UNDP Albania

Directions Website

UNDP Albania The United Nations Development Programme (UNDP) helps empower lives and build resilient nations.

The UNDP Albania office officially opened in 1991 and was inaugurated by then Prime Minister Ylli Bufi on 13 August 1991. Delivering development results in Albania - contributing to human development and keeping to our commitment— is what drives the work of the United Nations Development Programme (UNDP) in the country. Driven by the national agenda for European Union Integration, our work focuses on advancing democratic governance, strengthening institutions and national capacities, and supporting evidence-based policy making. Fostering balanced and sustainable economic growth across Albania and strengthening national institutions to manage EU regional development policies is a key area of support. We place strong emphasis on empowering women to be a dynamic part of development, advancing the social inclusion agenda in the country and protecting the environment. UNDP plays an active role in advancing the UN reform and together with other UN agencies in paving the way to making the organization a more efficient, coherent and accountable development partner delivering better results to the people of the country. UNDP works with a wide range of partners from government and civil society, to international organizations, the private sector and media, towards achieving the Sustainable Development Goals as a step forward to EU Integration.

24/10/2026

🇺🇳🇦🇱 Today is UN Day!

For 81 years, the United Nations has stood for a powerful idea: our shared future depends on working together for peace, development and human rights. 🌍

As the UN Secretary-General reminds us, this commitment is as important today as ever.



***

🇺🇳🇦🇱 Sot është Dita e Kombeve të Bashkuara!

Prej 81 vitesh, Kombet e Bashkuara kanë mbrojtur një ide të fuqishme: e ardhmja jonë e përbashkët varet nga bashkëpunimi për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut. 🌍

Siç na kujton Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ky angazhim mbetet sot po aq i rëndësishëm sa kurrë më parë.

19/10/2026

Mundësi Angazhimi | Konsulent/e Kombëtar/e për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregun e Punës

UNDP Albania, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Aftësive për Punësim” (SD4E), financuar nga Qeveria Zvicerane, kërkon të angazhojë një Konsulent/e Kombëtar/e për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregun e Punës, për hartimin e dokumenteve të shkurtra (Policy Briefs), bazuar në rezultatet e Analizës së Nevojave për Aftësi 2025.

Konsulenti/ja do të kontribuojë në:

✅Analizimin e sfidave të tregut të punës, mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojave për aftësi të ndërmarrjeve.
Identifikimin e mundësive për përmirësimin e aftësive të punonjësve dhe rritjen e aksesit në trajnim.
✅Hartimin e rekomandimeve konkrete për politikat e punësimit, zhvillimin ekonomik dhe arsimin e formimin profesional, bazuar në të dhënat e anketës dhe konsultimet me aktorët përkatës.
✅Ftojmë të aplikojnë profesionistë me përvojë në analizën ekonomike dhe të tregut të punës, politikat e punësimit dhe zhvillimit të aftësive, si dhe hartimin e dokumenteve analitike dhe rekomandimeve për politika publike.

👉Afati i aplikimit: 30 tetor 2026

Aplikoni ketu: https://procurement-notices.undp.org/view_negotiation.cfm?nego_id=50800&_gl=1*137nuwi*_ga*MjY3NzM3MTUzLjE3NjQ2NjM4MjA.*_ga_PBF14M9C6G*czE3OTIzOTYwNTQkbzE3JGcwJHQxNzkyMzk2MDU0JGo2MCRsMCRoMA..

Para se të ndodhë fatkeqësia natyrore e radhës, çdo komunitet duhet t’i përgjigjet një pyetjeje: a jemi gati?Për fëmijë ...
13/10/2026

Para se të ndodhë fatkeqësia natyrore e radhës, çdo komunitet duhet t’i përgjigjet një pyetjeje: a jemi gati?

Për fëmijë si Arbeni në Dajç të Shkodrës, pyetja është e thjeshtë: Çfarë ndodh kur uji rritet? Ku shkojmë? Kë telefonojmë?

Për Shqipërinë, këto nuk janë më pyetje hipotetike. Nga tërmeti i vitit 2019 e deri te zjarret dhe përmbytjet e përsëritura, vendi e njeh mirë rëndësinë e parapërgatitjes për t’u përballur me to.

Prandaj, faza e dytë e projektit RESEAL – e zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me Embassy of Switzerland in Albania🇨🇭🇦🇱 (nëpërmjet SECO), Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturën e Shkodrës – po forcon mbrojtjen civile në të pesë bashkitë e qarkut të Shkodrës përmes:

✅ Përmirësimit të qendrave operacionale dhe pajisjeve të domosdoshme.
✅ Forcimit të kapaciteteve të personelit dhe qartësimit të procedurave
✅ Hartimit të planeve bashkiake të emergjencës dhe vlerësimeve të riskut
✅ Simulimeve në shkolla dhe komunitete

Synimi: paralajmërime më të hershme, operacione shpëtimi më të shpejta dhe komunitete më të sigurta.

Siç shprehet Mirjana, një nxënëse që mori pjesë në një simulim shkollor: “Tani e di se ku të shkoj dhe kë të telefonoj, dhe do t’i tregoj familjes sime se çfarë duhet të bëjnë.”

“Përgatitja nuk është një objektiv i përkohshëm. Ajo duhet bërë zakon dhe duhet të fillojë përpara se të bjerë alarmi.”

Lexoni historinë e plotë: https://albania-undp.medium.com/shqipëria-përforcon-qëndrueshmërinë-dhe-aftësinë-ripërtëritëse-ndaj-fatkeqësive-342cb89ba267?postPublishedType=initial

Sot, në kuadër të  , u zhvillua në Gjirokastër, takimi  konsultativ për hartimin e planeve të menaxhimit të  Parkut Komb...
12/10/2026

Sot, në kuadër të , u zhvillua në Gjirokastër, takimi konsultativ për hartimin e planeve të menaxhimit të Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës–Dangëlli, Parkut Natyror Zagori dhe Parkut Natyror Bredhi i Sotirës.

💬 Nga përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore te zhvillimi i turizmit dhe ekonomisë lokale, konsultimet synojnë të identifikojnë sfidat, nevojat dhe mundësitë që duhet të merren parasysh gjatë hartimit të planeve të menaxhimit.

Ky proces është një hap i rëndësishëm për të siguruar që planet të mos mbështeten vetëm në të dhëna shkencore dhe vlerësime teknike, por të pasqyrojnë edhe njohuritë, përvojat dhe prioritetet e komuniteteve lokale.

Konsultimet do të vijojnë në Dropull, me grupet e interesit nga Parkut Natyror Zagori dhe Parkut Natyror Bredhi i Sotirës dhe në Përmet me grupet e interesit nga Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës–Dangëlli.

Përmes , po mbështesim një qasje gjithëpërfshirëse ndaj menaxhimit të zonave të mbrojtura, ku ruajtja e biodiversitetit shkon krah për krah me zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.

financohet nga EU Delegation to Albania dhe SIDA Embassy of Sweden in Tirana dhe zbatohet nga UNDP dhe AICS Tirana, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

08/10/2026

Flet Drilona Toslluku
A po ndërmerr kompania juaj hapa konkretë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe të qëndrueshme?

Aplikoni për Vlerësimin e Sipërmarrjeve të Qëndrueshme 2026 dhe bëni të dukshëm ndikimin, rezultatet dhe praktikat e mira të biznesit tuaj.

📅 Afati i aplikimit: 18 tetor 2026
🔗 Aplikoni tani: sdgpioneersalbania.com

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme organizohet në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara United Nations in Albania “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Qëndrueshëm”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) Embassy of Sweden in Tirana dhe zbatuar nga UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.

28 të rinj janë punësuar pranë zonave të mbrojtura në Shqipëri, në kuadër të komponentit “Të Rinjtë për Natyrën”, mbësht...
08/10/2026

28 të rinj janë punësuar pranë zonave të mbrojtura në Shqipëri, në kuadër të komponentit “Të Rinjtë për Natyrën”, mbështetur nga projekti dhe “Menaxhimi i ligatinave”.
Gjatë takimit të zhvilluar sot në Tiranë, të rinjtë ndanë eksperiencat e tyre të para në punë, si dhe sfidat me të cilat përballen në përpjekjet e tyre për mbrojtjen dhe menaxhimin e natyrës.

Të sapo punesuar pranë administratave të zonave të mbrojtura, ata morën pjesë në një program trajnimi “Te rinjte per Natyren” të fokusuar në forcimin e njohurive dhe aftësive praktike për mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Trajnimi përfshiu tema si monitorimi i biodiversitetit, Natura 2000, planifikimi dhe raportimi i aktiviteteve në zonat e mbrojtura, zhvillimi profesional, si dhe edukimi i vizitorëve.
Përmes dhketyre dy projekteve, investimi në kapacitetet e profesionistëve të rinj synon të fuqizojë brezin e ri të punonjësve të zonave të mbrojtura dhe të kontribuojë në një menaxhim më të mirë e më të qëndrueshëm të pasurisë natyrore të Shqipërisë.

Projekti financohet nga European Union in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana dhe zbatohet nga UNDP dhe AICS Tirana në bashkëpunim me Ministrine e Mjedisit & Agjencine Kombëtare e Zonave të Mbrojtura AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Projekti “Menaxhimi i Ligatinave” financohet nga dhe zbatohet nga UNDP ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit.

🌊 8 vite nga hapja e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-SazanSot shënohen 8 vite nga hapja e Qendr...
06/10/2026

🌊 8 vite nga hapja e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan

Sot shënohen 8 vite nga hapja e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, një hap i rëndësishëm për promovimin e vlerave natyrore të parkut dhe afrimin e publikut me këtë zonë të mbrojtur.

Qendra u ndërtua me mbështetjen e UNDP-së, në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbulimit dhe efikasitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare”, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e vizitorëve mbi biodiversitetin, ekosistemet detare dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre.

Tetë vite më pas, Qendra vazhdon të jetë një pikë takimi mes njerëzve dhe natyrës dhe një hapësirë që na kujton se mbrojtja e Karaburun-Sazanit fillon edhe nga njohja dhe vlerësimi i pasurive të tij natyrore.

Gëzuar 8-vjetorin, Qendra e Vizitorëve Karaburun-Sazan! 🌊

Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetet e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Shkodrës “Lui...
05/10/2026

Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetet e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, po punohet për hartimin dhe ofrimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve për profesionistët në detyrë të shërbimeve sociale.

Si një hap i parë në këtë proces, përfaqësues të tre universiteteve dhe të Shërbimit Social Shtetëror zhvilluan një workshop teknik me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, për të diskutuar dhe qartësuar në mënyrë praktike kërkesat dhe procedurat për akreditimin e programeve të trajnimit, përfshirë certifikimin e pjesëmarrësve, dhe njohjen e krediteve të zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Ky proces synon të mbështesë zhvillimin e trajnimeve cilësore dhe të bazuara në kompetenca, që u përgjigjen nevojave të profesionistëve të shërbimeve sociale.

Nisma zhvillohet me mbështetjen e UNDP-së, në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të mos mbetet pas” (Leave No One Behind), financuar nga Qeveria e Zvicrës (SDC).

Embassy of Switzerland in Albania🇨🇭🇦🇱

01/10/2026

🇪🇺 Një ditë e veçantë për nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Tiranë.

Presidentja e Komisionit Evropian, , u mirëprit nga fëmijët, të cilët i treguan shkollën e tyre, ndanë përvojat e tyre dhe biseduan për ëndrrat, mundësitë dhe të ardhmen e tyre evropiane.

Shkolla “Emin Duraku” është pjesë e , programit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Nga laboratorët te palestra, nga arti te bisedat me nxënësit, vizita tregoi se në zemër të këtij investimi janë vetë fëmijët dhe mundësitë që krijohen për të ardhmen e tyre.

🎥 Shikoni disa nga momentet e vizitës. 🇪🇺🇦🇱

Address

'Skenderbej' Str. GURTEN Building, UN House, 1001 Tirana
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UNDP Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share