Romix

Romix Fiction and non-fiction stories of various genres of themes. The central themes of non-fiction stories are human rights, forced evictions, and multiculturalism.

fiction brings to the audience amazing stories of heroes. Lastly, comical and satire stories.

Ju ftoj të shfletoni faqet digjitale të Albumit dokumentar-artistik ose scrapbook në anglisht, të punuar në kuadër të nj...
01/08/2026

Ju ftoj të shfletoni faqet digjitale të Albumit dokumentar-artistik ose scrapbook në anglisht, të punuar në kuadër të një projekti të zbatuar nga Voice of Roma in Albania, përshkrimin e plotë e gjeni në postimin origjinal.

Romix Community Comics, u konceptua si një sipërmarrje me karakteristikat e një biznesi social, e cila prodhon dhe sjell vlera, edukim dhe argëtim të shëndetshëm. Në thelb, synon të zë vend në atë pjesë të tregut apo sektorit që është i lirë. Një variant më shumë për këdo që është i interesuar të konsumojë materiale dhe produkte më pak komerciale, domethënëse dhe ndërgjegjësuese.

Romix Community Comics, ashtu si më parë, është i hapur të punojë dhe bashkëpunojë me organizata të ndryshme me të cilat ndan të përbashkëta, që nga ekspozita, novela grafike, scrapbook, info-graphics, tek hand-made dolls dhe shërbime koordinimi.

(e bëra më në fund, po i futem tregut privat me kokë) :D

Hugs and love!

Album dokumentar-artistik (Scrapbook) Punimi i parë i këtij lloji, sfidues dhe argëtues njëkohësisht. Përveç punës kërki...
28/07/2026

Album dokumentar-artistik (Scrapbook)
Punimi i parë i këtij lloji, sfidues dhe argëtues njëkohësisht.
Përveç punës kërkimore, intervistave, hulumtimeve, të jep mundësi të përqendrohesh dhe të krijosh. Ngjashëm me një punë artizanale që gjyshërit tanë kryenin me shumë durim.

📖✨ Nga Brezi në Brez-kur kujtesa bëhet histori, dhe historia bëhet trashëgimi.

Voice of Roma in Albania, në kuadër të projektit “Nga Brezi në Brez: Dokumentimi i kulturës dhe traditavet rome përmes një albumi kulturor”, dhe me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare, ka realizuar Scrapbook me titull: “Nga brezi në brez”.

📖✨ Çfarë është një Scrapbook (Album Dokumentar-Kulturor)?

🤔 Po sikur historia të mos lexohej vetëm me tekst, por edhe me fotografi, kujtime, vizatime, dokumente dhe rrëfime personale? Pikërisht kjo është filozofia e një scrapbook-u.

Një scrapbook, ose album dokumentar-kulturor, është shumë më tepër sesa një album fotografish. Ai është një formë krijuese e dokumentimit që ndërthur histori gojore, fotografi, dokumente arkivore, ilustrime, vizatime, objekte, citime, harta dhe elementë të tjerë vizualë për të rrëfyer një histori ose për të ruajtur kujtesën kolektive të një komuniteti, grupi shoqëror, fisi, periudhë kohore. Ti zgjedh!

Pak histori, origjina e scrapbook-ut daton që në shekujt XV–XVI, ndërsa forma moderne u përhap gjerësisht gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, kur familjet dokumentonin jetën e tyre përmes fotografive, letrave, gazetave dhe kujtimeve personale. Sot, scrapbook-u përdoret gjithnjë e më shumë nga muze, arkiva, studiues dhe organizata kulturore si një mënyrë bashkëkohore për të dokumentuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore.

🎨📸 Pse zgjodhëm këtë format?

Prej disa vitesh, Voice of Roma in Albania ka investuar në forma të ndryshme artistike dhe vizuale për dokumentimin dhe promovimin e historisë, kulturës dhe traditave të komunitetit rom në Shqipëri. Ndër projektet tona më të rëndësishme, të cilat janë mbështetur nga Komiteti Kombëtar për Pakicat, janë:

🖼️ Albumi-Katalog me piktura dhe grafikë të piktorit rom Ferdinand Koçi, një dëshmi artistike dhe etnografike e jetës së romëve në zonat rurale dhe industriale gjatë periudhës së monizmit.

📚 Novela Grafike "Histori dhe Kulturë nga Romët e Myzeqesë", e cila solli historinë dhe kujtesën e komunitetit përmes rrëfimit vizual dhe ilustrimit.

📖 Sot, kemi zgjedhur një qasje të re: krijimin e një Scrapbook-u (Albumi Dokumentar-Kulturor), i cili ndërthur histori gojore, intervista, fotografi familjare, dokumente historike, materiale arkivore, ilustrime artistike, rikrijime vizuale dhe elementë të tjerë multimedialë për të dokumentuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore rome.

Albumi është ndërtuar mbi bazën e hulumtimit në terren, historive gojore, intervistave, fotografive familjare, materialeve arkivore dhe dokumentimit vizual të realizuar në komunitete të ndryshme rome në Shqipëri.
Ai trajton profesione tradicionale, veshje, zakone, festa, muzikë, kujtesë familjare dhe elementë të tjerë të identitetit kulturor rom, duke sjellë pranë publikut histori që shpesh nuk gjenden në dokumentet zyrtare, por jetojnë ende në kujtesën e njerëzve.

💬 Për ne, ky album nuk është thjesht një botim. Është një mënyrë për të ruajtur kujtesën kolektive, për të dokumentuar trashëgiminë kulturore jo materiale dhe për ta bërë atë të aksesueshme për publikun përmes një forme moderne, artistike dhe dokumentare.

🙏 Falënderojmë me mirënjohje burrat dhe gratë rome që ndanë kujtimet e tyre, familjet që hapën arkivat personale, artistët, fotografët dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

Një falënderim i veçantë i shkon Komitetit për Pakicat Kombëtare për mbështetjen e këtij projekti dhe për angazhimin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në Shqipëri.

❤️ Ky album u kushtohet brezave që ruajtën kujtesën dhe brezave që do ta trashëgojnë atë.

🎯 Projekti "Nga Brezi në Brez: Dokumentimi i Kulturës dhe Traditave Rome përmes një Albumi Kulturor" është zbatuar nga Voice of Roma in Albania me mbështetjen financiare të Komitetit për Pakicat Kombëtare, në kuadër të Thirrjes për Projekt-Propozime 2026.

Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

novela grafike: Histori dhe kulturë nga romët e myzeqesë. E treta në seri, e cila trajton specifikisht çështje të lidhur...
01/05/2026

novela grafike: Histori dhe kulturë nga romët e myzeqesë.

E treta në seri, e cila trajton specifikisht çështje të lidhura me komunitetin rom.

në podcastin shumë interesant të Production, është folur gjatë për brendësinë e novelës grafike, teknikës dhe mbi të gjitha zellin pas punës në grup.

1 like, 1 comment. "“Revolucioni i Novelës Grafike në Shqip” – Xhekson Çela & Gani Çekrezi rrëfejnë gjithçka në PISKcast"

Address

Tirana

Telephone

+355685479457

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Romix posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Romix:

Shortcuts

Share