07/02/2023
OJQ Instituti Kosovar për Logopedi” në kuadër të Ditës Europiane të Logopdisë organizon punëtori me temen "Rëndësia e komunikimit funksional tek fëmijët me vështirësi zhvillimore në të folur dhe gjuhë" me trajner nga Shqipëria Msc. Antigoni Bullari-Logopede dhe Pedagoge e jashtme dhe Phd.cand Sashen Rexhepaj - Logoped
Data: 07 Mars 2023
Ora: 10:00-14:00
Çmimi për pjesëmarrje: 15€
Trajnimi mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal -Komuna e Vjeter- në Prishtinë
Numri i pjesëmarrsve i limituar
Certifikata për pjesëmarrje të leshuara nga organizata
Linku: https://forms.gle/Ma5vU7EdKjqCRnFo8
Komunikimi funksional është një nga aftësitë bazë të komunikimit. Me anë të këtij lloj komunikimi secili nga ne shprehë dëshirat dhe nevojat e veta duke thene “une dua ujeë, “une kam nevojë të shkojë në tualet” apo “mua me dhemb barku”. Janë të shumtë fëmijët me të cilet duhet punuar me komunikimin funksional.
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit do mësojnë:
-Si te mesojne femijet komunikimin nepermjet modaliteteve joverbale
-Si ti ulim sjelljet negative apo shqetesuese te femijes te shkaktuara nga frustrimi që shkaktonë
pamundesia e komunikimit.
----------------------------------------------------
-Znj. Antigoni Bullari e lindur ne Berat, ka perfunduar studimet e Logopedise bachelor ne Universitetin e Mjekesise dhe master ne Universitetin Katolik Zoja e Keshillit te Mire ne Tirane. Tani eshte duke vazhduar edhe studimet bachelor si Pedagoge e jashtme ne Universitetin e Mjekesise ne Tirane. Ka qene vullnetare dhe anetare ne shoqata të ndryshme per Logopedi si ne Shoqata MAYA , lektore në konferenca te ndryshme nga shoqatat si Shoqata e Infermiereve te Shqiperise , shoqata MAYA , Klinika mejekesore AIMM, Universiteti i Shkodres ''Luigj Gurakuqi'', Shoqata Kombetare Shqipetare e Profesionisteve Dentare, ne Spince Action Indi. Ka punuar si Logopede ne nje Qender Rehabilitimi Logopedik , në KMK (Klinika Mjekesore Komuna Parisit) , si Koordinatore eventesh mjekesore ne shoqatën MAYA , si Përfaqësuese Mjekesore në PharmaOne shpk , Vaanmed shpk. Tani punon Logopede në ''Qender Rehabilitimi '' Antigoni The Talk Doc'' dhe është pronare në këtë qendër.
Phd. C. Sashen Rexhepaj - i lindur në Vlorë, i licensuar si Logoped. Z.Rexhepaj është Ligjerues dhe Koordinator Bashkpunimi në Universitetin Shteteror të Mjekesise, Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike. Ka perfunduar ëorkshope të ndryshem në degen e logopedisë , ka punuar si logoped në qendra te ndryshme. Në vitin 2015 ka punuar si logoped në Spitalin Salus në Tiranë Është udhëheqës i organzitës Shoqata e Logopedistëve Shëiptarë, Gjatë rrugtimit të tijë z.Sashen ka qënë edhe coordinator i disa projekteve si Muzart, Leviz Albania etj. Rrugtimi i tij nuk ndalët sot z.Sashen vazhdonë Programin e Doktoratures në Familje dhe Komunitet.
---------------------------------------------------------
Vërejtje: Aplikimi fillon nga 07 Shkurt dhe zgjat deri më 05 Mars 2023.
Për çdo pa qartesi ju lutemi na shkruani në e-mail [email protected] apo në numrat kontaktues -044-333-871, 044-381-369
Regjistrimi i DETYRUAR, vetem përsonat që pranojnë konfirmim për pjesëmarrje në email, do jenë pjesëmarrës pasi që është numri i limituar.
Ju mirëpresim në trajnim!
Sashen Rexhepaj Antigoni Bullari