Forumi Rinor Mysliman Shqiptar

Forumi Rinor Mysliman Shqiptar FRMSH është një organizim i KMSH-së për të rinjt të cilët e ndjejnë veten pjesë të këtij forumi.

Në këtë sezon provimesh, zgjidh një ambient që të ndihmon të perqendrohesh.FRMSH të pret me hapësira studimi dhe një atm...
09/06/2026

Në këtë sezon provimesh, zgjidh një ambient që të ndihmon të perqendrohesh.
FRMSH të pret me hapësira studimi dhe një atmosferë të përshtatshme për të rinjtë.
E hënë - e premte | 09:00-16:00
Location: Qendra Rinore - FRMSH (Stacioni i
Trenit - Kati 2)
Ju mirëpresim!

🌞 Shkolla verore po vjen! 🥰Bashkohuni me ne në shkollën e verës për klasat 8-10(djem).   Me shumë mësime dhe aktivitete ...
06/06/2026

🌞 Shkolla verore po vjen! 🥰

Bashkohuni me ne në shkollën e verës për klasat 8-10(djem).

Me shumë mësime dhe aktivitete të ndryshme takohemi nga data 15 deri më 20 Qershor, në Medresenë e Tiranës.

Mos e humbisni mundësinë për të mësuar dhe argëtuar me shokët tuaj!

Vendet janë të limituara, regjistrohuni tani duke na dërguar një mesazh në inbox ose në numrin +355 69 209 2678

muslim

03/06/2026

Qendra Rinore FRMSH
( Kati 2, Blv Zogu 1)
41.33558, 19.81616

Vizitë në Majën e Korabit🏔Klubi i Alpinizmit pranë FRMSH zhvilloi një ngjitje në Majën e Korabit, pikën më të lartë në S...
01/06/2026

Vizitë në Majën e Korabit🏔

Klubi i Alpinizmit pranë FRMSH zhvilloi një ngjitje në Majën e Korabit, pikën më të lartë në Shqipëri. Kjo veprimtari u realizua në frymën e bashkëpunimit, aventurës dhe promovimit të sporteve malore.
Korabi na kujton bukurinë e natyrës sonë dhe rëndësinë e ruajtjes së saj për brezat e ardhshëm.

29/05/2026

Qëndrim publik mbi udhëzimin për terapinë hormonale te të miturit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë në tërësi, dhe në veçanti pjesën, ku ndër të tjera thuhet: “Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.”

Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret.

Udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. Për këtë arsye, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla.

Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë ende në formim.

Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, orientim, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm.

Shoqëria jonë nuk duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi dhe tension social në raport me natyrën njerëzore, familjen dhe edukimin e brezave të rinj.

KMSH i bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe gjithë aktorëve shoqërorë që çështje të tilla të mos trajtohen me nxitim apo nën ndikimin e trendeve ideologjike të përkohëshme, por me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare.

Ne qëndrojmë pranë shqetësimit të shumë prindërve dhe besimtarëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e vlerave familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e ndjeshmërisë morale e kulturore të shoqërisë sonë.

Le të jetë kjo ditë feste dhe gëzimi, një mundësi për të përmirësuar veten dhe relatën tonë me shoqërinë!Gëzuar Kurban B...
27/05/2026

Le të jetë kjo ditë feste dhe gëzimi, një mundësi për të përmirësuar veten dhe relatën tonë me shoqërinë!

Gëzuar Kurban Bajramin!

18/05/2026

Nata e finales kishte tjetër emocion. ⚽🔥
FRMSH League 2026🏆

Organizohet konkursi i pikturës me rastin e Ditës Botërore të FamiljesForumi Rinor Mysliman i Shqipërisë (FRMSH), në bas...
15/05/2026

Organizohet konkursi i pikturës me rastin e Ditës Botërore të Familjes

Forumi Rinor Mysliman i Shqipërisë (FRMSH), në bashkëpunim me Medresenë e Tiranës, organizoi konkursin e pikturës me rastin e Ditës Botërore të Familjes, një aktivitet i veçantë që synoi të promovojë vlerat familjare përmes artit dhe krijimtarisë së të rinjve.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Tauland Bica, i cili vlerësoi angazhimin dhe mesazhet domethënëse të përcjella nga nxënësit përmes punimeve të tyre artistike.

Gjatë konkursit, një juri e përbërë nga mësues të Medresesë së Tiranës u njoh nga afër me idetë, kreativitetin dhe pikturat e realizuara nga nxënësit, të cilët kishin pasqyruar në mënyrë mjaft frymëzuese rëndësinë e familjes, dashurisë, respektit dhe harmonisë në shoqëri.

Në përfundim të aktivitetit u shpallën edhe fituesit e konkursit, ndërsa pjesëmarrësit u vlerësuan për talentin dhe përkushtimin e treguar.

Ky aktivitet shërbeu si një moment edukues dhe motivues për të rinjtë, duke nxitur shprehjen artistike dhe forcimin e vlerave familjare në komunitet.

🚴‍♂️ Pedalojmë për Familjen ❤️Më 15 Maj bashkohemi për një kauzë të bukur: të promovojmë vlerat e familjes, bashkimin dh...
12/05/2026

🚴‍♂️ Pedalojmë për Familjen ❤️

Më 15 Maj bashkohemi për një kauzë të bukur: të promovojmë vlerat e familjes, bashkimin dhe një shoqëri më të shëndetshme.
Një pedal, një mesazh, një qëllim: familja në fokus.

📍 Pika e takimit: Qendra Rinore FRMSH
Bulevardi Zogu I, kati 2
Përballë Bar Kafe New York

🎽 Te Qendra Rinore do të bëhet shpërndarja e bluzave dhe kapeleve për pjesëmarrësit, dhe më pas nisemi së bashku me biçikleta.

👥 Aktiviteti është i hapur për djem dhe vajza që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.

🗺️ Itinerari: Qendra Rinore FRMSH → Bulevardi i Ri → Sheshi Skënderbej → Liqeni i Tiranës

📅 Data: 15 Maj
⏰ Ora 18:00
📲 Skano QR për më shumë info / regjistrim
🔗 Ose kliko linkun: https://frmsh.al/news

Eja edhe ti, merr pjesë dhe bëhu pjesë e kësaj atmosfere pozitive në zemër të Tiranës.
Bashkë për një shoqëri ku është FAMILJA NË FOKUS ❤️

Address

Bulevardi Zogu I Parë
Tirana
1057

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30
Saturday 08:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Rinor Mysliman Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forumi Rinor Mysliman Shqiptar:

Share