e parë mbi punëtorët e huaj në Shqipëri dhe kushtet e punës.

Në pjesën e parë të sesionit, u diskutua me Valmira Guzin, konsulente pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), dhe Derand Krasniqin nga UNHCR, mbi kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar që rregullon punësimin e punëtorëve të huaj. Diskutimi u përqendrua te legjislacioni ekzistues dhe mangësitë aktuale që nuk i përgjigjen rritjes së numrit të punëtorëve të huaj në sektorë të ndryshëm të punësimit.

Në pjesën e dytë, Robelyn T., studiuese nga Filipinet, ndau në mënyrë të detajuar problematikat me të cilat përballen punëtorët filipinas në Shqipëri, përfshirë kushtet e punës dhe rastet e abuzimit. Ky diskutim u pasurua më tej nga gjetjet dhe raportimet e vazhdueshme të gazetares Elira Kadriu nga Citizens.al e cila solli në vëmendje raste konkrete të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve të huaj, kryesisht nga Afrika, Amerika Latine dhe Azia.

Gertjana Hasalla nga Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL kontribuoi me ekspertizën mbi situatën e punëtorëve, sfidat e organizimit sindikal dhe mangësitë ekzistuese në mekanizmat e mbrojtjes ndaj shfrytëzimit dhe shkeljeve të kontratave të punës.

Gjejmë rastin sërish të falenderojmë panelistët dhe pjesëmarrësit për pasurimin e këtij diskutimi kaq me rëndësi për Shqipërinë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projetit Eurhope.

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Uja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share