Balance

Call Directions Website Contact the organization

Balance Balance Center promotes balanced growth and sustainable development of individuals, communities, businesses, and public and private institutions in Albania.

21/10/2026

Ide të reja, përvoja praktike dhe hapa konkretë drejt zhvillimit të bizneseve! 🌱

🎥 Disa nga përshtypjet e pjesëmarrësve gjatë moduleve të trajnimit IDEA Agro 2026.

Programi IDEA Agro zbatohet nga Qendra Balance, në kuadër të grantit shtetëror për kompanitë start-up, me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

13/10/2026

✨ Nga sfida e pandemisë, te një biznes i ndërtuar mbi besimin!

Në këtë episod të podcastit , zbulojmë historinë e Kristi Seranit me Pinky Albania, një biznes që lindi gjatë pandemisë dhe u rrit falë këmbënguljes, kreativitetit dhe transparencës.

Nga sfidat e para deri te ndërtimi i besimit me klientët, kjo është një histori që tregon si vështirësitë mund të kthehen në mundësi dhe idetë të shndërrohen në biznese të qëndrueshme.

Sepse ndonjëherë, sfidat më të mëdha bëhen pikënisja e ideve më të bukura! 💫

🎙️ Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube!
https://www.youtube.com/watch?v=yyJqAi37OEA&list=PLEXE_8O2C0xA

🌿 Idetë e bukura rriten edhe më shumë kur kanë mbështetjen e duhur!Në kuadër të programit EWA 2026 në Shqipëri, mentorja...
12/10/2026

🌿 Idetë e bukura rriten edhe më shumë kur kanë mbështetjen e duhur!

Në kuadër të programit EWA 2026 në Shqipëri, mentorja jonë Iris Bajo vizitoi Prespën, ku u takua me Aida Dhefto , themeluese e Dielli & Toka Farm 💚

Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar nga afër zhvillimin e biznesit, sfidat e përditshme dhe hapat e ardhshëm për të çuar përpara këtë nismë që ndërthur bujqësinë e qëndrueshme, produktet lokale dhe agroturizmin.

Përmes markës Made in Prespa, Aida synon të promovojë pasuritë e zonës, të mbështesë fermerët lokalë dhe të krijojë mundësi të reja për komunitetin. 🌱

✨ Sepse mentorimi nuk është vetëm ndarje njohurish, por mbështetje dhe frymëzim për t’i kthyer idetë në hapa konkretë drejt rritjes së biznesit!

09/10/2026

🌱 Ide, energji dhe shumë punë për t’i kthyer idetë në biznese!

Ja disa momente nga IDEA Agro 2026 ku idetë kthehen në mundësi për biznes dhe rritje.💡

Programi IDEA Agro zbatohet nga Qendra Balance, në kuadër të grantit shtetëror për kompanitë start-up, me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

08/10/2026

Çfarë e kthen një produkt të mirë në një biznes që rritet? 🌱
Cilësia, inovacioni, besimi dhe njerëzit që dinë ta çojnë përpara.

🎥 Disa nga momentet e EWA Masterclass, ku gratë sipërmarrëse patën mundësinë të shohin përtej produktit: te tregu, financimi, standardet, qëndrueshmëria dhe mundësitë për rritje.

🫒 Këtë eksperiencë e pasuruan veçanërisht Musai Olive Oil dhe Djath Veleçiku, përmes degustimit, prezantimit të produkteve dhe ndarjes së historive e praktikave të tyre sipërmarrëse.

💡 Ekspertë të fushës ndanë këshilla dhe informacione praktike mbi teknologjinë, standardet ISO, përdorimin më efikas të burimeve dhe mundësitë e financimit.

✨ Sepse një biznes rritet kur një ide e mirë takohet me njohurinë, eksperiencën dhe lidhjet e duhura.

Qendra Balance po zbaton EWA në Shqipëri si pjesë e nismës rajonale për zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse të grave në sektorin agroushqimor në Evropën Qendrore dhe Lindore, financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë – Ushqimit (EIT Food).

💡 Nga produkti te klienti. Nga ideja te biznesi.Në modulin e dytë të IDEA Agro 2026, pjesëmarrësit kaluan nga ideja te t...
07/10/2026

đź’ˇ Nga produkti te klienti. Nga ideja te biznesi.

Në modulin e dytë të IDEA Agro 2026, pjesëmarrësit kaluan nga ideja te tregu – duke kuptuar më mirë klientin, kostot dhe mënyrën si ta bëjnë biznesin e tyre më të qëndrueshëm.

Folëm për inovacionin, negocimin, bashkëpunimin dhe përmirësimin e planeve të biznesit.

🌱 Sepse një biznes i mirë nis me një ide, por rritet duke dëgjuar tregun dhe duke u përshtatur.

Programi IDEA Agro zbatohet nga Qendra Balance, në kuadër të grantit shtetëror për kompanitë start-up, me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

“Nga ideja në treg” – si ta bëjmë biznesin të duket, të besohet dhe të sh*tet online?💡 Nga problemi → zgjidhja → tregu, ...
06/10/2026

“Nga ideja në treg” – si ta bëjmë biznesin të duket, të besohet dhe të sh*tet online?

💡 Nga problemi → zgjidhja → tregu, te kanalet digjitale, siguria online dhe përdorimi i zgjuar i AI-së, pjesëmarrësit e modulit të dytë të IDEA Agro, morën ide dhe hapa konkretë për të ndërtuar dhe forcuar praninë e bizneseve të tyre në tregun digjital.

🙌 Një falenderim i veçantë për Xhenina Pashaj dhe CodeIT për praninë, eksperiencën dhe këshillat praktike të ndara me ne.

🌱 Sepse një ide e mirë ka nevojë edhe për mënyrën e duhur për t'u treguar, promovuar dhe çuar te klienti.

Programi IDEA Agro zbatohet nga Qendra Balance, në kuadër të grantit shtetëror për kompanitë start-up, me mbështetjen e Startup Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

🌱 EWA Masterclass në Shqipëri | 2 Tetor 2026Më 2 tetor u zhvillua EWA Masterclass, një ditë e dedikuar grave sipërmarrës...
05/10/2026

🌱 EWA Masterclass në Shqipëri | 2 Tetor 2026

Më 2 tetor u zhvillua EWA Masterclass, një ditë e dedikuar grave sipërmarrëse në sektorin agro-ushqimor, e mbushur me diskutime, eksperienca dhe ide konkrete për zhvillimin e bizneseve të tyre.

🤝 Një falënderim i veçantë për Credins Bank për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre, si dhe përfaqësuesve të Credins dhe të Bashkimit Evropian, të cilët ndanë këndvështrimin e tyre mbi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave dhe mbështetjes së sipërmarrjes në agroushqim.

Përmes diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme si qëndrueshmëria, cilësia dhe certifikimi, aksesi në financë dhe zgjerimi në treg, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim përvojash, reflektim dhe krijimin e lidhjeve të reja.

🌱 EWA 2026 vazhdon të krijojë hapësira ku gratë në sektorin agro-ushqimor mund të mësojnë, të ndajnë eksperiencat e tyre, të lidhen dhe të rrisin bizneset e tyre.

Qendra Balance po zbaton EWA në Shqipëri si pjesë e nismës rajonale për zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse të grave në sektorin agroushqimor në Evropën Qendrore dhe Lindore, financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë – Ushqimit (EIT Food).

🌱 EWA Masterclass në Shqipëri | 2 Tetor 2026Një ditë kushtuar grave sipërmarrëse në sektorin agro-ushqimor, ku përvojat ...
29/09/2026

🌱 EWA Masterclass në Shqipëri | 2 Tetor 2026

Një ditë kushtuar grave sipërmarrëse në sektorin agro-ushqimor, ku përvojat reale të biznesit do të jenë në qendër të diskutimit.

Përmes historive të sipërmarrësve, prezantimeve praktike, diskutimeve me ekspertë dhe dialogut Mentor–Mentee, Masterclass-i do të sjellë në fokus qëndrueshmërinë, certifikimin, aksesin në financë dhe mundësitë për zgjerim në treg.

đź“… 2 Tetor 2026
⏰ 10:00–15:00
📍 Me mikpritjen e Bankës Credins

Qendra Balance po zbaton EWA në Shqipëri si pjesë e nismës rajonale për zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse të grave në sektorin agroushqimor në Evropën Qendrore dhe Lindore, financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë – Ushqimit (EIT Food).

🌱 Nga sfidat te mundësitë për rritje!Në kuadër të EWA 2026, Rudina Jace, themeluese e Taste Don't Waste, po zhvillon një...
28/09/2026

🌱 Nga sfidat te mundësitë për rritje!

Në kuadër të EWA 2026, Rudina Jace, themeluese e Taste Don't Waste, po zhvillon një proces mentorimi të fokusuar në nevojat konkrete të startup-it dhe hapat e tij të ardhshëm.

💡 Gjatë takimeve të mentorimit, nën kujdesin dhe udhëzimin e mentores Ylldise Brahimi, është punuar mbi
🔹 identifikimin e sfidave dhe prioriteteve të biznesit;
🔹 hartimin dhe përmirësimin e Planit të Marketingut;
🔹 sh*tjet dhe negocimin me klientët;
🔹 krijimin e mundësive për partneritete të reja;
🔹 eksplorimin e mundësive për investime dhe rritje.

Një proces i bazuar në bashkëpunim, këshillim praktik dhe hapa konkretë, i përshtatur me nevojat e biznesit. 🤝

🍽️ Taste Don’t Waste është një platformë digjitale që synon të reduktojë shpërdorimin e ushqimit, duke lidhur bizneset ushqimore me konsumatorët dhe duke u dhënë produkteve të pash*tura një mundësi të dytë.

Qendra Balance po zbaton EWA në Shqipëri si pjesë e nismës rajonale për zhvillimin e kapaciteteve sipërmarrëse të grave në sektorin agroushqimor në Evropën Qendrore dhe Lindore, financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë – Ushqimit (EIT Food).

Address

Bulevardi "Bajram Curri", Pall. "1 Maji", Shk. 9, Ap. 24
Tirana
10001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:30
Tuesday 09:00 - 17:30
Wednesday 09:00 - 17:30
Thursday 09:00 - 17:30
Friday 09:00 - 17:30

Telephone

+355692053479

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Balance posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Balance:

Shortcuts

Share