Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

Call Directions Website

Linja Këshillimit për Burra dhe Djem Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem është një organizatë jo-fitimprurëse e fokusuar në punën me bu

Çfarë po u mëson interneti djemve për të qenë burra?Në një kohë ku rrjetet sociale dhe media online janë kthyer në një p...
19/10/2026

Çfarë po u mëson interneti djemve për të qenë burra?
Në një kohë ku rrjetet sociale dhe media online janë kthyer në një pjesë esenciale të të përditshmes sonë, djemtë pëballen me modele të ndryshme te “maskulinitetit”.Modele të ndryshme të cilat tregojnë se si duhet të jesh,sillesh apo veprosh.
Në shumicën e rasteve, këto modele e lidhin burrërinë me kontrollin, forcën fizike, të mirat materiale dhe vetminë. Një pjesë kyçe ku këto modele fokusohen është dhe emocioni, shfaqja e emocionit dhe kontrolli I tyre.Ideja se emocioni duhet fshehur mbizotëron. Por të jesh burrë nuk do të thotë të jesh gjithmonë “i fortë”.
Të dëgjosh, të respektosh, të tregosh empati dhe të kërkosh ndihmë kur ke nevojë janë gjithashtu shenja force
Interneti mund të jetë një hapësirë për të mësuar dhe për t'u frymëzuar, por është e rëndësishme të reflektojmë në mënyrë kritike mbi mesazhet që konsumojmë dhe modelet që zgjedhim të ndjekim. 🟠Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
☎️Tel:(04)2363712
📱Cel:+355674132552
📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:burre
Këshillimit për Burra dhe Djem

/Suisse

10 Tetor , Dita Botërore e Shëndetit MendorShëndeti mendor nuk është luks por është nevojë. Ai ndikon në mënyrën se si m...
10/10/2026

10 Tetor , Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Shëndeti mendor nuk është luks por është nevojë. Ai ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndiejmë, përballemi me vështirësitë, ndërtojmë marrëdhënie dhe marrim vendime çdo ditë.
Shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e mirëqënies psikosociale. Dinamikat e jetës së përditshme bëjnë që të kemi akumulime të vazhdueshme të stresit dhe shqetësimeve të tjera. Kultura e kujdesit ndaj shëndetit mendor është një nga fushat ku ne ende si shoqëri duhet të përmirësohemi dhe t̛i japim rëndësinë e duhur.
Shëndeti mendor nuk përcakton forcën apo dobësinë e një personi. Ai është pjesë e shëndetit tonë dhe meriton të njëjtin kujdes dhe vëmendje.
Këtë 10 tetor, le të kujtojmë se kujdesi për veten nuk duhet të fillojë vetëm kur ndihemi të mbingarkuar. Ai fillon duke i dhënë rëndësi asaj që ndiejmë, çdo ditë. Nëse gjendesh në një situatë në të cilën ke nevojë për mbështetje psiko-emocionale ne jemi këtu për të ofruar ndihmë.
🟠Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
☎️Tel:(04)2363712
📱Cel:+355674132552
📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:burre
Këshillimit për Burra dhe Djem

/Suisse

🟠Kur komentet bëhen pjesë e dhunës.Shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë  peshën e komeneve të cilat ata japin. Në shumë r...
08/10/2026

🟠Kur komentet bëhen pjesë e dhunës.
Shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë peshën e komeneve të cilat ata japin. Në shumë raste një koment i cili në pamje të parë mund të mos duket i dëmshëm mund të ketë një ndikim shumë të madh për palën tjetër. Fjalët mund të lëndojnë po aq sa veprimet. Një koment nuk është thjesht një koment kur është tallës, fyes, poshtërues ose denigrues. Komentet fyese apo që justifikojnë dhunën mund të dëmtojnë mirëqenien emocionale, të rrisin frikën dhe turpin, të nxisin fajësimin e viktimës dhe të normalizojnë dhunën online.
Dhuna nuk fillon dhe nuk mbaron gjithmonë me një veprim. Ndonjëherë ajo vazhdon edhe në komentet që zgjedhim të shkruajmë.
🟠Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
☎️Tel:(04)2363712
📱Cel:+355674132552
📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:burre
Këshillimit për Burra dhe Djem

/Suisse

Më 28–29-30 shtator 2026, Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem (CLMB) mori pjesë në IAMANEH Partner Meeting, të zhvill...
07/10/2026

Më 28–29-30 shtator 2026, Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem (CLMB) mori pjesë në IAMANEH Partner Meeting, të zhvilluar në Bazel, Zvicër.

Takimi përbëri një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, praktikave dhe ekspertizës, si dhe për reflektimin mbi punën e përbashkët në adresimin e pabarazive gjinore, parandalimin e dhunës dhe promovimin e qasjeve transformuese me burrat dhe djemtë.

Gjatë takimit, CLMB ndau përvojën dhe ekspertizën e saj të krijuar ndër vite në ofrimin e shërbimeve të këshillimit dhe rehabilitimit për burrat dhe djemtë që përdorin dhunë, si dhe në ndërhyrjet që synojnë ndryshimin e normave të dëmshme gjinore dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe jo të dhunshme.

Përmes këtyre shkëmbimeve, ne vijojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet partnerëve, të mësojmë nga praktikat e njëri-tjetrit dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qasjeve më efektive dhe të qëndrueshme për parandalimin e dhunës dhe avancimin e barazisë gjinore.

🤝 Së bashku, për më shumë barazi, përgjegjshmëri dhe ndryshim pozitiv në jetën e burrave dhe djemve.

GenderEquality ViolencePrevention PositiveMasculinity

Iamaneh Schweiz I Suisse

🔴A po e normalizojmë dhunën sepse e shohim cdo ditë online?Media sociale është kthyer në një vatër publikimesh të elemen...
06/10/2026

🔴A po e normalizojmë dhunën sepse e shohim cdo ditë online?

Media sociale është kthyer në një vatër publikimesh të elementeve të ndryshme të dhunës.

Çdo ditë e më shumë po hasemi me video dhe materiale të publikuara ku në to ka përmbajtje të dhunës fizike, psikologjike, seksuale, digjitale dhe ekonomike.
Cfarë pasojash sjell ky fenomen?

Ekspozimi i vazhdueshëm i dhunës në media online bën që të përballemi me njerëz me nivel më të ulët empatie. Postimet e vazhdueshme bëjnë që njerëzit ta normalizojnë këtë sjellje dhe të vonojnë në reagimin ndaj saj. Ajo çfarë na trondit në fillim me kalimin e kohës na duket “normale”.

Të shohësh dhunë çdo ditë nuk do të thotë se duhet të mësohemi me të.

Një video nuk është thjesht “përmbajtje”. Pas saj mund të jetë një person, një histori dhe një traumë reale.
🟠Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;

☎️Tel:(04)2363712
📱Cel:+355674132552
📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:burre
Këshillimit për Burra dhe Djem

/Suisse

TAKIM I EKIPIT NDËRSEKTORIAL📍 Njësia Administrative Nr. 2, Bashkia TiranëLinja e Këshillimit për Burra dhe Djem (CLMB) m...
22/09/2026

TAKIM I EKIPIT NDËRSEKTORIAL
📍 Njësia Administrative Nr. 2, Bashkia Tiranë

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem (CLMB) mori pjesë në takimin e ekipit ndërsektorial në Njësinë Administrative Nr. 2, me fokus:

🔹 Menaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore
🔹 Koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve dhe institucioneve
🔹 Shkëmbimin e informacionit dhe praktikave për trajtimin e rasteve
🔹 Forcimin e mekanizmave të referimit dhe mbështetjes për personat e përfshirë në rastet e dhunës.

Përballimi i dhunës kërkon bashkëpunim, koordinim dhe përgjegjësi të përbashkët. Puna e ekipeve ndërsektoriale është thelbësore për një përgjigje më të koordinuar dhe më efektive ndaj rasteve të dhunës.

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem vijon të kontribuojë në forcimin e qasjes së koordinuar ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, duke përfshirë edhe punën me burra dhe djem që përdorin ose janë në rrezik të përdorin dhunë.

Të dashur nxënës ju sot filluat vitin e ri shkollor,i cili  nuk është vetëm një hap drejt dijes, por edhe një mundësi pë...
14/09/2026

Të dashur nxënës ju sot filluat vitin e ri shkollor,i cili nuk është vetëm një hap drejt dijes, por edhe një mundësi për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme, për të mësuar të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin.
Urojmë që çdo djalë dhe vajzë të ndihet i/e dëgjuar, i/e respektuar dhe i/e sigurt në mjedisin shkollor. Le t’i mësojmë fëmijët tanë se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, të shprehësh emocionet është forcë dhe të kujdesesh për tjetrin është përgjegjësi.
Një vit i ri shkollor, më shumë kujdes, respekt, mirëkuptim dhe mbështetje për njëri-tjetrin.
Suksese të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve!
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem !



NJOFTIM PËR POZICION PUNE – PART TIME 4 ORË 9 – 13:00  Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem kërkon të angazhojë një pr...
09/09/2026

NJOFTIM PËR POZICION PUNE – PART TIME 4 ORË 9 – 13:00

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem kërkon të angazhojë një profesionist në pozicionin:
KËSHILLUES PSIKOSOCIAL

Punonjës Social Klinik | Psikolog Klinik | Psikolog Këshillimi

Një ftesë te veçantë kanë studentët në nivel Masteri – Puna është paradite .

Linja e Këshillimit për Burra dhe djem është një organizantë e fokusuar në trajtimin dhe parandalimin e fenomenit të dhunës në familje. Linja u themelua në vitin 2010 si një organizatë drejt barazizë gjinore nga këndvështrimi i Burrave dhe Djemve.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem synon të ndihmojë burrat dhe djemtë që kalojnë faza dhe situata të vështira në jetën e tyre, duke siguruar se qënia e sigurtë e gruas dhe fëmijës mbetet qëllimi ynë primar në punën me burrat.
Ideja e Linjës së Këshillimit për të punuar me burrat dhunues është shumë e thjeshtë.
Burrat duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për dhunën e ushtruar në familje, sepse shumica e dhunës shkaktohet nga një burrë.
Edhe pse ne mendojmë se vetëm një pjesë e burrave ushtrojnë dhunë në familje, jemi të sigurt se të gjithë burrat së bashku mund të ndikojnë në ndryshimin e mentalitetit dhe mjedisit që i lejon burrat e tjerë të jenë të dhunshëm.
Aktivitetet kryesore të Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem janë si në vijim:
• Ofrojmë seanca këshillimi për burra dhe djem.
• Trajnime me të rinjtë, formim grupesh.
• Trajnimet në shkolla dhe qendrat rinore
• Fushatat publike në mediat vizive dhe auditive
• Informacione dhe advokim për të rinjtë

Çfarë Synojmë…

• Reduktimin e dhunës në familje.
• Ndërgjegjësimin për çështje të dhunës në familje nga një perspektivë ku në fokus është dhunuesi.
• Të rinj të edukuar dhe me një qasje kundër dhunës në familje e më gjerë.
• Aktivitete advokuese dhe lobuese për parandalimin e dhunës
• Kërkime rreth çështjes së dhunës me në fokus dhunuesin.
Në punën tonë me dhunuesit ne synojmë.
• Individi të kuptojë origjinën dhe burimin e dhunës.
• Individi të jetë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka kryer.
• Individi të marrë përsipër përgjegjësinë e veprimit te tij.
• Së bashku me individin të ndërtojmë plane ndërhyrje për trajtimin e tij.

KËSHILLUES PSIKOSOCIAL

Punonjës Social Klinik | Psikolog Klinik | Psikolog Këshillimi
Angazhim: Part Time
Rreth pozicionit

Profesionisti do të angazhohet në ofrimin e këshillimit psikosocial/terapisë për burra dhe djem të përfshirë në sjellje të dhunshme në të gjitha format e dhunës që parashikon ligji Nr.11/2026 me fokus në përgjegjësimin, ndryshimin e sjelljes dhe parandalimin e përsëritjes së dhunës.

Për shkak të natyrës specifike të punës me autorët e dhunës dhe profilit të shërbimit, preferohet kandidat mashkull.

Detyrat kryesore

• Ofrimi i këshillimit individual dhe/ose në grup për autorët e dhunës në familje;
• Vlerësimi psikosocial dhe identifikimi i nevojave të klientëve;
• Hartimi dhe ndjekja e planeve individuale të këshillimit;
• Dokumentimi profesional dhe respektimi i konfidencialitetit;
• Bashkëpunimi me ekipin multidisiplinar dhe shërbimet përkatëse;
• Zbatimi i parimeve të përgjegjësimit të autorit dhe sigurisë së viktimave.
Kriteret
• Diplomë në Punë Sociale klinike , Psikologji Klinike ose Psikologji Këshillimi
• Licencim professional ose në process licensimi
• Eksperienca e mëparshme profesionale nuk është e domosdoshme, por përbën avantazh,
• Interes dhe motivim për të punuar me çështjet e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe ndryshimit të sjelljes
• Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe profesionale
• Gatishmëri për trajnim, supervizim dhe zhvillim profesional
Çfarë ofrojmë
Mbështetje dhe supervizim profesional;
Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
Mundësi për të fituar eksperiencë të specializuar në punën me autorët e dhunës;
Përfshirje në një shërbim të specializuar për parandalimin dhe rehabilitimin e dhunës në familje dhe asaj me baze gjinore .
Aplikimi
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi në:
To: [email protected]
Cc: [email protected]
Në subjekt të email-it të specifikohet:
“Aplikim – Këshillues Part Time”
Afati i aplikimit: 31.09.2026
Bashkohu me ne për të kontribuar në ndryshimin e sjelljeve të dhunshme dhe në ndërtimin e marrëdhënieve dhe familjeve më të sigurta.

Linku për tu njohur më mire me aplikimin:

NJOFTIM PUNE për një këshillues psikosocial part-time. Ofrojmë mbështetje dhe trajnim, me fokus në trajtimin dhe parandalimin e dhunës në familje.

📢 NJOFTIM PËR POZICION PUNE – PART TIMELinja e Këshillimit për Burra dhe Djem kërkon të angazhojë një profesionist në po...
08/08/2026

📢 NJOFTIM PËR POZICION PUNE – PART TIME
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem kërkon të angazhojë një profesionist në pozicionin:
KËSHILLUES PSIKOSOCIAL
Punonjës Social Klinik | Psikolog Klinik | Psikolog Këshillimi

Linja e Këshillimit për Burra dhe djem është një organizantë e fokusuar në trajtimin dhe parandalimin e fenomenit të dhunës në familje. Linja u themelua në vitin 2010 si një organizatë drejt barazizë gjinore nga këndvështrimi i Burrave dhe Djemve.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem synon të ndihmojë burrat dhe djemtë që kalojnë faza dhe situata të vështira në jetën e tyre, duke siguruar se qënia e sigurtë e gruas dhe fëmijës mbetet qëllimi ynë primar në punën me burrat.
Ideja e Linjës së Këshillimit për të punuar me burrat dhunues është shumë e thjeshtë.
Burrat duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për dhunën e ushtruar në familje, sepse shumica e dhunës shkaktohet nga një burrë.
Edhe pse ne mendojmë se vetëm një pjesë e burrave ushtrojnë dhunë në familje, jemi të sigurt se të gjithë burrat së bashku mund të ndikojnë në ndryshimin e mentalitetit dhe mjedisit që i lejon burrat e tjerë të jenë të dhunshëm.

Aktivitetet kryesore të Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem janë si në vijim:
• Ofrojmë seanca këshillimi për burra dhe djem.
• Trajnime me të rinjtë, formim grupesh.
• Trajnimet në shkolla dhe qendrat rinore
• Fushatat publike në mediat vizive dhe auditive
• Informacione dhe advokim për të rinjtë
Çfarë Synojmë…
• Reduktimin e dhunës në familje.
• Ndërgjegjësimin për çështje të dhunës në familje nga një perspektivë ku në fokus është dhunuesi.
• Të rinj të edukuar dhe me një qasje kundër dhunës në familje e më gjerë.
• Aktivitete advokuese dhe lobuese për parandalimin e dhunës
• Kërkime rreth çështjes së dhunës me në fokus dhunuesin.

Në punën tonë me dhunuesit ne synojmë.
• Individi të kuptojë origjinën dhe burimin e dhunës.
• Individi të jetë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka kryer.
• Individi të marrë përsipër përgjegjësinë e veprimit te tij.
• Së bashku me individin të ndërtojmë plane ndërhyrje për trajtimin e tij.

KËSHILLUES PSIKOSOCIAL
Punonjës Social Klinik | Psikolog Klinik | Psikolog Këshillimi
🕐 Angazhim: Part Time
🎯 Rreth pozicionit
Profesionisti do të angazhohet në ofrimin e këshillimit psikosocial/terapisë për burra dhe djem të përfshirë në sjellje të dhunshme në të gjitha format e dhunës që parashikon ligji Nr.11/2026 me fokus në përgjegjësimin, ndryshimin e sjelljes dhe parandalimin e përsëritjes së dhunës.
Për shkak të natyrës specifike të punës me autorët e dhunës dhe profilit të shërbimit, preferohet kandidat mashkull.
📌 Detyrat kryesore
• Ofrimi i këshillimit individual dhe/ose në grup për autorët e dhunës në familje;
• Vlerësimi psikosocial dhe identifikimi i nevojave të klientëve;
• Hartimi dhe ndjekja e planeve individuale të këshillimit;
• Dokumentimi profesional dhe respektimi i konfidencialitetit;
• Bashkëpunimi me ekipin multidisiplinar dhe shërbimet përkatëse;
• Zbatimi i parimeve të përgjegjësimit të autorit dhe sigurisë së viktimave.
🎓 Kriteret
• Diplomë në Punë Sociale klinike , Psikologji Klinike ose Psikologji Këshillimi
• Licencim professional ose në process licensimi
• Eksperienca e mëparshme profesionale nuk është e domosdoshme, por përbën avantazh,
• Interes dhe motivim për të punuar me çështjet e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe ndryshimit të sjelljes
• Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe profesionale
• Gatishmëri për trajnim, supervizim dhe zhvillim profesional
💼 Çfarë ofrojmë

✔️ Mbështetje dhe supervizim profesional;
✔️ Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
✔️ Mundësi për të fituar eksperiencë të specializuar në punën me autorët e dhunës;
✔️ Përfshirje në një shërbim të specializuar për parandalimin dhe rehabilitimin e dhunës në familje dhe asaj me baze gjinore .
📩 Aplikimi
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi në:
To: [email protected]
Cc: [email protected]
Në subjekt të email-it të specifikohet:
“Aplikim – Këshillues Part Time”
📅 Afati i aplikimit: 31.08.2026
Bashkohu me ne për të kontribuar në ndryshimin e sjelljeve të dhunshme dhe në ndërtimin e marrëdhënieve dhe familjeve më të sigurta.

24/07/2026

Refuzimi nuk është shkak për vrasje, plagosje, dhunë apo rrëmbim. Kjo nuk është dashuri.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier, ku një 35-vjeçar vrau babain e ish-të fejuarës, plagosi nënën e saj dhe rrëmbeu të renë, është një kujtesë e dhimbshme se dhuna nuk fillon me aktin ekstrem. Ajo shpesh paraprihet nga kontrolli, kërcënimet, ndjekja, shantazhi dhe refuzimi për të pranuar fundin e një marrëdhënieje.
Askush nuk ka të drejtë të vendosë mbi jetën, lirinë apo zgjedhjet e një personi tjetër. Refuzimi nuk është provokim dhe as justifikim për dhunë.
Është përgjegjësi e secilit prej nesh të mos normalizojë sjellje kontrolluese apo kërcënuese dhe të reagojë në kohë. Ndërhyrja e hershme mund të shpëtojë jetë.
Nëse ju ose dikush që njihni po përjeton kërcënime, përndjekje apo çdo formë tjetër dhune, mos heshtni.

📞 116 117 – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
Asnjë grua nuk është pronë. Asnjë refuzim nuk justifikon dhunën.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355674132552

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Linja Këshillimit për Burra dhe Djem posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share