19/06/2026
Shoqata Albanian Initiative for Development po zbaton projektin “Fuqizimi i të rinjve për integrimin europian dhe zhvillimin e aftësive” mbështetur financiarisht nga AMSHC. Projekti synon të nxisë përfshirjen aktive të të rinjve, veçanërisht studentëve në Tiranë, përmes edukimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi zhvillimet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian. Nëpërmjet këtij projekti synohet të zhvillohen aftësitë e të rinjve në komunikim, lidership dhe këshillm karriere. Shoqata është e interesuar të punësojë 2 (dy) ekspertë të jashtëm.
1 ekspert për lidershipin (41 ditë pune)
1 ekspert për integrimin europian (14 ditë pune)
Përgjegjësitë specifike:
Ekspert i jashtëm hulumtues dhe trajner (me kohë të pjesshme). Eksperti do të jetë i angazhuar në:
• Analizimin e legjislacionit vendas dhe të huaj;
• Përgatitjen dhe hartimin e pyetësorëve me fokus lidershipin dhe procesin e integrimit europian;
• Të bashkëpunojë me institucionet shqiptare për mbledhjen e të dhënave;
• Interpretimin e rekomandimeve të Raporteve ndërkombëtare;
• Hartimin e një Raporti Studimi;
• Të jetë i gatshëm t’i përgjigjet drejtuesit të projektit sipas nevojave të krijuara përgjatë zbatimit të projektit.
Kriteret e përgjithshme:
1- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për drejtësi, shkenca sociale, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të ngjashme.
2- Të ketë të paktën 3 (tre) vite përvojë profesionale në fushën e lidershipit, zhvillimit të karrierës, integrimit evropian, hartimit dhe zbatimit të politikave publike, si dhe mbi 2 (dy) vite eksperiencë në mësimdhënie;
3- Të ketë aftësi shumë të mira analitike.
4- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe angleze.
3- Të këtë njohuri shumë të mira kompjuterike.
Dokumentacioni i nevojitur për aplikim:
* CV e detajuar
* Ofertën financiare për angazhimin që do të ketë.
Afati i dorëzimit:
Dorëzimi i dokumentave të nevojshme duhet të bëhet brenda datës 29 Qershor 2026.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e emailit [email protected]