Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë Faqja zyrtare, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Kurs përgatitor për titullin KM 2026 (8 Shtator– 20 Shtator 2026) - DURRËSSHKFSH njofton të gjithë të interesuarit se ng...
12/08/2026

Kurs përgatitor për titullin KM 2026 (8 Shtator– 20 Shtator 2026) - DURRËS

SHKFSH njofton të gjithë të interesuarit se nga data 08 Shtator deri më 20 Shtator 2026 do të zhvillohet në qytetin e Durrësit kursi përgatitor për hyrjen në provim për marrjen e titullit “Kontabilist i Miratuar” 2026. Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesave të larta nga anëtarët tanë.

Për të marrë pjesë në këtë trajnim, Kandidatët KM, duhet të:

1. Të shprehin interesin duke u regjistruar në link: https://shkfsh.org/portali-elektronik/formular-regjistrimi-per-kandidatet-per-titullin-kontabilist-i-miratuar-8-20-shtator-2026-durres

2. Të kryejnë pagesën e tarifës së trajnimit dhe të anëtarësisë.

Afati i fundit për regjistrimin është data 08 Shtator 2026.

Kursi përgatitor do të zhvillohet në auditor, në Universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës, sipas orarit të pasqyruar në programin e trajnimit.

Programin e trajnimit do të keni mundësi ta shkarkoni pasi të keni kryer regjistrimin në linkun e mësipërm.

Ju bëjmë me dije se certifikatat e trajnimit janë të nevojshme për të marrë pjesë në provimet për marrjen e titullit

Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1998, është selia profesionale e profesionistëve të kësaj fushe.

Do të zotërosh kontabilitetin dhe legjislacionin tatimor në praktikë? 💼Akademia e Taksave dhe Kontabilitetit starton në ...
24/07/2026

Do të zotërosh kontabilitetin dhe legjislacionin tatimor në praktikë?
💼Akademia e Taksave dhe Kontabilitetit starton në Shtator me një program intensiv 2-mujor – një simulim 100% real i punës së një eksperti kontabël dhe tatimor!

📊Trajnimi zhvillohet me dokumenta dhe transaksione reale, duke mbuluar aspekte kontabël dhe tatimore për pagat, doganat, prodhimin, ndërtimin, fiskalizimin dhe problematikat rreth sh*tjeve, zbritshmërinë e shpenzimeve, taksimin e dyfishtë, etj.

📅 Nisja: Shtator | 60 orë akademike (E hënë / E mërkurë / E premte, 18:00–20:30)
📍 Vendndodhja: Tiranë (Blv. Bajram Curri)
⚠️ Për shkak të karakterit praktik, vendet janë të limituara!
👉 Rezervo vendin tënd tani:
🔗 https://forms.gle/rNmqexT7478cAnQv6
📞 067 249 9070 | 📧 [email protected]

Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1998, është selia profesionale e profesionistëve të kësaj fushe.

NJOFTIMMbi vazhdimin e kalendarit të provimeve KPAP 2025Të nderuar kandidatë,Ju informojmë se Bordi i Mbikëqyrjes Publik...
21/07/2026

NJOFTIM

Mbi vazhdimin e kalendarit të provimeve KPAP 2025

Të nderuar kandidatë,

Ju informojmë se Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka publikuar njoftimin mbi vazhdimin e kalendarit të provimeve të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) për sezonin 2025.

Në zbatim të këtij njoftimi, procesi i zhvillimit të provimeve do të vijojë sipas kalendarit të miratuar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

Ftohen të gjithë kandidatët të njihen me datat e përcaktuara për secilën lëndë, si dhe me informacionin shoqërues të publikuar në njoftimin zyrtar, duke marrë masat e nevojshme për pjesëmarrje në provime.

Njoftimi i plotë dhe kalendari i përditësuar i provimeve gjenden në faqen zyrtare të Bordit të Mbikëqyrjes Publike.
Theksojmë që ky njoftim është për sezonin e ndërprerë në 2025 ndërsa për sezonin e ri nuk ka ende një njoftim zyrtar se kur do të zhvillohet.

https://bmp.al/en/2026/07/16/njoftim-vazhdimi-kalendari-i-provimeve-kpap-2025/

09/02/2026

SHKFSH, për t’iu ardhur në ndihmë anëtarëve të saj dhe ekspertëve të interesuar, do të ofrojë në datat 20 dhe 21 Shkurt, trajnimet sipas programit të mëposhtëm:

Aspektet fiskale
I-Tatimi mbi të ardhurat personale nga biznesi (persona fizikë)
 Shpenzimet e njohura dhe të panjohura;
 Regjimi me shpenzime faktike;
 Regjimi i veçantë me shpenzime të supozuara;
 Regjimi “antishmangie” i kombinuar me regjimin me shpenzime faktike ose të supozuara sipas rastit;
 Plotësimi i deklaratës për secilin nga regjimet me shembuj ilustrues.

II-Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe investimi (DIVA)
 Të ardhura të tatueshme për individët të cilat duhet të deklarohen përmes deklaratës individuale të të ardhurave vjetore (DIVA);
 Zbritjet e lejuara në DIVA;
 Trashëgimia, dhuratat dhe tatueshmëria e tyre;
 Shembuj ilustrues dhe plotësimi i DIVA.

III-Plotësimi i deklaratës së tatimit në burim dhe formularëve të rinj online për zbatimin e Marrëveshjeve për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë
Trajnimi është i fokusuar në trajtimin e rasteve konkrete në lidhje me:
 Shërbime të marra nga jashtë;
 Shërbimin e qirave;
 Pagesën e dividendëve brenda dhe jashtë vendit;
 Pagesat për honorare/të drejta autori brenda dhe jashtë vendit;
 Pagesa për interesa brenda dhe jashtë vendit.

Aspektet kontabël:
I-Tatimi mbi të ardhurat e koorporates (deklarata e re e TAK dhe lidhja me PASH)
 Shpenzimet e pazbritshme, raste praktike me fokus aspektet si interesi, sherbimet nga jo rezidentet, inventari, amortizimet, rivleresimet etj.
 Implikimet kontabel i ketyre shpenzime nga kendveshtrimi i SNK/SKK 12 (tatim fitimi);
 Humbjet e mbartura dhe implikimet kontabel nga kendveshtrimi i SNK/SKK 12 (tatim fitimi);
 Plotesimi i deklarates se TAK dhe informacione shtese plotesuese qe duhen pergatitur.

II- Pasqyrat Financiare (PF) dhe veprime rregulluese per qellime raportimi financiar;
 Rregullat e pergjithshme te paraqitjes dhe prezantimit te PF, duke patur parasysh kerkesa kontabel dhe dispozitat e ligjit per ligjin per kontabilitetin;
 Aktivet AGJ Materiale dhe Jomaterial, paraqitja, amortizimi, rivleresimi etj.;
 Rivleresimi i Pasurive te paluajtshme, efektet tatimore dhe kontabel per njesite ekonomike (personat juridike).
 Tatim fitimit, rivleresimeve tatimore, paraqitja ne PF dhe shenimet shpjeguese (perfshire dhe shenimet e nevojshme te tatimit fitimit te shtyre);
 Ngjarjet pas dates e bilancit;
 Te ardhurat: Paraqitja ne PF dhe shenimet e nevojshme shpjeguese;
 Shpenzimet: Klasifikimi per qellime te PF

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected] ose numrin e kontaktit 0672499070 për t’u njohur me kriteret dhe kushtet e pjesëmarrjes.

Ju mirëpresim!

28/01/2026

“Digjitalizimi në Sprovë: Sfida e Bashkëjetesës me Platformën "SelfCare"
Viti 2026 ka nisur me një sfidë të pazakontë për profesionistët e financës dhe biznesin shqiptar. Ajo që nisi si një projekt ambicioz për modernizimin e sistemit fiskal, aktualisht po përballet me pengesa teknike që po vënë në provë durimin dhe efikasitetin e çdo kontabilisti. Ndërprerja e fundit e platformës "SelfCare" gjatë muajit janar nuk është thjesht një incident i izoluar, por një moment reflektimi mbi nevojën emergjente për të përmirësuar qëndrueshmërinë e infrastrukturës sonë digjitale.
Përtej situatës aktuale, shqetësimi i profesionistëve është më i thellë dhe lidhet me performancën e platformës në tërësi. Në përditshmërinë tonë, "SelfCare" shfaq shpesh dobësi që përkthehen në kosto administrative të kota. Proceset e shkarkimit të faturave në volume të mëdha janë shpesh të ngadalta ose dështojnë plotësisht, duke i detyruar kontabilistët të rifillojnë procedurat nga fillimi. Situatat kur platforma mbetet e paarritshme ose "ngrin" gjatë proceseve kritike krijojnë vonesa zinxhir që dëmtojnë produktivitetin. Është e qartë se platforma ka nevojë për një investim serioz në optimizim, për t’u shndërruar në një mjet që lehtëson punën dhe jo në një burim stresi teknik.
Gjithçka vështirësohet kur kjo performancë e ulët ndodh në periudha kritike, siç janë përgatitja e librave mujore apo siç është dhe mbyllja e vitit financiar 2025. Rakordimi i sh*tjeve midis zgjidhjeve softuerike dhe serverit tatimor kthehet në një sfidë, ndërsa procesi i blerjeve po shndërrohet në një kurth kohor. Pamundësia për të pranuar ose refuzuar faturat brenda datës 11 të muajit pasardhës rrit dhe rrezikon pranimin automatik të faturave të pasakta, duke i ngarkuar bizneset me detyrime të paqena.
Një tjetër pikë delikate është ajo e importeve. Megjithëse mosfiskalizimi i importit nuk e ndalon dot subjektin të shesë produktin fizikisht, ai krijon një kaos dokumentar me pasoja financiare. Mosfiskalizimi bën që importi të mos reflektohet në librin e blerjes, duke kufizuar kështu të drejtën e subjektit për të zbritur TVSH-në e paguar në import brenda periudhës perkatese. Kjo sjell mospërputhje serioze midis TVSH-së së raportuar në doganë dhe asaj që njihet në sistemin tatimor, duke krijuar një ngarkesë të pamerituar fiskale për subjektin dhe vështirësi në rakordimin e llogarive.
Në këtë klimë, problematika bëhet edhe më teknike gjatë procesit të faturimit të përditshëm. Zgjidhjet softuerike po lëshojnë fatura pa kodin unik NIVF për shkak të mospërgjigjes së serverit qendror. Ndonëse ligji ofron një dritare prej 48 orësh për ri-fiskalizimin në raste të mungesës së lidhjes, ky afat humbet kuptimin kur platforma qendrore mbetet e paarritshme përtej këtij kufiri. Kjo ekspozon bizneset ndaj penaliteteve, ndonëse ato po veprojnë në mirëbesim dhe brenda mundësive të tyre teknike.
Bllokimi nuk kursen as identitetin fiskal të bizneseve të reja, që nuk gjenerojnë dot Kodet e Aktivitetit, apo personat fizikë të vetëpunësuar (pa punëmarrës), të cilët varen tërësisht nga funksionimi i portalit. Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka kërkuar zyrtarisht transparencë dhe një datë të saktë për rikthimin e shërbimit operativ. Digjitalizimi është rruga e duhur, por ai duhet të shoqërohet me një platformë solide, transparente dhe mbi të gjitha, funksionale në çdo kohë, për të garantuar që biznesi dhe profesionistët të fokusohen te rritja ekonomike dhe jo te zgjidhja e dështimeve teknike.

Address

Boulevard Bajram Curri, Pallati Mbrapa Shkollës Së Baletit , Kati I Dytë
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:30
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 14:00 - 20:30
Thursday 14:00 - 20:30
Friday 14:00 - 20:30
Saturday 14:00 - 18:00

Telephone

+35542227555

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë:

Shortcuts

Share