TDW Tirana Design Week

TDW Tirana Design Week Tirana Design Week Each of these groups is composed of a number of various activities like: conferences, exhibitions, competitions, workshops, open forums, etc.

Organised by POLIS University

TDW is a biennial event that bring a series of happenings to the city, aiming at the exchange of knowledge between professionals at a national and international level, in order to increase the public’s interest in planning, architecture and design, as disciplines which are closely connected to the contemporary development of cities; as well as increase participation

in decision-making and development processes. The reasons for organizing Tirana Design Weeks 2015 are: 1) the exchange of experience between professionals at a national and international level so as to promote art design and architecture and raise the public’s interest in these and other fields directly related to the contemporary development of cities and daily life. 2) and to raise the level of interaction between the professionals and regular citizens with the city and daily life which are greatly influenced by the now-ubiquitous role of design. TDW 2015 is conceptualized as having four main activity groups: activities related to architecture, art and design activities, Workshops, and public activities. The aims of TDW are:
• To empower the fields of Design, Architecture, Art and Culture as key elements in the development and integration processes of Albanian and other cities in the region.
• To promote Albanian design culture and art practices in the regional and international partners’ network.
• To exchange national/international experiences in the fields of design, architecture, art in general as well as conceptual theories of contemporary cities focusing on contexts of social, cultural, economic dynamics and the role of design in their promotion.
• To cultivate citizens’ participation in design through creative processes by increasing the scale and kinds of exchange between citizens and the city. These creative processes may include craftsmanship, urban activation, public art, and the short-term or long-term interventions in the city.

10/10/2025

Electric Vision në Tirana Design Week 2025!

Dizajni, teknologjia dhe qëndrueshmëria bashkohen në Universitetin POLIS, në një sinergji inspiruese me Porsche Albania, duke sjellë një ekspozitë mahnitëse të automjeteve elektrike më inovative nga ŠKODA, Volkswagen, Audi dhe Porsche. Një përvojë ku estetika, inteligjenca dhe qëndrueshmëria takohen për të formësuar të ardhmen e lëvizshmërisë.

Në kuadër të Tirana Design Week 2025, me temën “Liminal Void – Designing the In-Between”, ky prezantim shënon një udhëtim drejt së ardhmes – aty ku dizajni takohet me teknologjinë, dhe mobiliteti elektrik shndërrohet në simbol të një bote më të pastër, më të zgjuar dhe më të bukur.

Linja elegante, energjia që pulson në çdo detaj dhe heshtja e fuqisë elektrike krijuan një përvojë unike që frymëzon dhe dëshmon se e ardhmja nuk po vjen — ajo është tashmë këtu, dhe është 100% elektrike. ⚡️

Nëpërmjet bashkëpunimit mes Tirana Design Week dhe Porsche Albania, Tirana bëhet pjesë e një revolucioni të gjelbër që po transformon mënyrën si e mendojmë lëvizjen, dizajnin dhe jetën urbane. .official

Tirana Design Week 2025 u mbajt nën temën “Liminal Void – Design In Between”, duke sjellë në vëmendje sfidat dhe mundësi...
02/10/2025

Tirana Design Week 2025 u mbajt nën temën “Liminal Void – Design In Between”, duke sjellë në vëmendje sfidat dhe mundësitë që lindin në hapësirat e ndërmjetme mes reales dhe virtuales, mes dizajnit si praktikë krijuese dhe arkitekturës si disiplinë që orienton shoqërinë.

Ky edicion u karakterizua nga një bashkëpunim i veçantë me Ambasadën Austriake në Tiranë, e cila mbështeti fuqishëm programin dhe theksoi rëndësinë e investimit në kërkim, edukim, dizajn dhe arkitekturë. Falë kësaj mbështetjeje, Tirana Design Week u bë një pikë takimi ku u ndërthurën vizionet akademike dhe praktikat bashkëkohore të fushës, duke forcuar gjithashtu edhe urat kulturore mes Austrisë dhe Shqipërisë.

Gjatë javës u zhvilluan workshop-e mbi teknologjitë VR dhe AR, debate të hapura dhe think tank-e mbi kuptimin e së ardhmes, si dhe ligjërata kryesore të mbajtura nga personalitete si Laura P. Spinadel, të cilat frymëzuan pjesëmarrësit të reflektonin mbi mënyrën se si dizajni mund të implementojë dhe orientojë të ardhmen.

Në fund, Tirana Design Week 2025 u shndërrua në një laborator të ideve, duke treguar se dizajni nuk ishte vetëm një akt estetik, por një proces i thellë shoqëror, kulturor dhe teknologjik që ndihmon të kuptojmë dhe të përgatisim botën e së nesërmes.

🇦🇱🇦🇹🇪🇺 Në vijim të traditës së shkëlqyer të bashkëpunimit midis Universiteti Polis dhe Co-PLAN Institute for Habitat Dev...
02/10/2025

🇦🇱🇦🇹🇪🇺 Në vijim të traditës së shkëlqyer të bashkëpunimit midis Universiteti Polis dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development me Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë e Austrisë në Tiranë, patëm nderin të prisnim në universitet ambasadoren Mrs. Monika Zach, e cila ndërveproi me studentët dhe stafin, si dhe u takua me drejtuesit. Ajo përgëzoi për arritjet dhe bashkëpunimin historik me Austrinë, dhe institucionet austrike, sidomos universitetet dhe qendrat e artit. 👌

On October 2 at 14:00, at Europe House, the distinguished architect and educator Laura P. Spinadel will deliver a keynot...
30/09/2025

On October 2 at 14:00, at Europe House, the distinguished architect and educator Laura P. Spinadel will deliver a keynote lecture titled “Do You Implement Future”, part of the LIMINAL VOID program and part of TDW 2025.

With an international career that bridges architecture, urbanism, and education, Laura P. Spinadel brings a forward-looking perspective on how we can actively implement the future in our cities, spaces, and cultural practices.

This keynote is made possible thanks to the support of the Austrian Embassy in Tirana, reinforcing the importance of cultural dialogue and collaboration across borders.

📍 Europe House
🕑 October 2 | 14:00

Today we start the workshop “Do You Speak Future [VR]”, part of the LIMINAL VOID program and part of TDW 2025 at POLIS, ...
30/09/2025

Today we start the workshop “Do You Speak Future [VR]”, part of the LIMINAL VOID program and part of TDW 2025 at POLIS, participants will have the chance to explore new perspectives in Virtual Reality together with internationally recognized architect and educator Laura Spinadel, together with Bianca Severin.
This workshop is made possible thanks to the support of the Austrian Embassy in Tirana, fostering cultural dialogue and international collaboration in innovation.

29/09/2025

TDW 2025 u mbyll me një seri panelesh që sollën në qendër tema thelbësore mbi industrinë AEC, teorinë dhe praktikën arkitekturore, si dhe strategjitë bashkëkohore të dizajnit dhe kërkimit. Paneli i parë, me Klodjan Gradecin dhe Mehmet Sinan Bermek, trajtoi ndikimin e inovacionit dhe teknologjisë në transformimin e industrisë së ndërtimit. Paneli i dytë, me Skënder Luarasin dhe Armand Vokshin, solli reflektime mbi marrëdhënien mes teorisë dhe praktikës në arkitekturë, duke vënë theksin te procesi krijues. Ndërsa paneli i tretë, me Susanna Sirefman, Mario Ferrari dhe Vesper, u fokusua te rëndësia e strategjive të reja të dizajnit dhe fuqia e kërkimit si bazë për zhvillim dhe ndërdisiplinaritet. Këto diskutime e paraqitën arkitekturën dhe dizajnin si një gjendje liminale – një “void” në mes të traditës dhe së ardhmes, ku krijimtaria dhe kërkimi shërbejnë si ura lidhëse mes praktikës dhe inovacionit. I gjithë ky proces u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Universitetit Polis, Tirana Design Weeks (TDW) dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), të cilët po ndërtojnë një platformë të re për mendimin kritik dhe krijimtarinë në arkitekturë dhe dizajn. Kurator Dr. Ledian Bregasi | Dr. Sonia Jojiç | Dr. Ilda Rusi. .official.al .bregasi

Dita e fundit e aktiviteteve të Keynote Speakers në kuadër të TDW 2025 Në hapësirat e COD, me Panelin 3: Design Strategi...
27/09/2025

Dita e fundit e aktiviteteve të Keynote Speakers në kuadër të TDW 2025
Në hapësirat e COD, me Panelin 3: Design Strategies & Research, u përmbyllën aktivitetet e Keynote Speakers të TDW 2025. Ky sesion solli në qendër ide dhe qasje të reja mbi strategjitë dhe kërkimin në dizajn, me pjesëmarrjen e emrave të njohur si Susanna Sirefman, Mario Ferrari dhe Vesper. Diskutimet e tyre i dhanë një dimension të ri reflektimit mbi potencialin e dizajnit për të orientuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ.

Ky moment final shënoi një përmbyllje të frytshme, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe duke lënë pas një trashëgimi idesh që do të vazhdojnë të ndikojnë në rrugëtimin profesional të komunitetit. .official.al

Dita e tretë e Tirana Design Week 2025 sjell panelin “Design Strategies & Research” në COD, ku ide dhe vizione mbi të ar...
26/09/2025

Dita e tretë e Tirana Design Week 2025 sjell panelin “Design Strategies & Research” në COD, ku ide dhe vizione mbi të ardhmen e dizajnit bashkohen në një hapësirë të gjallë debati. Tre zëra ndërkombëtarë – Susanna Sirefman, Mario Ferrari dhe Vesper – ndajnë përvoja dhe qasje që ndërthurin inovacionin me kërkimin, teknologjinë me urbanizmin dhe artin eksperimental me arkitekturën. Diskutimet thellohen mbi mënyrat se si strategjitë e dizajnit mund të transformojnë hapësirat urbane e kulturore, duke hapur horizonte të reja mbi konceptin e “liminal void” dhe sfidat që e shoqërojnë. Ky panel e kthen TDW2025 në një skenë dialogu të hapur dhe frymëzues, ku krijimtaria bëhet mjet reflektimi dhe vizioni për të ardhmen. .official.al

Dje u mbyll me sukses Dita e dytë e Tirana Design Week 2025 në COD, duke sjellë panelin “Architecture Theory & Practice”...
25/09/2025

Dje u mbyll me sukses Dita e dytë e Tirana Design Week 2025 në COD, duke sjellë panelin “Architecture Theory & Practice” – një hapësirë ku teoria dhe praktika u ndërthurën në një diskutim të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë e arkitekturës bashkëkohore.

Të ftuarit, Prof. Asoc. Skënder Luarasi (Universiteti POLIS) dhe Prof. Dr. Armand Vokshi (Universiteti Politeknik i Tiranës), ndanë përvoja dhe perspektiva që lidhin kërkimin akademik me praktikën profesionale. Diskutimi solli reflektime mbi mënyrën se si arkitektura konceptohet, projektohet dhe përshtatet në realitetin urban, teknologjik dhe kulturor të kohës sonë. .official.al .bregasi

Dje u mbyll me sukses Dita e dytë e Tirana Design Week 2025 në COD, duke sjellë panelin “Architecture Theory & Practice”...
25/09/2025

Dje u mbyll me sukses Dita e dytë e Tirana Design Week 2025 në COD, duke sjellë panelin “Architecture Theory & Practice” – një hapësirë ku teoria dhe praktika u ndërthurën në një diskutim të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë e arkitekturës bashkëkohore.

Të ftuarit, Prof. Asoc. Skënder Luarasi (Universiteti POLIS) dhe Prof. Dr. Armand Vokshi (Universiteti Politeknik i Tiranës), ndanë përvoja dhe perspektiva që lidhin kërkimin akademik me praktikën profesionale. Diskutimi solli reflektime mbi mënyrën se si arkitektura konceptohet, projektohet dhe përshtatet në realitetin urban, teknologjik dhe kulturor të kohës sonë.

Në kuadër të Tirana Design Week 2025, në ambientet e COD zhvillohet paneli i dytë me temën “Architecture Theory & Practi...
24/09/2025

Në kuadër të Tirana Design Week 2025, në ambientet e COD zhvillohet paneli i dytë me temën “Architecture Theory & Practice”, një moment i rëndësishëm ku teoria ndërthuret me praktikën dhe hapen diskutime mbi sfidat dhe mundësitë e arkitekturës bashkëkohore.

Të ftuarit, Prof. Asoc. Skënder Luarasi, Dekan i Fakultetit të Kërkimit dhe Zhvillimit në Universitetin POLIS, dhe Prof. Dr. Armand Vokshi, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës. Kontributet e tyre do të ofrojnë perspektiva akademike dhe praktike mbi mënyrat se si arkitektura e konceptuar shndërrohet në një praktikë të angazhuar dhe të përshtatur me zhvillimet kulturore, sociale dhe teknologjike të kohës sonë. .official.al

Tirana Design Week/ Dita 1, në COD 📓Dje në COD u çel edicioni i Tirana Design Week 2025, një ngjarje që e kthen Tiranën ...
23/09/2025

Tirana Design Week/ Dita 1, në COD 📓

Dje në COD u çel edicioni i Tirana Design Week 2025, një ngjarje që e kthen Tiranën në një laborator të hapur krijimtarie, ku idetë e reja përplasen, sfidohen dhe marrin formë.

Nën temën “LIMINAL VOID”, ky edicion fton pjesëmarrësit të eksplorojnë hapësirat e kufirit mes artit dhe shkencës, traditës dhe teknologjisë.

Në hapjen e këtij edicioni, gjatë panelit të parë “AEC Industry & Innovation”, morën fjalën Klodjan Gradeci dhe Mehmet Sinan Bermek, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi inovacionin, industrinë dhe rolin e dizajnit si mjet transformues për shoqërinë.

Address

Tirana
1051

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TDW Tirana Design Week posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to TDW Tirana Design Week:

Share