19/07/2026
☀️
Një javë e paharrueshme që la gjurmë në zemrat tona!
🌟U përmbyll në mënyrën më magjike, me një festë të madhe finale, kampi veror “NDËRTOJMË URA, JO MURE”! 🌉
➡️ Një javë intensive, e mbushur plot me:💬 Diskutime frymëzuese, 🎨 Aktivitete kreative, 🎲 Lojëra zbatuese, 🎒Udhëtime fantastike.
Këto kujtime të bukura do të mbeten gjatë në mendjen e fëmijëve tanë energjikë, animatorëve të palodhur, vullnetarëve me zemër të madhe dhe prindërve, të cilët e ndoqën këtë rrugëtim hap pas hapi përmes fotove e videove dhe pranisë së tyre. 📸
🎤 Momente kulmante nga festa finale: Pjesë të zgjedhura nga punët në grupe, këngë, valle dhe shumë të qeshura! Surpriza më e bukur ishte ndarja e 4 kupave të mirënjohjes, ku me meritë të plotë... secili grup doli KAMPION! 🏆
🎉Kjo pasdite mori edhe më shumë dritë nga prania e prindërve, motrave dhe vëllezërve më të rritur, të cilët e gjallëruan atmosferën me duartrokitjet e tyre të ngrohta. 👏 Ndërsa tryeza festive u mbush plot e përplot me ëmbëlsira të shijshme, të përgatitura me aq shumë dashuri nga prindërit tanë të mrekullueshëm! 🍰🧁
Një falënderim i thellë shkon për Motrat e Vogla të Familjes së Shenjtë, komunitetin Sukth-Katund e më gjerë. Një mirënjohje e veçantë dhe e përzemërt shkon për World Vision Albania 🌍, e cila e mbështeti këtë kamp veror, duke e kthyer atë në një eksperiencë plot ngjyra dhe gjallëri për të gjithë!
World Vision Albania M.I.R.A