Mjedisi Sot

Call Directions Website Contact the organization

Mjedisi Sot I vetmi sistem informacioni elektronik në fushën e mjedisit që nga viti 2000.

REC Shqipëri e konsideron shkëmbimin e informacionit si një mjet shumë të rëndësishëm në përfshirjen e publikut të interesuar në çështjet e mjedisit, në mbrojtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës mjedisiore, si dhe në rritjen e kulturës komunitare në respektin për natyrën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Programi i Informacionit Mjedisor synon t’i ofrojë publikut një informacion të gjerë mbi ngjarjet mjedisore, duke ofruar një burim unik gjithë vjetor të këtij informacioni. Programi: i) siguron marrjen e lirë të informacionit mjedisor dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor; ii) nxit rrjetëzimin dhe bashkëpunimin midis aktorëve të mjedisit; dhe iii) ndihmon të tjerët në përmirësimin e të drejtës për të marrë informacion mjedisor. Ai është dhe mbetet një program i të gjithëve, për të hulumtuar mbi gjendjen e mjedisit, për të shprehur idetë, për të ngritur çështjet dhe për të shkëmbyer opinione drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe gjetjes së rrugëve të zhvillimit më miqësor me natyrën.

22/10/2026

REC Shqipëri në veprim. Punë dhe kënaqësi!

📌Menaxhimi i mbetjeve nën pikëpyetje: AKM pa inspektime, qindra operatorë pa raportime Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk...
20/10/2026

📌Menaxhimi i mbetjeve nën pikëpyetje: AKM pa inspektime, qindra operatorë pa raportime

Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kreu asnjë inspektim në terren për subjektet me licencë III.2.B gjatë periudhës së audituar, pavarësisht problematikave të evidentuara në raportimin dhe gjurmueshmërinë e mbetjeve.

Sipas auditimit të KLSH-së, në vitin 2023, 231 nga 272 subjektet nuk raportuan transfertat e mbetjeve, ndërsa në vitin 2024 numri i tyre ishte 145. Auditimi evidentoi gjithashtu 80 licenca të përsëritura dhe 38 operatorë me më shumë se një kod unik.

Pa inspektime dhe verifikime në terren, mbetet e paqartë nëse mbetjet përfundojnë në destinacionet e lejuara.

KLSH kërkon kontrolle konkrete ndaj operatorëve, verifikimin e destinacionit përfundimtar të mbetjeve dhe marrjen e masave administrative kur konstatohen shkelje.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 👇
https://mjedisisot.info/menaxhimi-i-mbetjeve-nen-pikepyetje-akm-pa-inspektime-qindra-operatore-pa-raportime/

📌40 raste me tejkalim të normave të ndotjes, por pa inspektime nga AKMNë 40 nga 51 rastet e analizuara nga Agjencia Komb...
19/10/2026

📌40 raste me tejkalim të normave të ndotjes, por pa inspektime nga AKM

Në 40 nga 51 rastet e analizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), mostrat laboratorike treguan tejkalim të normave të lejuara të ndotjes. Megjithatë, këto rezultate nuk u përdorën për të nisur inspektime mbi bazën e indicieve.

Sipas auditimit të KLSH-së, mungesa e koordinimit mes laboratorit dhe strukturave inspektuese ka penguar ndjekjen në kohë të rasteve problematike. Raporti evidenton gjithashtu një rast ku, pavarësisht tejkalimeve të konsiderueshme të parametrave ndotës në tri mostra, ndaj subjektit u vendos vetëm masa e paralajmërimit.

KLSH rekomandon që rezultatet laboratorike të shërbejnë si bazë për kontrolle në terren dhe marrjen e masave administrative sipas rëndësisë së shkeljeve.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 👇
https://mjedisisot.info/40-raste-me-tejkalim-te-normave-te-ndotjes-por-pa-inspektime-nga-akm/

📌El Niño në Ditën Botërore të Ushqimit: Ndikimet në klimë, bujqësi dhe sigurinë ushqimoreNdryshimet në modelet e reshjev...
16/10/2026

📌El Niño në Ditën Botërore të Ushqimit: Ndikimet në klimë, bujqësi dhe sigurinë ushqimore

Ndryshimet në modelet e reshjeve, nga thatësirat e zgjatura te përmbytjet, po ndikojnë në bujqësi, peshkim dhe prodhimin ushqimor në shumë rajone të botës.

Mungesa e reshjeve rrezikon të mbjellat dhe kullotat, ndërsa reshjet e tepërta mund të shkaktojnë përmbytje, dëme në infrastrukturë dhe humbje bujqësore. Temperaturat në rritje po ulin gjithashtu rendimentet e kulturave dhe po kërcënojnë ekosistemet detare.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, po forcon parashikimet klimatike dhe shkëmbimin e informacionit për të ndihmuar fermerët, institucionet dhe komunitetet të përgatiten për rreziqet.

Mbrojtja e ushqimit nis me përgatitjen ndaj ndryshimeve klimatike. Informacioni i saktë, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve dhe veprimi në kohë janë thelbësorë për të mbrojtur bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 👇
https://mjedisisot.info/el-nino-ne-diten-boterore-te-ushqimit-ndikimet-ne-klime-bujqesi-dhe-sigurine-ushqimore/

🌱16 Tetor 2026 - Dita Botërore e UshqimitUshqimi dhe mjedisi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Mënyra se si prodh...
16/10/2026

🌱16 Tetor 2026 - Dita Botërore e Ushqimit

Ushqimi dhe mjedisi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Mënyra se si prodhojmë, konsumojmë dhe menaxhojmë ushqimin ndikon drejtpërdrejt në burimet natyrore, biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike.

Shpërdorimi i ushqimit nënkupton gjithashtu shpërdorim të ujit, energjisë dhe tokës që nevojiten për prodhimin e tij. Mbetjet ushqimore që përfundojnë në landfill-e kontribuojnë në emetimet e gazeve serrë, duke ndikuar në ngrohjen globale.

Në këtë ditë, ndërgjegjësimi për konsum të përgjegjshëm, reduktimi i mbetjeve ushqimore dhe zgjedhja e produkteve vendase e sezonale janë hapa të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Çdo zgjedhje e përgjegjshme ushqimore është një hap drejt mbrojtjes së planetit!

📌Ozoni në nivelin e tokës, një kërcënim për shëndetin Rreth gjysma e popullsisë evropiane ekspozohet ndaj niveleve të la...
15/10/2026

📌Ozoni në nivelin e tokës, një kërcënim për shëndetin

Rreth gjysma e popullsisë evropiane ekspozohet ndaj niveleve të larta të ozonit pranë sipërfaqes së tokës.

Temperaturat e larta dhe rrezatimi diellor favorizojnë formimin e tij, duke rritur rrezikun për probleme me frymëmarrjen, përkeqësimin e astmës dhe dëmtimin e bimësisë.

Reduktimi i emetimeve ndotëse dhe monitorimi i cilësisë së ajrit janë thelbësore për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 👇
https://mjedisisot.info/ozoni-ne-nivelin-e-tokes-nje-kercenim-per-shendetin-e-evropianeve/

📌KLSH zbulon mangësi në lejet mjedisoreAgjencia Kombëtare e Mjedisit ka nxjerrë 806 vendime për VNM paraprake në vitin 2...
15/10/2026

📌KLSH zbulon mangësi në lejet mjedisore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka nxjerrë 806 vendime për VNM paraprake në vitin 2023 dhe 909 në vitin 2024, por të dhënat për monitorimin e tyre janë dukshëm më të kufizuara.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për vitin 2023 janë regjistruar vetëm 320 raste për raportim, ndërsa në vitin 2024 vetëm 72. Auditimi evidenton gjithashtu verifikime të pakta në terren, mungesë të mendimeve nga institucionet përgjegjëse dhe pjesëmarrje të ulët në konsultimet publike.

KLSH rekomandon forcimin e kontrolleve, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe transparencës në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë 👇
https://mjedisisot.info/klsh-zbulon-mangesi-ne-lejet-mjedisore/

📌 Greqi, dyshime për keqpërdorimin e 52 milionë eurove të BE-së për peshkiminTë paktën 52 milionë euro nga fondet e BE-s...
14/10/2026

📌 Greqi, dyshime për keqpërdorimin e 52 milionë eurove të BE-së për peshkimin

Të paktën 52 milionë euro nga fondet e BE-së, të destinuara për sektorin e peshkimit në Greqi, dyshohet se janë përdorur për aktivitete tregtare që nuk lidhen me këtë sektor. Instituti i Konservimit Detar Archipelagos i është drejtuar Prokurorisë Publike Evropiane për të kërkuar shqyrtimin e mënyrës së shpërndarjes së këtyre financimeve.

Ndërkohë, sektori i peshkimit artizanal përballet me rënien e rezervave peshkore, ndërsa peshkimi industrial me tratë rrezikon të dëmtojë habitatet detare dhe biodiversitetin.

Instituti kërkon që fondet të përdoren për mbrojtjen e ekosistemeve detare dhe mbështetjen e peshkimit të qëndrueshëm.

Më shumë informacion gjendet në linkun më poshtë👇

https://mjedisisot.info/greqi-dyshime-per-keqperdorimin-e-52-milione-eurove-te-be-se-per-peshkimin/

📌Shqipëria shfrytëzon dobët potencialin ekonomik të ujitShqipëria gjeneron vetëm 26.3% të vlerës ekonomike që prodhon me...
12/10/2026

📌Shqipëria shfrytëzon dobët potencialin ekonomik të ujit

Shqipëria gjeneron vetëm 26.3% të vlerës ekonomike që prodhon mesatarisht Bashkimi Evropian për çdo metër kub ujë të ëmbël të marrë. Megjithëse produktiviteti i ujit në vend është përmirësuar gjatë dekadës së fundit, diferenca me nivelin e BE-së mbetet e konsiderueshme.

Sipas Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026 të OECD-së, produktiviteti i ulët i ujit në rajon lidhet me faktorë si infrastruktura e vjetruar dhe joefikase, përdorimi i ujit për ujitjen e tokave bujqësore dhe konsumi intensiv në prodhimin termik të energjisë.

Ndryshimet klimatike, thatësirat më të shpeshta dhe rritja e temperaturave shtojnë presionin mbi burimet ujore, duke e bërë menaxhimin e qëndrueshëm të tyre gjithnjë e më të rëndësishëm.

Përmirësimi i efikasitetit në përdorimin e ujit mbetet një sfidë për Shqipërinë, si për mbrojtjen e burimeve natyrore, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Më shumë informacion gjendet në linkun në bio🔗

📌Laguna e Butrintit përballë sfidës së ndryshimeve klimatike: rikthimi i kontrolluar i lumit Bistricë si një zgjidhje na...
12/10/2026

📌Laguna e Butrintit përballë sfidës së ndryshimeve klimatike: rikthimi i kontrolluar i lumit Bistricë si një zgjidhje natyrore

Lagunat bregdetare janë ndër ekosistemet më produktive, por edhe më të brishta të Mesdheut. Në Shqipëri, ndërhyrjet e dekadave të kaluara në lumenj, ligatina dhe zona te përmbytshme kanë ndryshuar mënyrën se si laguna të rëndësishme si Karavastaja, Narta, Patoku dhe Butrinti shkëmbejnë ujë me brendësinë e territorit dhe detin.

💧 Në kushtet e temperaturave gjithnjë e më të larta, ruajtja dhe rikthimi i këtyre lidhjeve ujore po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e tyre.

Më shumë informacion gjendet në linkun në bio🔗

Address

St. Ismail Qemali, No. 27
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542232928

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mjedisi Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mjedisi Sot:

Shortcuts

Share