30/07/2026
30 Korrik - Dita Botërore Kundër Trafikimit të Personave
Tema e këtij viti, "Trapped Behind the Scam", na kujton se trafikimi i qenieve njerëzore nuk është më gjithmonë i dukshëm. Shfrytëzimi fshihet gjithnjë e më shpesh pas ofertave të rreme për punë, rekrutimit online dhe mashtrimeve digjitale.
Pas çdo statistike qëndron një njeri, të cilit i janë cenuar të drejtat, liria dhe dinjiteti. Përgjegjësia jonë nuk është vetëm të reagojmë ndaj trafikimit, por edhe ta parandalojmë atë, ta identifikojmë në kohë dhe të mbështesim të mbijetuarit në rrugën drejt riintegrimit.
Sot, riafirmojmë angazhimin tonë për një përgjigje më të fortë, të përqendruar te viktima, ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.
Rrjeti URAT është një koalicion prej 11 organizatash të shoqërisë civile, që bashkëpunojnë për të forcuar parandalimin, mbrojtjen, riintegrimin, advokimin dhe bashkëpunimin institucional në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.
***
🇬🇧 ENGLISH
30 July - World Day Against Trafficking in Persons
This year's global theme, "Trapped Behind the Scam," reminds us that human trafficking is no longer confined to what we can see. Exploitation increasingly hides behind fake job offers, online recruitment and digital deception.
Behind every statistic is a person whose rights, freedom and dignity have been violated. Our collective responsibility is not only to respond to trafficking, but to prevent it, identify it early and support survivors in rebuilding their lives.
Today, we stand together in reaffirming our commitment to a stronger, victim-centred response to human trafficking in Albania.
URAT Network is a coalition of 12 civil society organisations working together to strengthen prevention, protection, reintegration, advocacy and institutional cooperation in Albania's response to trafficking in human beings.
Different & Equal Shoqata Tjeter Vizion Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS Terre des hommes - Albania Mary Ward Loreto Qendra Psiko-Sociale Vatra Medaille Trust's Presence in Albania Tirana Legal Aid Society (TLAS) SHKEJ Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII World Vision Albania