WIT Albania

WIT Albania A group of successful women working in different fields in ICT created WiT - Women in Technology Alb

WiT Albania offer service for development and empowering women by using ICT as a tool to achieve sustainable economic growth and leadership. We organize training and events for IT and non-IT women in Albania.

📍Gjirokastër, Gjimnazi “Asim Zeneli” Open Hour i READY nuk fillon me një prezantim. Fillon me një pyetje: Si ndikon narr...
28/05/2026

📍Gjirokastër, Gjimnazi “Asim Zeneli”

Open Hour i READY nuk fillon me një prezantim. Fillon me një pyetje: Si ndikon narrativa digjitale në mënyrën se si e shohim botën?

Nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli” nuk u mjaftuan me të dëgjuar - u ulën bashkë, diskutuan, analizuan dhe ndërtuan përgjigjet e tyre. Puna në grup e bëri të dukshme diçka të rëndësishme: kur të rinjtë mendojnë kritikisht së bashku, narrativat manipuluese humbasin terren.

Faleminderit Drentoreshës Znj. Alma Malaj për hapjen e dyerve të shkollës dhe për besimin se edukimi mbi sigurinë digjitale dhe ekstremizmin online i takon edhe sallës së mësimit.

READY – Resilience and Empowerment of Albanian Youth against Digital Hate and Extremism, zbatohet nga WIT Albania në kuadër të STRIVE II, financuar nga BE dhe implementuar nga Hedayah, nën koordinimin kombëtar të QKKEDH (CVE).

🇪🇺 Happy Europe Day!Në kuadër të projektit READY, Qendra WIT Albania organizoi një Open Hour me studentë të Universiteti...
09/05/2026

🇪🇺 Happy Europe Day!

Në kuadër të projektit READY, Qendra WIT Albania organizoi një Open Hour me studentë të Universitetit të Tiranës — një moment dialogu mbi vlerat europiane dhe rolin e rinisë në procesin e integrimit.

Mysafir i nderuar i kësaj nisme ishte Z. Davide Casale, Oficer Politik i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Fjala e tij u ofroi studentëve një perspektivë të qartë dhe të drejtpërdrejtë mbi themelet mbi të cilat ndërtohet projekti europian — demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave themelore — duke theksuar rëndësinë e angazhimit aktiv të të rinjve në këtë rrugëtim, sidomos në një kohë kur Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të rrugës së saj drejt BE-së.

Z. Casale përshëndeti dhe përgëzoi Qendrën WIT Albania për organizimin e kësaj nisme, duke vlerësuar rëndësinë e saj në kontekstin aktual.

Besojmë se hapësirat si kjo — ku njohuria takon dialogun dhe rinia takon vendimmarrësit — janë thelbësore për të ndërtuar një shoqëri të informuar dhe të angazhuar. 💙

Ky projekt implementohet nga WIT Albania, në kuadër të programit STRIVE II, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Hedayah, nën koordinimin kombëtar të The CVE Center - Albania.

05/05/2026
🚩 Ke hasur në përmbajtje që promovon urrejtje, radikalizim apo ekstremizëm online?Interneti është hapësira jonë e përbas...
05/05/2026

🚩 Ke hasur në përmbajtje që promovon urrejtje, radikalizim apo ekstremizëm online?

Interneti është hapësira jonë e përbashkët — dhe ne të gjithë kemi përgjegjësi ta mbrojmë.

Çdo video që nxit dhunë, çdo mesazh që mbjell urrejtje, çdo përmbajtje që radikalizon të rinjtë — fillon nga dikush që e sheh dhe nuk vepron. Heshtja nuk është neutralitet. Heshtja është hapësirë që i lëmë ekstremizmit të rritet.

Por një veprim i vogël mund të ndryshojë gjithçka.

Projekti READY, i zbatuar nga Qendra WIT Albania, nën koordinimin kombëtar të The CVE Center - Albania, në partneritet me Hedayah dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, punon çdo ditë për të fuqizuar qytetarët - dhe veçanërisht të rinjtë - të njohin, të reagojnë dhe të raportojnë përmbajtjet e dëmshme online.

✅ Ekstremizëm i dhunshëm
âś… Radikalizim online
✅ Gjuhë urrejtjeje

Nëse ke hasur në ndonjë prej tyre - mos hesht. Raporto tani.

đź”— cve.gov.al/raporto

—
Bashkë e mbrojmë hapësirën digjitale. Bashkë i themi STOP ekstremizmit.

📌 Proud to have been part of this important gathering!The National CVE Coordination Center - Albania (Ministria e Brends...
24/04/2026

📌 Proud to have been part of this important gathering!

The National CVE Coordination Center - Albania (Ministria e Brendshme) co-organized an event supported by focused on strengthening inter-institutional cooperation and promoting a cross-sectoral approach to countering violent extremism, as well as the rehabilitation and reintegration of families repatriated from conflict zones.

WIT Albania participated as an implementing partner, sharing results from our project — Resilience and Empowerment of Albanian Youth against Digital Hate and Extremism — which has engaged youth and frontline professionals across Tirana, Pogradec, and Gjirokastër in building digital resilience and P/CVE awareness.

Events like this remind us why cross-sectoral collaboration is not optional — it is foundational.

International Girls in ICT Day – April 23✨Today we celebrate the power, creativity, and potential of girls in technology...
23/04/2026

International Girls in ICT Day – April 23✨

Today we celebrate the power, creativity, and potential of girls in technology! 👩‍💻

Through WIT – Women in Technology, we believe in empowering girls with digital skills, confidence, and opportunities to shape the future.

🚀 Code. Create. Connect. Lead.

Let’s continue building a world where every girl feels inspired to innovate, break barriers, and make an impact in tech. The future is digital and it’s hers.

🎓 Pogradec | Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”Nxënës dhe mësues, bashkë kundër ekstremizmit digjital. Në kuadër të projektit REA...
21/04/2026

🎓 Pogradec | Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”
Nxënës dhe mësues, bashkë kundër ekstremizmit digjital.

Në kuadër të projektit READY, WIT Albania zhvilloi dy sesione trajnimi në gjimnazin “Gjergj Pekmezi” në Pogradec — me nxënësit mbi sigurinë online, gjuhën e urrejtjes dhe qytetarinë dixhitale, dhe me mësuesit mbi shenjat e hershme të radikalizimit dhe mekanizmat e raportimit.

Sepse parandalimi është punë e të gjithëve — në klasë dhe jashtë saj. 🤝

Ky projekt implementohet nga WIT Albania, në kuadër të programit STRIVE II, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Hedayah, nën koordinimin kombëtar të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE).

📣 Ftesë për PrindërQendra Women in Technology Albania (Qendra WIT), në bashkëpunim me Qendrën CVE, ju fton të merrni pje...
15/04/2026

📣 Ftesë për Prindër

Qendra Women in Technology Albania (Qendra WIT), në bashkëpunim me Qendrën CVE, ju fton të merrni pjesë në një takim informues dhe interaktiv dedikuar sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve në internet.

Takimi do të trajtojë tema si gjuha e urrejtjes, ekstremizmi online dhe mekanizmat e mbrojtjes dhe raportimit të përmbajtjeve të dëmshme digjitale.

đź—“ Data: 20 Prill 2026
🕔 Ora: 17:00 – 18:00

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme. Ndërtojmë së bashku një mjedis më të sigurt dixhital për fëmijët tanë.

📩 Për informacion të mëtejshëm, na kontaktoni me DM.

Ky projekt implementohet nga WIT Albania, në kuadër të programit STRIVE II, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Hedayah, nën koordinimin kombëtar të Qendrës Kombëtare të Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE).

Shqipëri

05/04/2026
01/04/2026

🌍 Projekti READY ka vijuar misionin e tij në Gjirokastër!

Trajnime ndërvepruese u realizuan në gjimnazet “Siri Shapllo”, “Asim Zeneli” dhe “Pandeli Sotiri” — duke arritur 76 nxënës dhe 33 profesionistë të vijës së parë, përfshirë mësues, oficerë sigurie dhe punonjës socialë.

Trajnimet u fokusuan në sigurinë digjitale, gjuhën e urrejtjes dhe narrativat ekstremiste, duke i pajisur të rinjtë dhe stafin me mjetet e nevojshme për t’i identifikuar dhe kundërshtuar ato në botën dixhitale.

🛡️ Më shumë njohuri.
💬 Më shumë zë kundër urrejtjes.
🔔 Më shumë përgjegjësi digjitale.

Ky projekt implementohet nga WIT Albania, në kuadër të programit STRIVE II, të mbështetur nga Hedayah dhe European Union in Albania dhe European Commission, nën koordinimin kombëtar të The CVE Center - Albania.

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when WIT Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to WIT Albania:

Share