Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network)

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network)
Call Directions Website

Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) We have 24 years of work experience with CSOs, nature & sustainable development as well as with authorities dealing with these issues in Albania.

Methodologies
Milieukontakt Albania has developed specific methodologies for participation. They include:
- Training in which we apply the Technology of Participation and the experiential learning cycle of the American educational theorist David Kolb. This approach enables participants to share experiences and reflect on them, generalize reflections and experiences and directly put the new insights into practice;
- Peer-to-peer coaching, as a tool for capacity building and for exchange between NGOs;
- E-learning and use of social media as tools for capacity building, collecting and exchanging information, developing joint documents and plans, and promotion of materials and ideas developed;
- Building partnerships with local NGOs/CSOs and delegation of tasks to these groups in combination with guidance by Milieukontakt;
- Result based management
Milieukontakt Albania has extensive experience in developing and implementing projects according to result-based management methodology based on the World Bank methodology described in the book: ”Ten steps towards a result based monitoring and evaluation system” (Jody Zall Kusec, Worldbank 2004).

23/10/2026

Po zhvillohet tani | Dita e dytë e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve mbi qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit

Si mund të ndikojë publiku në vendimet që prekin mjedisin? Kush preket nga një problematikë mjedisore, kush vendos për të dhe si mund të ndërtohen zgjidhje të përbashkëta?

Këto janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot, më 23 tetor, në Librazhd, gjatë ditës së dytë të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile mbi qeverisjen dhe drejtësinë mjedisore.

Dita ka nisur me një rikujtim të mesazheve kryesore të ditës së parë. Më pas, diskutimet janë përqendruar te pjesëmarrja efektive në vendimmarrjen mjedisore dhe procedura e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, përfshirë dokumentacionin mjedisor, të drejtën për informim dhe konsultim, dëgjesat publike, komentet dhe rekomandimet, si dhe monitorimin e mënyrës se si trajtohet kontributi i publikut.

Në vijim, fokusi ka kaluar te angazhimi i komunitetit, advokimi dhe monitorimi mjedisor: hartëzimi i palëve të interesit, identifikimi i komuniteteve të prekura dhe vendimmarrësve, angazhimi i grupeve vulnerabël, formulimi i objektivave dhe mesazheve të advokimit, ndërtimi i aleancave dhe dialogu me institucionet.

Përmes ushtrimeve praktike, si analiza e një rasti VNM-je dhe hartëzimi i palëve të interesit, pjesëmarrësit kanë punuar mbi raste konkrete për të kuptuar ku dhe si mund të ndërhyjnë në procesin vendimmarrës.

Dita do të përmbyllet me dialogun ndërmjet OJF-ve, biznesit, komuniteteve dhe institucioneve, duke trajtuar transparencën dhe llogaridhënien, përgjegjësinë mjedisore të biznesit, CSR, ESG dhe praktikat e qëndrueshme, si dhe me ushtrimin përmbyllës “Nga problematika te zgjidhja e përbashkët”.

Synimi është që organizatat të forcojnë aftësitë për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen mjedisore, për të angazhuar komunitetet dhe për të ndërtuar dialog dhe aleanca për mbrojtjen e mjedisit.

Trajnimi zhvillohet më 22 dhe 23 tetor 2026, në Librazhd, në kuadër të projektit AJEG-Albania.

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

Expertise France
AFD - Agence Française de Développement
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

22/10/2026

Po zhvillohet tani | Dita e parë e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve mbi qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR)

Kur një problem mjedisor përbën shkelje administrative dhe kur mund të kemi të bëjmë me një vepër penale? Si dokumentohet një rast dhe cilat janë rrugët ligjore e institucionale për të kërkuar përgjegjësi?

Këto janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot, më 22 tetor, në Librazhd, gjatë ditës së parë të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile mbi qeverisjen dhe drejtësinë mjedisore.

Diskutimet nisin nga e drejta për një mjedis të shëndetshëm dhe Konventa e Aarhus-it, përfshirë aksesin në informacion, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar drejtësisë, si dhe rolin e OJF-ve, komuniteteve dhe bizneseve.

Në vijim, fokusi kalon te identifikimi dhe klasifikimi i problematikave mjedisore, dallimi ndërmjet shkeljes administrative dhe veprës së mundshme penale, si dhe dokumentimi i rasteve përmes mbledhjes së evidencës, shqyrtimit të lejeve dhe autorizimeve dhe përdorimit të mekanizmave të raportimit, inspektimit, ankimit dhe referimit.

Përmes ushtrimeve praktike, si “A është ky një krim mjedisor?” dhe “Krijimi i dosjes së një rasti mjedisor”, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete, do të përgatisin dosjen e një problematike mjedisore dhe do të hartojnë një strategji veprimi, duke identifikuar institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat më të përshtatshëm për ndërhyrje.

Dita e dytë do të fokusohet te pjesëmarrja në vendimmarrjen mjedisore dhe procedura e VNM-së, angazhimi i komunitetit, advokimi dhe monitorimi mjedisor, si dhe dialogu ndërmjet OJF-ve, biznesit, komuniteteve dhe institucioneve për zgjidhje të përbashkëta.

Synimi është që organizatat të forcojnë aftësitë për të kaluar nga evidentimi i një problemi mjedisor te dokumentimi, ndjekja institucionale dhe përdorimi i instrumenteve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Trajnimi zhvillohet më 22 dhe 23 tetor 2026, në mjediset e Bar Restorant Kantina, Librazhd, në kuadër të projektit AJEG-Albania.

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

21/10/2026

U prezantua në takimin e Akademisë së Shkencave raporti shkencor i “Vlerësimit të ekspozimit urban, fraksionit të trashë të grimcave të pluhurit, variabilitetit mujor (shkurt – qershor 2026), krahasimet me udhëzimet OBSH/BE dhe rekomandime për ndërhyrje publike”, bërë nga Profesor Besnik Baraj.

Ky studim shqyrton ndotjen e ajrit nga grimcat që qëndrojnë pezull (PM) në mikro-mjedise të ndryshme urbane të Tiranës, me vëmendje të veçantë ndaj ndikimit të trafikut rrugor dhe proceseve të lidhura me të. Studimi merr një rëndësi të veçantë në kushtet kur informacioni publik, sistematik dhe lehtësisht i aksesueshëm mbi cilësinë e ajrit në qytet mbetet i kufizuar. Mungesa e një informacioni të vazhdueshëm dhe të kuptueshëm për nivelet reale të ndotjes nuk kufizon vetëm njohjen e publikut mbi cilësinë e ajrit që ai thith, por mund të ndikojë edhe në shkallën e vëmendjes që kësaj problematike i kushtojnë media, institucionet dhe vendimmarrësit. Studimi synon të përkthejë rezultatet në mesazhe të qarta për politikëbërësit lokalë dhe qendrorë. Një problem mjedisor që nuk matet në mënyrë të vazhdueshme, nuk dokumentohet dhe nuk komunikohet qartë, rrezikon të mbetet jashtë prioriteteve të debatit publik dhe të politikave urbane dhe ca më pak të zgjidhet. Nëpërmjet tij kërkohet të zhvendoset pyetja nga “Sa janë grimcat e pluhurit në Tiranë?” Te pyetja më konkrete dhe më e kuptueshme për publikun: “Çfarë ajri thith qytetari aty ku jeton dhe kalon kohën e tij?”.
Ky raport u mundësua me mbështetjen e Fondacionit Credins, përmes një projekti të zbatuar nnga Milieukontakt Shqiperi në bashkëpunim akademikë dhe profesorë të FSHN si dhe me platformën smile.al.

21/10/2026

Këtë javë do të jemi në Librazhd!
Librazhdi është një territor me pasuri të veçanta natyrore dhe biodiversitet të lartë. Nga lumi Shkumbin dhe degët e tij, te pyjet, ekosistemet malore dhe Parku Kombëtar Shebenik, kjo zonë ka një rëndësi të veçantë për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Por pasuria natyrore shoqërohet edhe me sfida të rëndësishme për qeverisjen mjedisore: mbrojtjen e burimeve ujore, menaxhimin e mbetjeve, shfrytëzimin e burimeve natyrore, ruajtjen e biodiversitetit dhe përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje.
Si mund të identifikohen dhe dokumentohen shkeljet mjedisore? Kur një problem mjedisor bëhet çështje drejtësie? Dhe si mund të ndikojnë qytetarët dhe organizatat në vendimet që prekin territorin e tyre?
Më 22–23 tetor, në Librazhd, projekti AJEG-Albania vijon ciklin e trajnimeve për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR).
Gjatë dy ditëve do të trajtojmë të drejtat mjedisore, Konventën e Aarhus-it, identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve, mekanizmat e raportimit dhe ankimit, si dhe aksesin në drejtësi.
Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet pjesëmarrjes në vendimmarrje, procedurave të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), konsultimeve publike, advokimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, organizatave, bizneseve dhe institucioneve.
Përmes ushtrimeve praktike dhe analizës së rasteve, pjesëmarrësit do të punojnë për të ndërtuar strategji konkrete veprimi për problematikat mjedisore.
📅 22–23 tetor 2026
📍 Bar Restorant Kantina, Librazhd
🕘 22 tetor: 09:30–15:30 | 23 tetor: 10:00–14:30
Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët mjedisorë dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë. Mos e humbisni! Regjistrohuni tani në adresën: [email protected]
Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

  💪♻️ Një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të plastikës njëpërdorimëshe në Dropull!Përgëzime për All Green Centre për ...
21/10/2026

💪
♻️ Një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të plastikës njëpërdorimëshe në Dropull!

Përgëzime për All Green Centre për këtë nismë dhe për angazhimin e Këshillit Bashkiak të Dropullit për të mbështetur bizneset drejt praktikave më të qëndrueshme.

🌱 Përmes projektit , vazhdojmë të mbështesim iniciativa konkrete që mbrojnë mjedisin, reduktojnë ndotjen nga plastika dhe kontribuojnë për një Vjosë më të pastër.

🤝 Bashkëpunimi mes organizatave, institucioneve vendore dhe bizneseve është çelësi për ndryshime të qëndrueshme!

🎉 Super lajm nga Dropulli! Një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të plastikës njëpërdorimëshe!

All Green Centre prezantoi përpara Këshilli Bashkiak - Dropull rekomandimet për mbështetjen e bizneseve që reduktojnë plastikën njëpërdorimëshe dhe mori një angazhim të rëndësishëm: miratimin e rekomandimeve dhe reflektimin e tyre në paketën fiskale të vitit 2027! 🤝

♻️ Me parimin “Kush ndot më pak, paguan më pak”, propozuam lehtësime në tarifën e pastrimit për bizneset që dëshmojnë reduktim të plastikës, të shoqëruara me mbështetje për blerje të përbashkëta dhe alternativa më të qëndrueshme e të përballueshme.

🏞Reduktimi i plastikës njëpërdorimëshe nga hotelet, restorantet dhe baret do të thotë më pak mbetje në mjedis dhe një luginë të Drinos më të pastër për komunitetet, biodiversitetin dhe vizitorët e saj.

Falenderojmë Këshillin Bashkiak të Dropullit për gatishmërinë për të mbështetur këtë nismë! 💚

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të nismës së All Green Centre “HAPI drejt Zero Plastikë”, nëngrant i projektit , i financuar nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe Environmental and Territorial Management Institute

15/10/2026

Një problem mjedisor. Një pyetje ligjore. Ku duhet të drejtoheni?
Keni konstatuar ndotje, hedhje të paligjshme mbetjesh, dëmtim të pyjeve apo ndërhyrje që mund të cenojnë mjedisin? Dëshironi të dini cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund të veproni?
Platforma “Avokati i Mjedisit” është krijuar për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, organizatave dhe komuniteteve që përballen me problematika mjedisore dhe kanë nevojë për informacion apo orientim ligjor.
Përmes platformës mund të bëni pyetje ligjore, të raportoni shkelje mjedisore, edhe në mënyrë anonime, të njiheni me të drejtat tuaja dhe të ndiqni ecurinë e çështjes së raportuar.
Shërbimi është falas dhe i aksesueshëm online.
Në videon e mëposhtme ju tregojmë si të përdorni platformën dhe ku të gjeni shërbimet që ju nevojiten.
https://mjedisi.qksh.org
Njohja e të drejtave dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë janë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.
Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.
AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

15/10/2026

15/10/2026

Po zhvillohet tani | Dita e parë e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve mbi qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR)

Kur një problem mjedisor përbën shkelje administrative dhe kur mund të kemi të bëjmë me një vepër penale? Si dokumentohet një rast dhe cilat janë rrugët ligjore e institucionale për të kërkuar përgjegjësi?

Këto janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot, më 15 tetor, në Lezhë, gjatë ditës së parë të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile mbi qeverisjen dhe drejtësinë mjedisore.

Diskutimet nisin nga të drejtat mjedisore dhe Konventa e Aarhus-it, përfshirë aksesin në informacion, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar drejtësisë.

Në vijim, fokusi kalon te identifikimi i shkeljeve mjedisore, dallimi ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale, si dhe dokumentimi i rasteve përmes mbledhjes së provave, shqyrtimit të lejeve dhe autorizimeve dhe përdorimit të mekanizmave të raportimit, ankimit dhe referimit.

Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete, do të përgatisin dosjen e një problematike mjedisore dhe do të hartojnë një strategji veprimi, duke identifikuar institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat më të përshtatshëm për ndërhyrje.

Synimi është që organizatat të forcojnë aftësitë për të kaluar nga evidentimi i një problemi mjedisor te dokumentimi, ndjekja institucionale dhe përdorimi i instrumenteve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Trajnimi zhvillohet më 15 dhe 16 tetor 2026, në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta”, Lezhë, në kuadër të projektit AJEG-Albania.

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.
Expertise France
AFD - Agence Française de Développement
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

13/10/2026

Address

Str. Xhoxhi Martini, Teuta Konstruksion Building, 3/8, Tirane
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542256528

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share