01/08/2026
Me ftesë zyrtare, Mjeshtri i Madh i Lozhës së Madhe të Shqipërisë po merr pjesë në ceremonitë solemne të organizuara me rastin e 250-vjetorit të Lozhës së Madhe të Uashington D.C., një ngjarje madhore që shënon një çerek mijëvjeçari traditë, histori dhe përkushtim ndaj idealeve të Masonerisë së rregullt.
Gjatë këtij takimi, Mjeshtri i Madh i Lozhës së Madhe të Shqipërisë zhvilloi një takim vëllazëror me Vëllain Jonathon Spence, Pro Grand Master të Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë (UGLE), duke shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e ruajtjes së traditës, vlerave dhe parimeve të Masonerisë së rregullt në botën bashkëkohore.
Lozha e Madhe e Uashington D.C. mbart një trashëgimi të veçantë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga periudha e themelimit të Republikës Amerikane, shumë prej figurave të rëndësishme të kohës ishin të lidhura me Masonerinë, përfshirë George Washington, i cili shërbeu si Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara dhe një figurë simbolike e lidhjes mes idealeve të lirisë, përgjegjësisë qytetare dhe ndërtimit institucional.
Një nder për Lozhën e Madhe të Shqipërisë të jetë pjesë e këtij momenti të jashtëzakonshëm historik.